Kuvendi ratifikon Protokollin “Për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe lirive themelore”

May 8, 2015 01:00

Kuvendi ratifikon Protokollin “Për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe lirive themelore”

Parlamenti shqiptar ka ratifikuar ditën e djeshme Protokollin e 16-të të Konventës Europiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore, i propozuar në kuadër të zhvillimit të përgjithshëm dhe të përmirësimit të mëtejshëm të legjislacionit në lidhje me Mbrojtjen e të Drejtave e Njeriut.

Gjatë fjalës së tij, Ministri i Drejtësisë, Nasip Naço ka theksuar se ky protokoll shërben për mbështetjen nga ana e autoriteteve shqiptare të Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut si dhe lehtësimin e mundësisë së qytetarëve në ushtrimin e të drejtave dhe interesave të tyre në mënyrë sa më efikase.

Me anë të këtij Protokolli, Shtetet anëtare të Këshillit të Europës dhe Palët e tjera të Larta Kontraktuese të Konventës për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore, të nënshkruar në Romë më 4 nëntor 1950, kanë synuar zgjerimin e kompetencës së Gjykatës për dhënien e opinioneve rekomanduese, gjë që do të përmirësojë më tej ndërveprimin midis Gjykatës dhe autoriteteve kombëtare dhe në këtë mënyrë do të forcojë zbatimin e Konventës, në përputhje me parimin e subsidiaritetit.

May 8, 2015 01:00
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

A ËSHTË EDI RAMA I MAJTË?

Shiko rezultatin