Ky njeri ka qenë mjek?!

January 25, 2016 11:24

Ky njeri ka qenë mjek?!

E nderuar DITA! Emrin e ke të gjinisë femërore, por punën dhe qëndrimin e mban burrëror. Bravo! Para shumë viteve, më kishin thënë se Sal Ram Katrani ka qenë jatro. E aq më keq (për fakirët) na paska qenë për zemër! Nuk e di pse nuk e kam besuar kurrë. S’e konceptoja dot saktë atë lloj pune. Më tepër e merrja si një person që bën gjilpëra. Këto 25 vjet katrahurë që po kalon Shqipëria dhe populli ynë i mjerë, më dhënkan plotësisht, që ky nuk është mjek, por kryekasap kanibal, që u ka marrë jetën mijëra shqiptarëve. Janë të freskëta pamjet rrënqethëse të 21 Janarit 2011, të ritransmetuara këto ditë, kur nga dora gjakatare e këtij katili, u këput jeta e 4 vetëve që bënin “krim” se protestonin me duar në xhepa për gjendjen skëterrë ku e kishte zhytur regjimi fashist i Saliut. Dhe justifikimi i tij ishte: Mbrojtja e rehatisë së by… së tij në kolltukun e ngrohtë. Dhe jo vetëm kaq. Po as mbas 5 vjetëve, kjo këllirë sikur të jetë pjellë në një shpellë, nuk është prekur aspak nga kasaphana që bëri. Por me cinizmin dhe paturpësinë më të madhe deklaron në TV, se n.q.s. e provonin, do ta pësonin më keq, pra duke vrarë edhe 300 apo mijëra vetë. Ndërsa vampiri Berish flet si i çmendur tërë ditën, populli shqiptar rri si guak dhe i bën sehir këtij krimineli të pashpirt. Sehir i bën edhe kurva plak, Europa, nën hyqmin e Daj Samit amerikan. Turp për Amerikën dhe Evropën. Por atyre s’u plasi by… se ditën me diell, para hundës së tyre, derdhej gjak shqiptari. S’ke ç’i bën, ky është fati i popullit fakir, dhe nga ana tjetër “kështu i do mushka drutë”… Me respekt, Kapo.

January 25, 2016 11:24
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*