Kuvendi do të mblidhet sot në seancë të jashtëzakonshme për të votuar ndryshimet në qeveri.
Socialistët pritet të miratojnë shkarkimin e Arben Ahmetajt si zëvendës kryeministër dhe emërimin e Belinda Ballukut në vend të tij.
Po ashtu, në seancë do të miratohet edhe emërimi i ministres së Shtetit, Majlinda Lluka, e cila do të jetë kryenegociatore e Shqipërisë në procesin e anëtarësimit në BE në vend të Zef Mazit.
Seanca do të mbahet në orën 17:00.