Ky është njeriu më i vjetër në botë

Redaksia Online December 18, 2012 11:59

Ky është njeriu më i vjetër në botë

Një japonez është bërë njeriu më i vjetër në botë, pas ndarjes nga jeta të gruas amerikane që e mbante deri tani këtë titull. Japonezi Jirouemon Kimura, i cili jeton në rajonin e Kiotos, është 115 vjeç. Kimura është certifikuar vitin e kaluar nga Rekordet Gunness si njeriu më i vjetër në botë.

Ndërsa gruaja që mbante rekordin para Kimuras ishte Dina Manfredini. Ajo vdiq në moshën 115 vjeçare në shtetin e Iowa-s në SHBA. Gruaja kishte lindur dy javë para Kimuras, i cili mban aktualisht rekordin e moshës.

 

Redaksia Online December 18, 2012 11:59
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*