Ky stoicizëm në (mos)ikje

Sokrat HABILAJ July 16, 2013 10:14

Ky stoicizëm në (mos)ikje

Ky stoicizëm në (mos)ikje, ndoshta mund të ketë lidhje edhe me një anekdotë që qarkulloi pasi ai tha se do (nuk)iki. Sipas kësaj anekdote, kur e thirri R.Alia në vitin 1991, i paska thënë se do shkosh atje ku po krijohet një parti demokratike, një parti e djathtë dhe do të ikësh andej kur ta shikosh se tek ajo parti nuk ka mbetur më, këmbë demokrati, apo këmbë i djathti. Ti do të ikësh i fundit andej. Kjo anekdotë mund të jetë edhe e ekzagjeruar, por për të gjetur pak realizëm tek ajo, shikoni për një çast ngulmimin e tij

 

Arsyet që e shtyjnë ish liderin demokrat të sillet si “plaku Mere”, duke mos u argëtuar me tespihet e moshës, por të vazhdojë ende të luajë me “tespihet” e politikës shqiptare, mund të jenë të shumta dhe komplekse. Edhe tani që ai e ka parë me sy “Vaterlonë”e katastrofës së tij elektorale, edhe tani që “…ngadhënjimi në disfatë qe kthyer…”, po të perifrazonim V.Hugo, stoicizmi i tij për të mos ikur, në pamje të parë, duket vërtet i çuditshëm. Lloj-lloj analistësh, apo edhe opinioni më i gjerë, të mësuar me “mos ikjen” e tij, sa dëgjuan se ai tha, “po iki”, vrapuan ta quajnë këtë si një nga ngjarjen më madhore të këtyre njëzetë viteve, a si “ikje te shekullit”, duke rënë në kurthin e një ikje që me sa duket se nuk do të ndodhë, të paktën tani për tani.

Duke parë nga afër profilin e këtij drejtuesi partiak, arsyet e mos ikjes, mund të jenë nga shumë madhore deri tek shkaqe krejt banale, nga shkaqe “strategjike” deri tek ndonjë inat i zakonshëm province, nga të sinqerta deri tek të errëta, nga shtetërore deri tek pamundësia e thyerjes së ndonjë fjale, apo bese të dhënë diku.

Së pari, kjo (mos)ikje nuk është dukuri e re dhe as ekskluzivet yni. Ne vijmë nga Lindja, andej nga ku zor se ikte nga dikush nga karrigia, pa e marrë Zoti. Paria e shoqërisë shqiptare në pesëdhjetë vitet diktaturë, në grahmat e saj të fundit, ishte kthyer në një grumbull pleqsh të lodhur, si fosile. Ata nuk iknin, jo thjesht se edhe vetë nuk e dëshironin ikjen, por i tillë ishte dhe morali i asaj shoqërie: i mendonim ata si të salduar pas fronit. Ky mentalitet është më i thellë se sa mund të mendohet edhe sot. Po ta shikoni me kujdes këtë lloj mentaliteti, para se të mendojmë nëse ky apo ai pushtetar ia vlen të drejtojë ende, disa nga ne mallëngjehen me faktin se si mund të iki ai që ka kaq shumë kohë në krye të vendit. Ky gjykim tribal që nuk ka asgjë të përbashkët me demokracinë dhe që i shkon për shtat vetëm moralit “të kullës” dhe të parit të saj, duket se është në harmoni të plotë edhe me atë që (nuk)ikën. Të dyja këto palë, duket se i çojnë mesazhe njeri- tjetrit, që përkthehen pak a shumë, “mos ik!” dhe “si të iki!?” Ata dinë t’i lexojnë mirë këto mesazhe.

Së dyti, ish lideri i Partisë Demokratike, e di shumë mirë se tej masës idealiste të PD-së, ai grumbull vartësish të tij të cilëve vazhdon e u bënë mbledhje, presin me padurim që ai të (mos) iki. Ai e di shumë mirë se ndërsa ata betohen për të, ndërsa përgjërohen se ai do të jetë udhëheqësi i tyre sa të kenë frymë, e vetmja gjë që dëshirojnë realisht ata, është që së paku ai, të mos shfaqej më nëpër mbledhje, duke ua lënë të tjerëve administrimin e punëve pas humbjes. Ish liderin e Partisë Demokratike, kjo gjë jo thjesht e trishton, por i jep inat për mos ikje. Po të vini re me kujdes, nëpër mbledhje të forumeve të PD-së, organizuar natyrisht nga ai, mund të vërehen ndoshta shumë gjera, por ajo që nuk konstatohet është ikja. Ai jep udhëzime, flet për një opozitë të fuqishme, që nuk e ka parë kurrë ky vend, a për fitore të madhe në zgjedhjet e ardhshme dhe asgjë për humbjen. E pra, ku është ikja këtu? Më tej akoma, ndërsa në fillim u paraqitë shpirt gjerë, duke thënë, po iki unë, ndërsa me fjalë, i mori mbi vete të gjitha mëkatet, tani ka ca kohë, a mbase që të nesërmen e “ikjes”, që jo më indirekt, por direkt u thotë atyre që mbledhë rreth tavolinës se, nuk duhet të flasin. Më tej akoma, u thotë se të drejtë të flasë ka vetëm ai, sepse ai dha (mos)dorëheqjen, duke përfunduar si pa dashje në një kërcënim, se kush do që të flasë, duhet më parë të iki. Po ikjet e tyre, natyrisht që nuk do të jenë si (mos)ikja e tij dhe ai e di shumë mirë këtë gjë, prandaj ata bëjnë mirë të rrinë urtë, duke ndjekur atë që po bënë ai.

Së treti, (mos)ikja e tij mund të jetë edhe e mbuluar me një tis mjegulle. Askush si ai, nuk ka dominuar në këto njëzë e tre vite, politikën shqiptare. Gjatë kësaj periudhe, do apo nuk do ai, është pjesëmarrës direkt, a indirekt, i gjithçkaje që ka ndodhur në këtë vend. Ato që kanë ndodhur këtu, si vet historia jonë post diktatoriale, kanë qenë herë arritje e herë zhgënjime, herë ligjore e herë antiligjore. Ikja apo mos ikja, veç tjerash, është edhe një moment dëshmimi i raporteve që ka me këtë të kaluar. Ikja apo mos ikja, është edhe qartësim i marrëdhënieve me të kaluarën. Njeriu mund të hezitojë të iki, edhe kur e ndjenë se ai ende ka shumë energji për të punuar, ashtu si dhe mund të hezitojë, kur kjo e kaluar të mban peng. Nëse ky njeri ka ende shumë energji, le të rrijë atje fundja, por ai duhet ta thotë këtë gjë si një qëndrim të qartë dhe të mos bëjë një ikje si mos ikje.

Së katërti, një logjikë e thjeshtë do të pranonte se ikjen e tij, duhet ta shpejtonte edhe fakti se ai nuk i bëri shërbimin e duhur të djathtës shqiptare në tërësi, apo edhe vet Partisë Demokratike në veçanti. Duhet të iki edhe si shenjë pendese dhe autokratike ndaj tyre, pasi nëse do të vazhdojë të rrijë ende atje, ndoshta do vazhdojë t’u bëjë edhe më keq. Kështu duhej, por me sa duket nuk do të ndodhë kjo gjë. Ky stoicizëm në (mos)ikje, ndoshta mund të ketë lidhje edhe me një anekdotë që qarkulloi pasi ai tha se do (nuk)iki. Sipas kësaj anekdote, kur e thirri R.Alia në vitin 1991, i paska thënë se do shkosh atje ku po krijohet një parti demokratike, një parti e djathtë dhe do të ikësh andej kur ta shikosh se tek ajo parti nuk ka mbetur më, këmbë demokrati, apo këmbë i djathti. Ti do të ikësh i fundit andej. Kjo anekdotë mund të jetë edhe e ekzagjeruar, por për të gjetur pak realizëm tek ajo, shikoni për një çast ngulmimin e tij për të mos ikur, nga njëra anë dhe atë që ka ndodhur tek e djathta dhe partia e tij, nga ana tjetër. Nëse ndjekim linjën e anekdotës dhe ngulmimin e tij për të mos ikur, kjo është trishtuese apo jo?

Vërtet pak i ngatërruar morali i anekdotës që tregon se ai nuk do iki, sepse tek ajo parti ka ende të djathtë, pra Berisha nuk e ka mbaruar misionin. Do të rrijë vet, apo me një të zgjedhur prej tij, pak rëndësi ka. Nisur nga kjo, duket sikur tani po zgjidhet zëvendësi, pasi kryetari është. Si po ecin punët, ndoshta duhet besuar se është edhe kryetari edhe zëvendësi dhe thjesht duhet të bëhen një palë “zgjedhje”. Por le të bëhet si ta duan. Dje, sa ishte yni, ai na (s)bënte mirë të gjithëve dhe ne e larguam. Sot është vetëm i “të djathtëve” dhe (s)bënë mirë vetëm për ta. Ata le ta mbajnë.

Sokrat HABILAJ July 16, 2013 10:14
Komento

19 Komente

  1. Fleks July 16, 11:38

    Nisur nga eksperienca e Partise Socialiste dhe e Edit personalisht,qe (nuk)iku,

    Mendoj qe eksperinec e tille te aplikohet ne rastin Berisha.

    Edi dha doreheqjen si nje burre shteti pas humbjes.

    Por pastaj c’ndodhi?

    Ndodhi qe gjeti nje Lakeror dhe rikandidoi perseri,per kryetar tePartise Socialiste.

    Statuti nuk e pengon rikandidimin

    E Edi rikandodoi pas doreheqjes per kRyatr te Partise Socialiste,konkuroi me Lakerorin dhe fitoi.
    U be pas doreheqjes perseri Kryetar i Partise Socialiste.

    Mendoj per barzpeshe e barzkushte,dhe Berisha,ka te drejten e Zotit,te rikandidoi per tu zgjedhur Kryetar i Partise Demokratike.

    Kuptohet qe pas fitore(sepse ai fiton).

