Kuvendi vendos në kalendar dy projektligjet ‘Rama’ për median

October 8, 2019 20:27

Kuvendi vendos në kalendar dy projektligjet ‘Rama’ për median

Nga Aleksandra Bogdani

Kryeministri Edi Rama avancon planet për miratimin e shpejtë të “paketës antishpifje”, pavarësisht kritikave në rritje dhe në injorim të një opinioni të hershëm të Këshillit të Europës, që paralajmëron rreziqe për mediat kritike dhe gazetarët e pavarur në Shqipëri.

 

Qeveria e kryeministrit Edi Rama po avancon planet e saj për ‘disiplinimin’ e mediave në internet, pavarësisht alarmit në rritje dhe thirrjeve të përsëritura për tërheqjen e dy projektligjeve të njohura gjerësisht si “paketa antishpifje”.

Më 19 shtator, Kuvendi i Shqipërisë përfshiu në kalendarin 3-javor të punimeve shqyrtimin e projektligjeve “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë” dhe “Për komunikimet elektronike”, të cilat kritikohen së bashku për vendosjen e medias online nën një regjim kontrolli shtetëror.

Sipas kalendarit, data e pritshme për t’u shqyrtuar në seancë plenare është 17 tetori.

Që prej prezantimit të parë në dhjetor 2018, kryeministri Edi Rama është përballur me një lumë kritikash nga organizatat vendase dhe ato ndërkombëtare, të cilat i konsiderojnë projektligjet si antikushtetuese dhe drakoniane.

Një lustrim i drafteve nën ekspertizën e OSBE-së nuk e ndryshoi qëndrimin e organizatave të lirisë së shprehjes, të cilat po monitorojnë ngushtësisht edhe zhvillimet e fundit të legjislacionit për median në Shqipëri.

“Qendra Europiane për Shtypin dhe Lirinë e Medias, ECPMF, është duke i monitoruar ngushtësisht zhvillimet në lidhje me legjislacionin e medias në Shqipëri,” tha për BIRN Nora Wehofsits, përfaqësuese e ECPMF-së.

“Ne i kërkojmë kryeministrit Edi Rama që të tërheqë menjëherë versionet e fundit të publikuara të amendamenteve të ligjit të medias si dhe të konsultohet me gazetarët e organizatat vendase dhe ndërkombëtare në çdo inisiativë të mëtejshme,” shtoi ajo.

Qendra Europiane për Shtypin dhe Lirinë e Medias, ECPMF, është vetëm një prej organizatave ndërkombëtare që kërkojnë me këmbëngulje tërheqjen e projektligjeve, ndërkohë që thirrjet bien në vesh të shurdhër.

BIRN mësoi se qeveria mbylli veshët dhe injoroi gjithashtu një opinion “fshikullues” të Këshillit të Europës së janarit 2019, pasi ky i fundit i konsideroi draftet e Ramës të pakrahasueshme me asnjë praktikë tjetër europiane dhe në shkelje të standardeve të Këshillit të Europës, ku Shqipëria bën pjesë që prej vitit 1995.

Opinioni ligjor u hartua nga eksperti i kontraktuar nga Këshilli i Europës, Jean-François Furnémont pas publikimit të versionit të parë të projektligjit “Për mediat audiovizive..” dhe u sigurua nga BIRN përmes një kërkese për të drejtë informimi.

Megjithatë, ai godet në thelb atë që e quan “synim real” pas nismës ligjore të qeverisë dhe paralajmëron rreziqe për mediat kritike dhe gazetarët e pavarur në Shqipëri.

“…mënyra në të cilën mendohet të bëhet zgjerimi i parashikuar i fushës së zbatimit të ligjit (madje edhe vetë argumentimi i ligjit pranon haptazi se objektivi i këtij ligji është “disiplinimi” i medias online) është shumë i diskutueshëm dhe, duke gjykuar nga perspektiva e standardeve të Këshillit të Evropës, duhet të rivlerësohet seriozisht,” thuhet në opinionin ligjor.  [kliko këtu për opinion e plotë]

“Këto dispozita ligjore do të krijonin pashmangshmërisht një efekt frikësues tek media dhe duhet të shmangen,” shton më tej opinioni i Këshillit të Europës.

Opinioni i ekspertit të Këshillit të Europës analizon në fillim modelin kroat dhe atë hungarez si raste shumë të rralla në Europë ku vepron njëfarë rregullimi, ndërsa thekson se varianti i propozuar shqiptar nuk mund të krahasohet në asnjë mënyrë me ndonjërin prej tyre.

