Ky është një fillim i keq për një evropian të përbetuar

Bernd Riegert* November 25, 2014 10:58

Ky është një fillim i keq për një evropian të përbetuar

Jean-Claude Juncker nuk e shfrytëzoi shansin. Në debatin e zhvilluar në Parlamentin Evropian për shkarkimin e Komisionit të tij, ai edhe një herë u detyrua të shpjegojë se pse në kohën kur ka qenë kryeministër i Luksemburgut, para disa vitesh e ka mbështetur atë që tani si president i Komisionit të BE do ta luftojë: përparësitë fiskale për koncernet e mëdha.

Juncker thotë tani se është angazhuar për harmonizimin dhe barazinë e tatimeve. Por kjo tingëllon pak e besueshme, sepse fakt është që lehtësimet tatimore për koncernet e mëdha ka qenë dhe janë një prej modeleve të preferuara në Luksemburg.

Presidenti i Komisionit të BE pohon me të drejtë se Luksemburgu nuk ka qenë i vetmi me këtë politikë. Edhe 21 vende të tjera të BE kanë modele të njëjta. Në veçanti kreativë në lehtësimet për koncernet e mëdha kanë qenë Luksemburgu, Holanda, Belgjika, Irlanda, Britania e Madhe dhe Malta.

Sipas të drejtës nacionale ky nuk ishte ndonjë problem. Por modelet e kursimeve në konkurrencën evropiane tani po hetohen nga vet Komisioni i BE. Këto vende nuk e kanë shkelur të drejtën evropiane për tatime, thjesht sepse diçka e tillë nuk ekziston ne nivel Unioni. Pra, Komisioni i BE nuk është përgjegjës për modelet fiskale në Luksemburg dhe vendet e tjera.

Ndaj kërkesa për dorëheqjen e Komisionit të BE, siç kanë kërkuar populistët e djathtë dhe kritikët e BE, nuk qëndron.

Megjithatë populisët dhe kundërshtarët e Evropës e shfrytëzuan rastin për të krijuar një atmosferë kundër Junckerit dhe Komisionit si dhe kundër Evropës.

Tema e tatimeve gjithmonë është një temë e mirë për kritika të këtilla. Jean-Claude Juncker pati shumë pak argumente për t’iu kundërvënë populistëve në PE. Por ai luajti rolin e të ofenduarit. Pozicionin e tij në kohën sa ishte kryeministër i Luksemburgut nuk e ka shpjeguar fare. Tha që tani do që si president i Komisionit të shikojë përpara.

Kërkesat për shkarkimin e tij nuk kanë kurrfarë shansi, sepse populistët dhe radikalët e djathtë nuk kanë më shumë se 100 vende në PE. Për të shkarkuar Komisionin duhen dy të tretat e votave. Asnjë prej 8 kërkesave për shkarkimin e Komisionit, në 35 vitet e fundit, nuk ka pasur sukses.

Juncker mund të jetë pra i sigurt. Kjo mbase e shpjegon edhe mbrojtjen e tij të pamotivuar dhe retorikën e dobët. Por imazhi i tij si kryetar i Komisionit dhe vet Komisioni janë dëmtuar dheJean-Claude Juncker ka vendosur një rekord: kurrë deri tani një komision nuk është dashur të përballet me kërkesa për shkarkim pas vetëm tre javësh.

Ky është një fillim i keq për një evropian të përbetuar.

*Deutsche Welle

Bernd Riegert* November 25, 2014 10:58
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim