Ky ari fiton lirinë pas 27 vitesh

August 5, 2018 19:02

Ky ari fiton lirinë pas 27 vitesh

Ariu Rik ka pasur për 27 vjet si shtëpi një kafaz me një hapësirë mjaft të vogël, e cila gjendej në një muze kulturor në Hokkaido të Japonisë.

Falë një misioni 18-mujor shpëtimi dhe një udhëtimi epik prej 5,400 kilometrash, ai dhe tre arinj të tjerë të rrezikuar mund të fillojnë më në fund një jetë të re në Britani të Madhe.

“People Sunday” raporton se ariu Rik me vëllezërit e tij 27-vjeçarë Amu e Kai, së bashku me një ari me emrin Hanako, janë vendosur në Yorkshire Wildlife Park (YWP).

Arinjtë kanë mbërritur në Heathrow të premten.

Para shpëtimit të tyre, arinjtë ishin pjesë e një ekspozite ku njerëzit indigjenë i adhuronin dhe i sakrifikonin si pjesë të kulturës së tyre.

s.a/dita

August 5, 2018 19:02
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*