Kuvendi shkarkon sot Civicin, voton dhe propozimin e Tavos për territorin

December 18, 2014 09:51

Kuvendi shkarkon sot Civicin, voton dhe propozimin e Tavos për territorin

Kuvendi i Shqipërisë shkarkon sot Ardian Civicin nga detyra si anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë.

Në seancën e sotme plenare, Parlamenti pritet të miratojë edhe ndryshimet e propozuara nga deputeti i LSI,Vangjel Tavo, për reformën territoriale, sipas të cilës Jargucati kthehet në Bashki minoritare.

Po sot do të diskutohet edhe votohet për ndryshimet në kodin rrugor. Këto ndryshime parashikojnë ndalimin e regjistrimit të hyrjes së makinave të reja në Shqipëri me timon anglez.

Ndërsa lidhur me gjobat për sinjalistikën, parashikohet ndëshkim me 20-30 mijë lekë të reja për çdo drejtues mjeti që kalon me të kuqe apo shkel urdhrin e policit.
Me interes janë dhe ndryshimet e propozuara në Kodin Penal, ato në ligjin “Për Gjykatën e Lartë”, si dhe ndryshimet në ligjin e nëpunësit civil.

Seanca mbyllet me interpelancën me Ministrin e Bujqësisë, Edmond Panariti, mbi ecurinë dhe treguesit e procesit të subvencionimit të fermerëve.

RENDI I DITËS

  1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare, datë 11.12.2014.
  2. Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9780, datë 16.7.2007 “Për Inspektimin e ndërtimit” të ndryshuar”.( vazhdon shqyrtimi në komisione)
  3. Projektligji “Për përfundimin e procedurave ligjore të kalimit të tokës bujqësore të ish-ndërmarrjeve bujqësore në pronësi të përfituesve”.
  4. Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9948, datë 7.7.2008 “Për shqyrtimin e vlefshmërisë ligjore të krijimit të titujve të pronësisë mbi tokën bujqësore” të ndryshuar”.
  5. Projektligji “Për disiplinën në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë”.
  6. Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Shtabit Suprem të Fuqive Aleate në Evropë (SHAPE) e Shtabit të Komandës Supreme Aleate për transformimin në plotësim të protokollit të Parisit”.
  7. Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.8378,datë 22.7.1998 “Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë”të ndryshuar
  8. Projektligji “Për disa ndryshime në ligjin nr. 7895, datë 27.1.1995 “Kodi penal i Republikës së Shqipërisë” të ndryshuar”.
  9. Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8588, datë 15.03.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës së Lartë” të ndryshuar””.
  10. Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”.
    Pyetje
  11. Projektligji “Për një ndryshim në ligjin nr. 8269, datë 23.12.1997 “Për Bankën e Shqipërisë” të ndryshuar””.
  12. Projektligji “Për një ndryshim në ligjin nr. 115/2014 “Për ndarjen administrativo – territoriale të njësive të qeverisjen vendore në Republikën e Shqipërisë”.

13.Projektvendim “Për lirimin e z. Adrian Civici si anëtar i Këshillit Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë

  1. Projektvendim“Për miratimin e strukturës,organikës dhe kategorizimit të pozicioneve të punës të zyrës së Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale”

15.Projektvendim “Për shqyrtimin dhe miratimin me procedurë të përshpejtuar të projektligjit “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.9643,datë 20.11.2006, “Për prokurimin publik”të ndryshuar

16.Interpelancë me Ministrin e Bujqësisë,Zhvillimit dhe Administrimit të Ujërave,për ecurinë dhe treguesit e procesit të subvencionimit të fermerëve, problematika dhe ecuria e treguesve të eksporteve bujqësore.

17.Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës.
Koha e diskutimeve deri në 60 minuta.

 

December 18, 2014 09:51
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim