Ky është shqiptari më i kërkuar nga Europoli

April 7, 2016 16:50

Ky është shqiptari më i kërkuar nga Europoli

Ky është shqiptari më i kërkuar nga Europoli, për kapjen e të cilit jepet një shpërblim prej 10 mijë eurosh.

Kjo agjenci ka në listën e vet 45 persona në kërkim, ku midis tyre është edhe shqiptari Himë Lufaj. Vepra për të cilën akuzohet ai është tentativa për të vrarë me thikë një punonjës policie gjatë një grabitjeje në tentativë të një gruaje.

Me ç’rast, mbeti i plagosur një kalimtar. Historia ka ndodhur në Vjenë të Austrisë më 8 prill të vitit 2009, ku gjatë një tentative arratisjeje, ai qëlloi disa herë me thikë policin, duke e plagosur rëndë.

Lufaj sipas Europolit ishte person në kërkim që prej vitit 2006, pasi ka kryer plaçkitjen e një lokali në kryeqytetin austriak.

Në atë kohë, ai plagosi me thikë edhe një tjetër shtetas. Sipas Europolit, shqiptari akuzohet edhe për një vjedhje tjetër në Wilhelmsburg.

32 vjeçari dyshohet se jeton në Deçan të Kosovës. Ai është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Austria, e cila kërkon ekstradimin e tij në rast arrestimi.

April 7, 2016 16:50
Komento

2 Komente

  1. katarakti April 7, 20:03

    Fytyre e salduar e nje kafshe pa 2 pare tru ne koke.

    Reply to this comment
  2. XXXL April 8, 01:55

    Nuk ngeli malok e koqevar pa u bere trim ne Europen e qyteteruar.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim