Kuvendi nuk njofton opozitën për seancën solemne për pavarësinë e Kosovës

Redaksia Online February 15, 2013 16:49

Kuvendi nuk njofton opozitën për seancën solemne për pavarësinë e Kosovës

Partia Socialiste nuk u lajmërua për seancën e sotme solemne që Kuvendi mbajti për nder të përvjetorit të pestë të pavarësisë së Kosovës. Në një deklaratë për mediat, kreu i PS-së, Rama, e cilësoi këtë si përdorim të këtij rasti për të sulmuar opozitën.

“5 vjetori kërkonte jo një seancë të improvizuar, për kryeministrin dhe kryetaren, një seancë jubilare të mirëfilltë me organizim dhe të ftuar special, dhe sigurisht me përgatitjet e duhura. Por kjo nuk ndodhi sepse Kosova, Shqiptaria apo vetë kombi i ndarë në 5 shtete, siç kuturiset ta përshkruaj kryeministri në ikje, për këta që qeverisin sot Shqipërinë, janë vetëm material elektoral”, tha Rama.

Kryesocialisti tha më tej se ata që sot janë në qeveri, vite më parë furnizuan me naftë Millosheviçin, në një kohë kur të gjithë e kishin shpallur armik, sulmuan dhe persekutuan liderët e UÇK-së, të cilët në Tiranë kishin gjetur bazën për betejën e tyre historike. “Ata sot provokojnë miqtë dhe partnerët, SHBA dhe BE me një retorikë perverse, që kërcënon të hedhë në erë të gjithë arritjet e shqiptarëve, falë edhe këtyre miqve”, tha Rama.

Redaksia Online February 15, 2013 16:49
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim