Ky rrëfim, i vitit 1470, është më i hershmi që ka bërë ndonjë shqiptar, për gjendjen e vendit të tij

July 30, 2016 21:10

Ky rrëfim, i vitit 1470, është më i hershmi që ka bërë ndonjë shqiptar, për gjendjen e vendit të tij

Pjesa më e madhe e Shqipërisë qendrore ishte nën kontrollin e venedikasve, përpara pushtimit otoman të shekullit të pesëmbëdhjetë. Fushatat ushtarake otomane të viteve 1466 dhe 1467 shkatërruan pjesën më të madhe të vendit. Ishte politika e sulltanit që të boshatiste vendin nga banorët vendas, nëse ata bënin rezistencë. Fior Jonima nga Shkodra, pinjoll i familjes së famshme shqiptare Jonima, që zotëronte pjesën më të madhe të tokave mes lumenjve Mat dhe Ishëm, i shkruajti këtë përgjigje autoriteteve venedikase të taksave, të cilat i kërkonin përse vallë vinin kaq pak të ardhura nga Shqipëria. Kronologjia e shkurtër e kataklizmave që Jonima përshkruan në këtë rrëfim, tregon se në atë kohë, Shqipëria ishte një tokë e rrënuar. Eshtë rrëfimi personal më i hershëm që ka dhënë ndonjë shqiptar, në lidhje me gjendjen e vendit të tij.

“Unë, Fjor Jonima, qytetar i Scutarit (Shkodrës) dhe në këto momente ambasador i këtij komuniteti, u pyeta, me urdhër të Lordit të Madhërishëm Administrator i të Ardhurave, se çfarë dija në lidhje me bëmat e turqve në këtë pjesë të Shqipërisë, për vitet 1466 dhe 1467.

Mund të deklaroj se në fundin e prillit 1466, Turku i Madh erdhi në këtë vend personalisht dhë dërgoi përpara kapitenin e tij, i cili siguroi vendin dhe e plaçkiti. Ai grabiti shumë kafshë dhe rrëmbeu shumë njerëz.

Kur u largua, Ballabani arriti të rrethojë Croian (Krujën). Ai gjithashtu grabiti dhe plaçkiti qytetet e Signorias, dhe rrëmbeu shumë njerëz.

Pak kohë më vonë, erdhi Sinan Beu, i cili solli edhe më shumë rrënim e shkatërrim. Ai kishte rrëmbeu kafshë dhe nejrëz dhe i vuri flakën vendit.

Pas kësaj erdhi Vojvodi i Serbisë, i quajtur Amur Beu, i cili shkaktoi shkatërrim të madh. Jo vetëm që grabiti një numër shumë të madh kafshësh, por edhe ai i vuri flakën vendit dhe rrëmbeu shumë njerëz.

Më pas erdhi Progon Dukagjini, i cili gjithashtu grabiti dhe i vuri zjarrin gjithçkaje që la pas.

Turku i Madh u rikthye në këtë vend në vitin 1467 dhe dërgoi Pashanë e Romanias (Rumelisë) me një ushtri të madhe për ta nënshtruar. Ai grabiti, plaçkiti, dhe mori me vete një numër të pafund njerëzish. Kur kish mbaruar me grabitjet dhe plaçkitjet, ai vazhdoi në rajonin e Scutarit, ku u përplas me njerëzit. Më në fund, arriti të hyjë në qytet brenda kështjellës, të cilën e grabiti dhe plaçkiti.

Më pas erdhi një vojvod i quajtur Feriz Beu, i cili gjithashtu grabiti dhe plaçkiti.

Më pas erdhi Nikolla Dukagjini, që grabiti, plaçkiti dhe rrëmbeu shumë njerëz.

Pas kësaj, Vojvodi i Serbisë erdhi për herë të dytë për të vjedhur, plaçkitur dhe rrëmbyer më shumë njerëz.

Më pas erdhi Vojvodi i Dibrës, që grabiti, plaçkiti dhe rrëmbeu shumë njerëz.

Si përfundim, unë mund të them së në periudhën në fjalë, ky vend u kthye në një tokë të shkretë. Kështu ka mbetur deri sot. Kanë ikur jo vetëm vendbanimet, por edhe njerëzit, me përjashtim të atyre pak fshatrave që janë rindërtuar. Kështu që, do të ishte e nevojshme që të burgosurit, të cilët janë dënuar ose ndaluar, të falen dhe të rikthehen në këtë vend për ta ripopulluar atë.

28 Dhjetor 1470

[Nga Arkivi i Shtetit të Venecias, ribotuar në librin e  Oliver Jens Schmitt: “Das venezianische Albanien (1392-1479)”, Mynih 2001]

Në shqip nga bota.al

July 30, 2016 21:10
Komento

20 Komente

  1. ganiu July 31, 11:18

    Sigurisht që nuk bëhet fjalë për vëllezërit tanë turq. Ata nuk kanë qenë pushtues. Sigurisht ky që ì ka shkuar do të jetë ndonjë shpifës bile mund të jetë i paguar mirë nga Fetulla Gyleni.

    Reply to this comment
  2. Scodra July 31, 11:30

    Asnje koment nga turoarabet se ne Shkoder i solli turku pas masakrimit te popullsise vendase e Krishtere?
    Ku jeni o pseudo-nacionalista islamist?
    Ku jeni te na thoni per racen ariane?

    Reply to this comment
  3. G July 31, 12:34

    Ne fakt ky ganiu me lart ka disi te drejte se osmanet pas thyen me zjarr dhe me hekur rezistencen e shqiptareve te vertete me ne keye heroin tone kombetar Gjergj Kastrioti i populluan trojet shqiptare me turq dhe shqiptare te trellur dhe osmanizuar, pasardhes te te cileve jane dhe keta qe shkruajne ne kete menyre dhe sot. Jo rastesisht perjudha me e erret per hostorine tone ngelet perjudha qe pas vdekjes se Gjergjit dhe deri ne kohen e rilindjes dhe rilindesave te ndrirur me ne krye Ismail Qemalin. E erret per nje arsye te thjeshte! Se te trellurit nuk mund te shkruajne histori.

    Reply to this comment
  4. Nardi July 31, 13:58

    e cfare deshmie jep ky. Asnje. Erdhi, shkateroi rrembeu. Kaq.
    Keto i jap edhe une.

    Reply to this comment
    • ABC July 31, 16:24

      Nuk ka rrefyer shume jo. Vetem se si u shkaterrua vendi nga osmanet. Si pershembull ju vodhi kafshet, rrembeu njerezit (per ushtare dhe jo vetem) dhe ju dogji tokat do thuash ti. Por duke patur ne mend se asaj kohe kjo ishte “arteria” kryhesor i te ardhurave te vendit dhe i “biznesit “te kohes. Me sa duket edhe Venedikasit paskan qene shume indiferent. E paskan mare vesh se Shqiperia po digjeshe vetem pasi u ulen ndjeshem te ardhurat taksore. Keshtu qe thua ti Nardi. Po te dinje pak nga istoria e vendit tone mbase kishe nxjere me shume konkluzione.

      Reply to this comment
    • ABC July 31, 16:26

      Nuk ka rrefyer shume jo. Vetem se si u shkaterrua vendi nga osmanet. Si pershembull ju vodhi kafshet, rrembeu njerezit (per ushtare dhe jo vetem) dhe ju dogji tokat do thuash ti. Por duke patur ne mend se kjo ishte “arteria” kryhesor i te ardhurave te vendit dhe i “biznesit “te kohes mbase te jep te kuptosh pak me shume. Me sa duket edhe Venedikasit paskan qene shume indiferent. E paskan mare vesh se Shqiperia po digjeshe vetem pasi u ulen ndjeshem te ardhurat taksore. Keshtu qe thua ti Nardi. Po te dinje pak nga istoria e vendit tone mbase kishe nxjere me shume konkluzione.

      Reply to this comment
  5. arbereshi July 31, 14:42

    Ne cfare dokumenti dhe thenie te kujt e verteton kete fakt qe trojet shqiptare o populluan nga turq te ardhur ne keto troje? More G qe duhet te jete shkurtim i fjales se lavdishme dhe me vlere GOMAR

    Reply to this comment
    • G July 31, 16:20

      Arbelesh. Ke te drejte se ne fjaline e mesiperme kur flas per kolone turq nuk i kam dhene kuptimin e duhur asaj cfare kam dashur te them. Ndikimi i koloneve turq te sjell kryesisht nga Anadolli sebashku me shqiptare te tjere te osmanizur ne fakt ne trojet shqiptare ka qene i paperfillshem por faktin qe ka pasur prurje te tilla te cilat me kalimin e shekujve jane shqiptarizuar nuk mund te mohoet. (Fillo te kuptosh duke lexuar ne fillim Evelia Çelebi per shetitjet dhe shenimet e tij per Shqiperine e shekullit te XVII.)

      Reply to this comment
      • grund October 4, 01:25

        e mirë, na u prish gjiza ne. Zotrote kujton se paraardhësit e tu ka prurë zjarrin këtu ? Të gjithë kemi ardhur një kohë a një tjetër

        Reply to this comment
  6. Lpl. July 31, 15:12

    Kolon eshte edhe Ismail Qemali dhe Ali pasha qe dihen nga te gjithe dhe sa jane te tjere qe nuk dihen figura them .Nuk ka mundesi me u konvertu mbi 90 per qind e banoreve ne Islam kjo tregin se shumica jane te ardhur dhe dhumica tjeter eshte larguar , kemi ngelur vetem ato te maleve qe skemi pasur mundesi me ik dhe me e forta eshte se mislimanet bejne me zhurme sikur jane te vjeter Ilir kurse ne te Krishtereve nuk na mundon preardhja rendesi ka qe jemi te Krishtere dhe kjo na ploteson ankthin a jemi Evropjane apo jo nuk na intereson fort se çfare identiteti kemi pasur nga se sot jemi komod ne kete we jemi dhe ndihemi krenare qe jemi te Krishtere .

    Reply to this comment
  7. Niko Shpiragu July 31, 16:28

    Ky nuk eshte raport, por nje justifikim per te mos paguar taxat. Ne se ka ndodhur keshtu, do te mendoja se kjo zone ka qene me e pasura e globit dhe shume e populluar, ndoshta disa milione banore. Raportuesi nuk thote ne asnje rast se u vendosen ne keto troje kolone turq, d.m. th. behet fjale per vendas. E dyshimte, por megjithate ka vlere se eshte raporti i pare qe ne njohim nga nje shqiptar

    Reply to this comment
    • raimond vlonjati August 1, 06:07

      Bravo Niko Shpiragu ! —

      Vetem ti e kuptove qe ky dokument tregon nje justifikim per mos pagim taksash

      Nuk jane vendos aspak kolone turq aty,
      Sepse po te ishin vendos turq , do flisnin turqisht edhe sot , pasi per 500 vjet nuk lejohej shkolla shqipe, dhe lejohej vetem shkolla turke, serbe, greke dhe cdo lloj tjeter shkolle
      Por shqipja nuk lejohej

      Keshtu qe po te vinin kolonet turq , ata nuk i asimiloje dot, sepse ata kishin shkolat e tyre ne turqisht ne Shqiperi dhe femijet e tyre do mesonin turqisht

      Ndersa shqiptaret nuk kishin shkolla fare dhe megjtihate aty flitet vetem shqip/, Pra kjo tregon se aty ka pas vetem shqiptare

      Pasi mbaronin fushatat turke banoret qe ishin larguar duke u fshehur neper male ktheheshin perseri ne qytet dhe vazhdonin jeten …..

      Pra nuk pasur fare koone te huaj , te gjitha jane genjeshtra bajate ca thuhen per kolone te ardhur

      Reply to this comment
      • G August 1, 15:12

        Rajmond vlonjati po sikur te jete e vertete qe krahina e kurveleshit qe ke ti aty afer nqs je nga Vlora, te jete populluar ne nje pjese te konsiderueshme te saj me turq safi te ardhur nga anadolli do ta besoje kete fakt!? Dhe nqs kjo eshte e vertete atehere pse mos kete ndodhur dhe ne krahina te tjera te Shqiperise ky fenomen, panvaresisht permasave te tij?

        Reply to this comment
  8. Darius July 31, 22:53

    Hahahahahha

    Reply to this comment
  9. Shkoder moj e mjer August 1, 08:50

    Aty nuk thot tregimi vetem per turqit,aty thote,Serbet,Dugagjin,por Turku na mbajte per 470 vjet ,e kjo I shderroi Shqipetaret ,o popull mos u merrni me historin e kerkujt,shifni qfar po I bajn popullit sot,Ku me filly e Ku me mbaru,kukukuuuuuk

    Reply to this comment
  10. demo August 1, 12:17

    Nuk ka gjurme te adn,turke,arabe,persjane,mongole tek shqiptaret.

    Reply to this comment
  11. taku August 2, 09:49

    Bobo sa mashtrues jane kaurret e derrit,ne te gjith boten vetem genjejn e vjedhin historin dhe suksesin e te tjereve,imagjino ne ate kohe, llogarit cfar bejne sot me censurimin e mediave.

    Reply to this comment
  12. 600 vjet me pare... August 2, 10:45

    Raporti flet per periudhen me te veshtire per Arberine vitet 1466-1467 kur forcat dhe shendeti i Skenderbeut kishin shteruar.Autori thote se plackitjet ne trojet shqiptare nen Venedikun ndodhnin nga turq por dhe arber (Dukagjinas).Rrembime njerzish nga turqit sherbenin dhe per te populluar Konstandinopojen e pushtuar ne 1453 qe e shtoi popullsine disafish brenda pak vjetesh, dhe per jenicere. Ishte kohe lufte dhe anarkie e 600 vjetve me pare. Por pasi shteti osman beri paqe me Venedikun gjendja ndryshoi.Sigurisht brenda perandorise otomane ashtu si dhe perandorise romake shekuj me pare ishte e drejta e levizjes dhe zgjedhes se vendbanimit (sikur ndryshon pak ne kohet moderne), dhe vende te tjera te ish perandorise paten levizje dhe ndryshime te popullsise me shume se ne. Nuk mund te gjykohen gjerat ngushte.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*