Ky është zyrtari i policisë që ndaloi Vuçiçin të shkelte në Drenicë, zbulohet se çfarë i tha

September 10, 2018 09:10

Ky është zyrtari i policisë që ndaloi Vuçiçin të shkelte në Drenicë, zbulohet se çfarë i tha

 

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, dje tentoi të vizitonte fshatin Banjë në Drenicë, por nuk u lejua nga banorët e zonës si dhe Policia e Kosovës.

Ishte zyrtari i Policisë së Gjilanit, Vllaznim Surdulli, i cili i komunikoi presidentit serb se ai dhe eskorta e tij nuk do lejoheshin të vijon rrugën në drejtim të fshatit Banjë në Drenicë.

Përpjekja e Vuçiç dhe përfaqësuesve të tjerë të Beogradit hasën në kundërshtimin e ashpër të Vllaznim Surdullit, i cili i vuri në dijeni se Policia e Kosovës nuk tërhiqet nga vendimi për të mos lejuar të vizitojë Drenicën.

Me dhjetëra qytetarë të Drenicës kishin bllokuar dje rrugën për të penguar Vuçiçin të vizitonte fshatin Banjë, ku jetojnë 3 familje serbe.

Drenica është ndër zonat simbol të qëndresës kundër pushtuesit serb në Kosovë.

a.s/dita

September 10, 2018 09:10
Komento

4 Komente

  1. Mondi September 10, 09:40

    Te lumte o vllaznim ti je pr president jo Thaqi

    Reply to this comment
  2. Dulla September 10, 10:11

    Paska edhe njerez me bole Kosova !

    Reply to this comment
  3. Alban September 10, 13:13

    Ky është burrë.

    Reply to this comment
  4. Adih September 10, 13:30

    Mire ja ka bere ,vrasesve serbe .Dhe pak e ka Vucic.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*