Kuvendi rrëzon kërkesën e PD-së për mandatin e Rakip Sulit

March 17, 2016 13:25

Kuvendi rrëzon kërkesën e PD-së për mandatin e Rakip Sulit

Me 36 vota pro, 77 kundër, Kuvendi rrëzon kërkesën e Partisë Demokratike për t’iu drejtuar Gjykatës Kushtetuese për të shqyrtuar ankimimin e opozitës për vlefshmërinë e mandatit të deputetit socialist Rakip Suli.

Ndryshe nga vendimi i një jave më parë, ku u pranua kërkesa e PD-së për mandatin e deputetit tjetër të PS-së Koço Kokëdhima, në seancën e sotme mazhoranca refuzoi kërkesën e demokratëve për çështjen e Sulit. /H.M/ Dita

March 17, 2016 13:25
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*