Ky përdhunim i vazhdueshëm mediatik

February 28, 2014 12:59

Ky përdhunim i vazhdueshëm mediatik

Letër e nënshkruar

Vini Demari

Mbrëmë në një nga emisionet televizive, po shikoja një debat rreth taksave dhe ekonomisë. Prezantuesi A. Dudushi nis fjalinë me “Performanca ekonomike” më pas kjo fjalë mund të jetë përdorur me qindra herë mes të ftuarve. Duke dyshuar në atë qe kam mësuar që në shkollën fillore, nxitova të hap fjalorin e gjuhës shqipe, një botim voluminoz i vitit 1976. Pas disa minutave kërkimesh të kota vura re që aty fjala perfomancë nuk egzistonte gjëkundi. Nuk u dorëzova, shkova në Google dhe kërkova fjalën “performancë” por dhe aty pa sukses. Sygjerimet ishin të tëra në anglisht. Thashë; do provoj fjalorin Anglisht-Shqip, dhe aty gjeta që fjala perfomancë në shqip përkthehet në shumë fjalë shqip në varësi të fjalisë ku dhe përdoret. Për shembull; filani interpretoi këngen e Minës te faktori X, por Alketa Vejsiu së bashku me jurinë e nderuar preferojnë fjalën performuar. Pse? Nuk e di, mund vetëm të hamendësoj, që ndoshta i bën të duken më perëndimor, ndoshta për ti dhënë një akti më shumë rëndësi seç ka në të vërtetë ose ndoshta mendojnë që dukem më të zgjuar, me tipa! Gazetari fare mirë mbrëmë mund të thoshte rendimenti ekonomik apo Mesi nuk performoi bukur me Barcelonën, ai luajti bukur me Barcelonën. Olen Cezari nuk performon ne violinë, ai luan në violinë, dhe në të vërtetë ai luan me të. Sikur të qe vetëm fjala performancë do ishim mirë por përdorimi i kaq shumë fjalëve të huaja nuk tregon gjë tjetër veç mangësive tona në dijet e gjuhës shqipe.

Nëse ky përdhunim i vazhdueshëm mediatik nuk ndalet, shumë shpejt e trishtueshëm shqipja do humbë qartësine dhe identitetin saj të veçantë. Faleminderit DITA

 

 

 

February 28, 2014 12:59
Komento

1 Koment

  1. Pëllumb zaimi March 1, 00:14

    Vrejtje me vënd këto të Vini demari-t? Duhet ligj për gjuhen mediatike,si në francë! Koha nuk pret! Nderime vini !

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*