Ky është rendi gjakatar ku varfëria vret!

August 27, 2018 12:04

Ky është rendi gjakatar ku varfëria vret!

Ky është rendi gjakatar,

dhe unë kot s’ja fus,

ku vritet lulja e djalit,

për një karikues!

 

S’më bën punë dhe po t’i them,

pse s’të bie zjarri,

kur vritet për pesë kanoçe,

kryefamiljari!

 

Për rendin e sigurisë,

ti kot më gënjen,

këtu-jeta e njeriut,

as qindarkën s’vlen!

 

Kanë ndodhur këtë behar,

krime të hatashme,

s’ka në kohë të komunizmit,

asnjë gjë të ngjashme!.

 

Nëna fëmijët e vet,

desh mbyti në lumë,

nga të tilla llahtari,

s’ke ç’mendon më shumë!

 

Rrëqethesh në çdo qelizë,

krimet kur mendon,

e gjithë shoqëria jonë,

është në depresion!

 

Këto krime kaq mizore,

kë nuk kanë shokuar,

gjithë vlerat njerëzore,

janë shkatërruar!

 

Njerëzit siç duket janë velur,

nga demokracia,

ku është super e sigurtë,

vetëm varfëria!

 

Gjithë shoqëria është,

në një depresion,

se arsimi dhe kultura,

më nuk funksionon!

 

Shumica nga varfëria,

po ikin nga mentë,

politikanët kafshohen,

dhe hahen si qentë!

 

Politika qelbësirë,

me një popull tallet,

dhe dihet si jo më mirë,

që po na shton hallet!

 

Çfarë të bëjë në shkëmb të skamjes,

i shkreti njeri,

kur s’ka punë-të nxjerri jetën,

kur s’ka siguri!.

 

Diktatura asnjëherë,

s’ka ngjitur tek mua,

po këtë lloj kasaphane,

çfarë dreqin ta dua?!

 

Dhe pse të shumtit kanë ikur,

larg-o nga kjo tokë,

dhe ata pak që kanë ngelur,

janë fare trokë!.

 

Dhe pse këtu nuk na vete,

asnjë gjë për mbarë,

natë e ditë Enver Hoxhën,

mbetëm duke sharë!.

 

Tani historinë e shkruajnë,

si të duan vetë,

po Enveri kishe punë,

siguri dhe shtet!.

 

Ajo ishte koha juaj,

ishte koha ime,

kur s’imagjinoje dot,

jo-të tilla krime!

 

Gjashtëmijë veta qenkan vrarë,

po besoj dhe unë,

të vrarë-në demokraci,

ka dhjetë herë më shumë!

 

Botë e ndyrë e kapitalit,

çdo vlerë e humbet,

ajo shton veç varfërinë,

varfëria vret!

 

Këput  gjithë degët e jetës,

të thata-të njoma,

Zot!-na mbaj mendjen e kokës,

ka më keq akoma!

A.DUKA

August 27, 2018 12:04
Komento

8 Komente

  1. Arben August 27, 12:13

    Pse, demokraci.jemi ne??!!

    Eshte bishti I komunizmit qe duhet keputur,

    Reply to this comment
  2. Shahisti August 27, 12:57

    O bejte, po ti me verte nuk e kupton qe gjithecka ndodh sot eshte pasoje e drejtperdrejte e gjendjes se mjeruar qe la pas dikatura e Enverit dhe ky popull nuk e ngriti dot koken, apo ben sikur nuk e kupton qe te kesh cfare te shkruash qe te blesh ndonje shishe raki e pakete cigaresh per vehte.Ti flet per pune e siguri ne kohen e Enverit, po harron apo ben sikur harron qe erdhi dita kur njerezia shkonte ne pune dhe paguhej 80 lek ne dite se rrinin kot e nuk kishin cfare te benin. Po gjysma e shqiptareve perse iku nga syte kembet pa rene akoma mire diktatura e moren malet per Greqi e anijet per Itali? Nejse nuk po thote kush qe ky sistemi i sotem eshte perfekt, po t;ia veshesh sistemit te sotem krimet makabre me arsyetimin qe ne kohe te Enverit nuk ndodhnin eshte rrene me bisht. Jo per gje po burgjet ishin plot. Tashti takemi juaj thote qe nuk kishte te persekutuar por shumica ishte ordinere, keshtuqe zgjidh e merr, o ishin shumica te burgosur politike, o po te ishin shumica ordinere, kjo do te thote qe kishte edhe atehere krim sa te duash, pune tjeter qe po te shkruante ndonje bejtexhi neper gazeta per krimin e asaj kohe Enveri ia vinte koqet ne bige, jo si sot qe zotrote mund t;i japesh gojes cfare te te vije per mbare dhe nuk pjerdh njeri.

    Reply to this comment
  3. REALISTI August 27, 15:23

    BENO
    SA VRER KE NXJERR PARA VITIT 90
    SA VRER NE PRODHUAR MBAS VITIT 90
    PO TE ISHIN TE GJITHE SI TI (MENDOJE KETE) NE SHQIPERI DO TE ISHTE TALLON JOVETEM KUTIA E SHKREPSES SE AJO ISHTE POR DO ISHTE TALLON EDHE KUNJAT E SHREPSES.
    SHYQYR QE SJANE TE GJITHE SI TI DHE TI JETON MIRE SE NUK JANE SI TI MOSTER QE NXJERR VETEM HELM PER ME TE MIRIN DHE LEVDATA PER ME NEGATIVIN
    ILACE TE SKADUARA TU BEFSHIN LEKET QE MERR PER SHKRIMET E TUA

    Reply to this comment
  4. katarakti August 27, 16:13

    Nuk eshte aq shume çeshtje sistemi sesa mungese kulture dhe shteti. Po te kishte nje shtet autoritar, me ligje dhe rregulla qe respektoheshin nga te gjithe, me nje kujdesje dhe mbrojtje sociale per me te vobegtit, me nje kontroll dhe menazhim te mire te pasurive kombetare, – keto fenomene psiqike te nje shoqerie te demoralizuar ne kulm nuk do ngjanin. Eshte rrjedhoje e drejtperdrejte e 28 vjeteve shkardhatokraci. Edhe Rama e ka marre si shume avashem dhe pergjumesh. Duhet dore e forte per te vene rregull ne Shqiperi. Qe punet te ecin perpara

    Reply to this comment
  5. GRANIT DRENICA August 27, 18:32

    Prej që s’je TI, o ZOT-Enver Hoxha
    shumë “shqiptarë” u bënë MË SHTAZË
    -edhe sesa të gjitha shtazët e egra !

    Ç’prej se po mungon Ti
    o SHQIPO-Enver Hoxha
    po rënkon SHQIPËRIA në grahma për vdekje !

    Enver Hoxhë-SHQIPOJA, prej se po mungon TI
    -Shqipërisë i ka mbetur vetëm
    …edhe emri shqipëri !?!

    Enver hoxha -çohu edhe një herë me SHPATË në dorë
    e shpëtoje ShqipërinëNANË -nga shqipfolësit
    k u n d ë r sh q i p t a r !!!

    Reply to this comment
  6. MH August 27, 20:03

    Si ne kete poezi dhe ne cdo poezi krijuese tenden je i persosun.
    Une due te kritikoj per dy vargjet e nji nga strofat nga fundi nuk jam me Ty sepse ke mohue te verteten qe thua :

    “””të vrarë-në demokraci,

    ka dhjetë herë më shumë!”””

    Gabon ndoshta ia ke lane hatrit te rrimes dhe vargut.Por po te deklaroi qe ka jo dhjetra ma shume por; dhjetra e dhjetra e dhjetra,dhjetra dhjetra ma shume sa,nxjerr jasht perllogaritjeve dhe statistiken ma precize te cfaredo bilancit.Nuk ka statistike qe ia ban permbledhjen.

    Reply to this comment
  7. Onkezmi August 28, 04:41

    MH,te pershendes se je ndosha nga me seriozet ne kete blog.Nuk nxitohesh,por dhe nuk harron te djeshmen me te mira dhe gabimet e saj.Je si nata me diten me bllokun balisto-berishist…

    Reply to this comment
  8. Populli August 28, 11:33

    Bukur shkruan Duka, poeti partise,
    e ka marre malli per kohen e vegjelise,
    do prap komunizem ” qe krime nuk kish ”
    por harron i ngrati, ne muaj nje kile mish,
    po dhe tjera krime plot provoi ky popull,
    burg mbar Shqiperia, nga Vermoshi ne Dropull,
    ushqime me rracion, jo pak po 50 vjet,
    e ku ka me krim o Duka i shkrete?
    ku di gje ti Duke sa vete u vrane?
    shqiptare te mire duke kaluar “matane”?
    sa vrau komunizmi o Duke ne kufi?
    sa familje interrnoi me femije lebeti?
    sa pushkatoi per nje fjale goje Enveri,
    nuk vrau ne lufte as gjerman Hitleri,
    sot ka krime, ka dhe varferi,
    por ne komunizem ish 100 here me zi,
    se te gjithe ne varferi i zhyti njesoj,
    liste per miell, per nje shishe voj,
    per nje pako kafe, per nje cope djath,
    per nje shishe qumesht, ne ora 3 ne radh,
    po keto o Duke a te kujtohen valle?
    apo prap per rradha te ka mbetur mall?
    sot ka probleme, ka dhe varferi sot
    por si komunizmi me zi nuk gjen dot.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*