Kuvendi prezanton manualin për pjesëmarrjen e publikut në vendimmarrje

December 12, 2014 17:41

Kuvendi prezanton manualin për pjesëmarrjen e publikut në vendimmarrje

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta mori pjesë në takimin konsultativ mbi Projekt/Manualin e Pjesëmarrjes së Publikut në Procesin Vendimmarrës të Kuvendit, i hartuar edhe me mbështetjen e Prezencës së OSBE-së. Meta u shpreh se Kushtetuta e vendos Kuvendin në pozicionin e një ure lidhëse midis qytetarëve dhe procesit ligjbërës.

“Kuvendi është ndërtuar bazuar në parimin e demokracisë përfaqësuese, por pavarësisht përpjekjeve dhe arritjeve të deritanishme, zbatimi i këtij parimi nuk ka qenë gjithmonë në nivelin e duhur dhe për pasojë, publiku nuk ka qenë në mënyrë të ndjeshme i përfshirë në procesin ligjbërës. Besoj se ky bashkëpunim me publikun, sidomos me organizatat e shoqërisë civile, po vjen vazhdimisht në rritje përmes konsultimeve konkrete”, tha Meta.

Kryetari i Kuvendit theksoi se përfshirja e individëve, publikut dhe shoqërisë civile në procesin vendimmarrës, vlen për të përmirësuar debatin parlamentar duke e bërë më efektiv procesin ligjbërës dhe ligjvënës dhe funksionin mbikëqyrës të Kuvendit.

Ndërsa, Kryetari i Prezencës së OSBE-së, ambasadori Florian Raunig, u shpreh gjatë takimit konsultativ për projektmanualin e pjesëmarrjes së publikut në procesin vendimmarrës të Kuvendit, se ky është finalizimi i udhëzuesit që do të ndihmojë qytetarët të arrijnë më lehtë të zgjedhurit e tyre dhe të angazhohen së bashku me ta dhe me organin përfaqësues, Kuvendin.

Sekretarja e Përgjithshme e Kuvendit, Alban Shtylla u shpreh se ideja për hartimin e këtij manuali ka qenë bazuar në atë çfarë kanë rekomanduar dokumentet e rëndësishme të Bashkimit Europian, në raport-progresin e KE-së, duke patur parasysh edhe qëllimin kryesor të vendosur të paktën gjatë kësaj legjislature, hapjen dhe bërjes sa më transparent të veprimtarisë së Kuvendit.

December 12, 2014 17:41
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim