Kuvendi vendos kundër kërkesës së Prokurorisë, Tahiri nuk arrestohet

October 25, 2017 11:48

Kuvendi vendos kundër kërkesës së Prokurorisë, Tahiri nuk arrestohet

Kuvendi ka votuar të mërkurën kundër kërkesës së Prokurorisë së Krimeve të Rënda për dhënien e autorizimit për arrestimin e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Raporti i mazhorancës, që autorizon vetëm hetimin dhe kontrollin e banesës, por jo arrestimin e Tahirit, pasi sipas tyre prokuroria nuk ka prova të mjaftueshme për arrestimin e ish-ministrit të Brendshëm, u votua me 75 vota pro dhe 50 vota kundër.

Ndërsa raporti i opozitës, i cili kërkonte heqjen e imunitetit dhe arrestimin e ish-ministrit të Brendshëm, pasi sipas saj ekzistojnë fakte të besueshme për përfshirjen e Saimir Tahirit në trafik droge, si dhe veprën penale korrupsion i zyrtarëve të lartë, u votua me 60 vota pro dhe 75 vota kundër.

Prokuroria për Krimet e Rënda ka ngritur dyshime se deputeti Saimir Tahiri ka konsumuar elementë të veprave penale të “trafikut të narkotikëve”, në bashkëpunim, kryer në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal dhe korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë.

Javën e kaluar, Prokuroria për Krimet e Rënda iu drejtua Këshillit të Mandateve dhe Imuniteteve me kërkesën për heqjen e imunitetit të Tahirit, me qëllim arrestimin e tij, kontrollin personal dhe të banesës. Prokuroria thotë se ka prova që e implikojnë ish – ministrin me grupin e vëllezërve Habilaj. Këta të fundit, në dosjen e përgjimeve të autoriteteve italiane e përmendin në bisedat e tyre emrin e Tahirit.

Këshilli i Mandateve dhe Imuniteteve nuk arriti konsensusin dhe vendosi t’i drejtohet parlamentit me dy raporte, atë të opozitës, e cila mbështeste plotësisht kërkesën e prokurorisë dhe atë të mazhorancës, e cila kundërshtonte arrestimin për mungesë provash, por mbështeste hetimin dhe kontrollet ndaj Tahirit.

October 25, 2017 11:48
Komento

6 Komente

  1. Social Rilindasi October 25, 12:33

    Kujtoi Tahiri se e shpeton ky votim qesharak ne Parlament per te mos i vene hekurat? Kot e ka, si struci qe fut koken ne rere dhe harron se bythen e ka te zbuluar. Shpejt do ta shofim Tahirin si do degjenerohet nga bytha qe ka te zbuluar ne Itali. Nuk do kete Ruc ta shpetoje ne Parlamentin e leshit qe per here te pare u be aq karagjoz sa te bllokoje me vota ate qe kurre me pare nuk e kishte bere, heqjen e palo-Imunitetit per nje deputet kur kete e kerkon Prokuroria. Kjo tregon se Saimir Tahiri mbahet ne Parlament qe te mos zberthehet ne Prokurori.

    Reply to this comment
  2. Plaku Xhuxhumaku October 25, 14:32

    Egzakt. Ja ketij i them vetting unë, vetting qe te ha munë.

    Reply to this comment
  3. intelektuali October 25, 15:52

    PARLAMENTI I FRROKUT DHE VELLEZERVE TE TIJ NGA VLORA

    Ne SHBA qe nga 1970 eshte ne fuqi ligji RICO – “The Racketeer Influenced and Corrupt Organizations” me ane te cilit kur nje person i le veturen e tij ne dispozicion mafies se droges, ky person dhe familja e tij penalizohet dhe denohet automatikisht nga Drejtesia me denimin me te rende sikur te ishte Kapobande e kesaj mafie. E gjitha pasuria e luajtshme dhe e pronat e personit qe ka dhene veturen ne dispozicion te trafikut te droges konfiskohen pa hezitim dhe pa gjyq ne dobi te shtetit. Pas vitit 1972 ligji RICO u implementua ne Drejtesine e shume vendeve te Botes qe kishin probleme me drogen.

    A E NJEH PARLAMENTI SHQYPTAR LIGJIN RICO?

    sepse:

    Duket ashiqare qe Mafia Komuniste e Edi Rames me pushtet as nuk e ka haberin per kete ligj themeltar te ndeshkimit te droges dhe narkotrafikanteve ne Bote,

    ndryshe:

    Saimir Tahiri dhe familja e tij vetem nga vetura AUDI qe u la ne dispozicion Habilajve te krimit tani do te ishin shpallur bashkepuntore ne krim dhe do te ngrohnin ne qelite e burgut duke vuajtur denimin me te rende dhe te gjitha pronat do te ishin konfiskuar ne dobi te shtetit.

    SHIKONI CFARE PARLAMENTI KARAGJOZ ESHTE KY.

    Kush vend ne Bote mund te respketoje sado pak nje shtet si ky i Edvinit?

    Reply to this comment
  4. Merqez Katunari October 26, 00:44

    Partia mbi te gjitha, gjykata le te denoje ca roje hashashi se tahirat, ilirat dhe salirat i mbron byroja politike.
    Vetting leshi, demagogjia e radhes.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim