Kuvendi rinis punimet, përjashtohet opozita

February 19, 2016 15:45

Kuvendi rinis punimet, përjashtohet opozita

Pak pas orës 15:00, Kuvendi i Kosovës, ose më saktë ajo pjesë e deputetëve që nuk janë përjashtuar prej tij, ka rinisur punimet në seancë plenare.

Në sallë mungon pjesa më e madhe e deputetëve të opozitës, të përjashtuar nga kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli për trazirat e shkaktuara gjatë orëve të paradites.

Deputetët e Vetëvendosjes, AAK-së dhe Nismës hodhën sërish gaz lotsjellës brenda sallës, çka detyroi kryeparlamentarin Veseli që të urdhërojë ndërprerjen e seancës dhe të përjashtojë deputetët e opozitës, përfshirë këtu kreun e Vetëvendosjes, Ramush Haradinaj dhe atë të Vetëvendosjes, Visar Ymeri.

Gjatë paradites ka patur përleshje mes deputetëve opozitarë dhe forcave të sigurisë së Kuvendit, ku ka mbetur e lënduar deputetja Albulena Haxhiu.

Ndërkohë, jashtë godinës së Kuvendit, qindra mbështetës opozitarë u përleshën për me policinë, ndërsa Vetëvendosje u ka bërë thirrje që të mos sprasen, por të grumbullohen sërish në orët e pasdites, atëherë kur rinisën punimet e Kuvendit.

Këtë herë, protestuesve u janë bashkuar edhe udhëheqësit dhe deputetët e përjashtuar opozitarë, që thonë se qeveria ka rënë dhe kërkojnë zgjedhje të reja.

Kuvendi ka në kalendar këtë të premte 22 çështje ku mungon ajo për zgjedhjen e Presidentit të Republikës. E vetmja çështje që u shqyrtua ishte ajo për rezolutën që dënon vendimin e gjykatave serbe për të dënuar disa ish-eprorë të UÇK-së.

February 19, 2016 15:45
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*