Kuvendi shtyn të gjitha vendimet, fokusi te “anti-shpifja”
Nga Arkiva
Kuvendi nuk është mbledhur sot në seancë plenare por në komisionet e përhershme po diskutohet intensivisht për projektligjin kundër shpifjeve që prek legjislacionin e medias dhe atë të mediave elektronike.
Ndryshe nga vitet e kaluara kur seancat plenare mbaheshin rregullisht të hënën dhe të enjten, në sesionet e fundit Kuvendi mblidhet vetëm të enjten madje disa herë seancat janë zhvilluar një herë në dy javë.
Dy komisionet e përhershme, ai për Integrimin Evropian dhe për edukimin dhe mjetet e informimit kanë në axhendë seanca dëgjimore me palët e interesit ndërsa ditën e mërkurë përfaqësuesit e shoqatave të medias kanë kundërshtuar ashpër ndryshimet ligjore.
Në të njëjtën linjë ka qenë edhe OSBE, që për ironi të fatit vitin e ardhshëm do të drejtohet nga nismëtari i ndryshimeve ligjore kundër shpifjeve, kryeministri Rama.
Në relacionin e ndryshimeve ligjore shkruhet se hartimi i këtij projektligji është diktuar nga nevoja për të reflektuar ndryshimet e propozuara në ligjin nr.97/2013, “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, në lidhje me rregullimin e shërbimeve të publikimeve elektronike, për shkak të rritjes së impaktit të tyre në aspektin social, kulturor, ekonomik dhe politik të shoqërisë shqiptare, një fenomen që haset gjerësisht edhe në vendet e tjera.
Mediat elektronike (on-line) janë një trend në rritje dhe po zëvendësojnë mediat tradicionale.
j.l./ dita
Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.
Komento