Ai ironizon edhe detyrimet e variantit fillestar për të qenë “realistë, të paanshëm dhe objektivë” në raportim, duke e konsideruar këtë një masë administrative që shkon në kahun e kundërt të forcimit të pluralizmit dhe që e ekspozon median kritike ndaj sanksioneve si dhe strategjive të identifikimit dhe fajësimit publik [name and shame].

“Ky rrezik është theksuar nga Asambleja Parlamentare kur, në Rezolutën e saj 2179 (2017) për influencën politike tek mediat dhe gazetarët e pavarur, ajo “denoncon të gjitha praktikat që kanë për qëllim nxitjen e mosbesimit të publikut tek media,” thuhet në raport.

“Duke qenë se ndryshimet e propozuara pasqyrojnë dukshëm këto kërcënime të identifikuara në Rezolutën e sipërpërmendur 2179 (2017), inkurajohet me forcë tërheqja e këtyre ndryshimeve të propozuara,” shtohet aty.

Në fund të raportit, eksperti Jean-François Furnémont vlerësonte se ligji në fuqi i AMA-s është në përputhje me praktikën e vendeve të Këshillit të Europës dhe Bashkimit Europian dhe nuk kërkon asnjë modifikim tjetër.

Në një analizë të të gjitha problemeve të identifikuara, ai rekomandonte heqjen dorë të qeverisë nga ndryshimet e propozuara.

 

*****

Aleksandra Bogdani është gazetare e BIRN Albania

October 8, 2019 20:27
Komento

10 Komente

  1. Arben October 8, 20:52

    Rrofte populli shqipetar pederast.

    Vete fakti qe nje idiot guxon deri ketu eshte tregues I qarte

    Se shqipetareve ju pelqen pederastlleku dhe nuk duan te

    shkeputen prej tij.

    Edhe njehere

    Rrofte populli shqipetar pederast

    Reply to this comment
  2. Arben October 8, 21:14

    .

    Reply to this comment
  3. Gzim Kulufi October 8, 21:37

    Rrofte Rilindja! Rrofte Edi Rama! Me te miret e te mirve! (Se mos me akuzoj ndonjeri edhe kesaj radhe per shpifje!)

    Reply to this comment
  4. Njeri me shtate fytyra October 8, 22:36

    Ore po ky na thote perdite duhet bere kjo dhe ajo se e do BE

    Ne kete rast pse nuk e degjon BE-ne ky?

    Reply to this comment
  5. Mos na hiqni te drejten e shpifjes se jemi popull me parime October 8, 22:51

    Po si more doni te vini ligje per shpifjen….
    Po ne shyqyr qe ja arritem ksaj dite se na shtypi enveri dhe nuk na linte te shpifnim…
    Ne na dha te drejte saliu qe te shajme ke te duam,te vrasim ke te duam,te mos zbatojme ligjin,te rrisim mjekren e floket qe saliu i luftonte kur ishte sekretar i ppsh….
    Ne kemi arritur kulmin e demokracise,RRUMPALLEN

    Reply to this comment
    • info analitike October 9, 07:22

      Kumandarit ishte shpifësit më i madh ashtu si gënjente ai paturpësisht nuk kishte rivale. Mjafton të shikosh se si e bëri anapolla historinë duke vënë veten në qendër të çdo gjëje. Ai mund të kishte vënë veten edhe pranë Ismail QemalIt dhe ju do ta besonit. Siç jua ka shpëlarë trutë kumandari ju jeni të pashpresë.

      Reply to this comment
  6. info analitike October 9, 07:22

    Kumandarit ishte shpifësit më i madh ashtu si gënjente ai paturpësisht nuk kishte rivale. Mjafton të shikosh se si e bëri anapolla historinë duke vënë veten në qendër të çdo gjëje. Ai mund të kishte vënë veten edhe pranë Ismail QemalIt dhe ju do ta besonit. Siç jua ka shpëlarë trutë kumandari ju jeni të pashpresë.

    Reply to this comment
  7. Fadil October 9, 09:14

    Ore ky portaleve mire ja ben se jane bere bordello komplet; vetem idiotesira lexon me tituj alarmant a thua se c’ka ndodhur! Pa folur pastaj qe e trasformojne te verteten si llastik brekesh vetem per te vjelur gjoba.

    Problemi qendron qe dhe ky vete nje mut eshte, vetem era i ndryshon por era mut vjen gjithsesi.

    Reply to this comment
    • Arben October 9, 12:51

      Mos I lexo ti vlla

      Reply to this comment
    • mirel October 9, 15:04

      Fadilit i calon gomari nga veshet. Ketu po shkaterrohet gjithcka. Shteti eshte bere leve e krimit, parlamenti leve e kriminelit, ky ka hallin se i gricen veshet maskarait kryeminister.
      Dava plerash, c’ta zgjasim.

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*