Mazhoranca mbledh sot kuvendin
Nga Arkiva
- O kapiten, Giuseppi! Portreti i njё kryeministri nё ikje… (Ngrihu e bjeru mediave si kolegёt e tu nёpёr botё! Ata po, qё e kanё gjetur burimin e sё keqes) 15
- Rruga drejt lirisë kalonte nga Fushë Kruja, gjyqtarja dhe avokati po planifikonin edhe lirimin e ‘Ferhatit të Rrugës së Kavajës’ dhe ‘Zanit të Vlorës’ 6
- Kryemadhi: Nuk ka pushim për LSI-në, në 13 tetor do zhbëjmë të keqen 5
Konferenca e Kryetarëve të grupeve parlamentare në legjislativin shqiptar ka vendosur në mbledhjen e sotme që në orën 17:00 të zhvillojë një seancë plenare, me gjasë për të zëvendësuar atë të javës së kaluar, që u anulua për shkak të protestës së paralajmëruar të opozitës.
Në rendin e ditës së Konferencës së Kryetarëve ishte miratimi i kalendarit tre javor te punimeve te Kuvendit si edhe programi i punës se parlamentit.
Në këtë seancë pritet të votohet për miratimin e strukturave organizative të KLGJ-së dhe KLP-së, që ishin njoftuar për të enjten.
Seanca plenare do të jetë vetëm me deputetët e mazhorancës, pasi opozita e bashkuar, PD, LSI dhe aleatët e djathtë, kanë vendosur të djegin mandatet.
Opozita ka nisur një valë protestash me qëllimin për të shkuar drejt zgjedhjeve të parakohshme përmes krijimit të një qeverie tranzitore.
Deri më tani kundër vendimit të grupit, ka dalë deputeti i PD-së, Mylsim Murrizi dhe Lefter Koka i Lëvizjes Socialiste për Integrim, ndërsa ende është pezull vendimi i deputetes Rudina Hajdari.
o.j/dita
Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.
Komento