    Te behet perseri kur ti vije koha Kryeminister i vendit.

    Keshtu dhe HABILAJ e kupton shume mire se Berisha nuk duhet te sillet sic thote ai si PLAKU MERE,por te sillet si I RIU EDI.

    Besoj Habilaj nuk ka ardhur sot ne mengjes nga Hena,do e kete jetuar ai historine e Lakerorit(byrekut).

    Qe te kuptoi se Berishes i mjaftonte rikandidimi dhe ne vend te byrekut nje petull.

    Reply to this comment
    • P.D. July 16, 17:32

      fleks je totalisht palle nga truri,gomar ke lindur dhe gomar do vdesesh

      Reply to this comment
    • feniks July 17, 12:43

      Fleks,je vetem nje MASHTRUES ORDINER,qe kerkon t’i sherbesh nje KALI TE NGORDHUR SI Sali Berisha!!!
      Edi Rama asnjehere nuk ka dhene DOREHEQJE,ndersa Berisha kurre nuk ka dhene doreheqje te vertete!!!
      Tani ai do kthehet prap te komandoje PD-se si BASJRAKTAR!!!
      PD-ja nuk eshte PARTI POLITIKE,por vetem nje BANDE KRIMINALE E SUNDUAR NGA Berisha!!!
      Ju te tjeret HANI M…. kot se nuk keni gje ne dore!!!

      Reply to this comment
  2. nick July 16, 12:31

    hahhahaaaa,Sokrat,ai qe nuk dijti si hyri ne valle,as nuk di si dilet.Thano i kujtoi te birit se shume kohe po kalojne ne hale,hahahhahaaa,pasi e beri PD-ne si”zyren e permbarimit”te nevojave personale,Sali Berishes nuk i iket nga kjo”zyre”,ca se i duket komode,ca se u mesua ai dhe te sejmenet me kete parfum.Frojdi e kish studjuar kete pune me themel,duke shpikur te famshmin karakter anal,lidhjen e pashmangshme te atyre qe i pushton makthi i parase me nevojat personale.Ju pershendes me ca vargje popullorçe:

    o sali,kjo veper jotja
    eshte si djall i kuq me brire,
    ty ka turp te marre dhe mortja,
    dhe per te s’je burre i mire.

    Keto pune qe ben zotrote
    doemos jane pune te renda,
    ca nga çmenduria jote,
    ca nga djalli qe ke brenda.

    Gjithe lumenjte,perrenjte,kenetat
    mbushe me diga dhe prita,
    bere energji me letra
    por ne prape jemi pa drita.

    Qyfyret qe ke gatitur
    sikur t’ ishin llaç e gur
    rruge te gjate do kishim ngritur
    qe nga Toka ne Merkur.

    Ti per dimer e per vjeshte
    do kujtohesh sa t’jete jeta
    jo nje nastradin i thjeshte
    por doktor per barcaleta.

    Reply to this comment
    • zekthi July 16, 22:21

      nick-ut
      Shume e sakte ! Mbyllja shume e goditur. Ja ka kaluar nastradinit gjerman .

      Ti per dimer e per vjeshte
      do kujtohesh sa t’jete jeta
      jo nje nastradin i thjeshte
      por doktor per barcaleta.

      Do kujtohet edhe si vrasesi badihava,edhe kur shqiptaret rrine me duar ne xhepa ne bulevard.

      Pergezime !

      Reply to this comment
  3. Eli July 16, 12:32

    sa krime rendojne mbi figuren e sali berishes dhe ai perseri nuk larghet dote karrigia etij ,megjithese populli e shprehu me vote indanjaten dhe urrejtjen per kete fare te keqe te trasheguar nga komunizimi.Ai duhet te zhduket njehere emire nga skena politike dhe te shkoje para drejtesis per krimet dhe demet qe i ka sjelle ketij populli keto 23 vjet

    Reply to this comment
  4. mentari July 16, 12:40

    saliu nje kufome politike qe qelb ere te keqe
    vetem gropa e shpeton

    Reply to this comment
  5. Gramoz July 16, 16:20

    fleks ti je i pa ndreqshem po dhe i pa pergjegjshem si mund te krahasosh e te vesh ne ate balancen tende llogjike kur e krahason moshen e tij me moshen e rames ne lidhje me doreheqjen qofsh ti qe je

    Reply to this comment
    • andi July 16, 19:07

      Mos ja merrni per ters fleksit, ai ate detyre ka! Si te mbroje Salen, sepse eshte Budigard i tij. Ashtu sic ka dhe Avokat qe mbron Kriminelat, pra detyra duhet kry e fleksit i ka ra per hise. Vazho o flaks se shpejt do te vije turp per veprimet tuaja sado karaduze te jesh, zhgenjimi i ka kape edhe te tjere para teje e mbas teje munde te mbesi ndonje. Ndjese paste krimineli Sali

      Reply to this comment
  6. tomsojeri July 16, 19:15

    Fleks ! Flesibel shum te shof dhe truri yt ka ngel ke lakrori Sales dhe shpetimin e PD vetem tek ai e shef ! Mir e ke se keshtu sic e brumosi ai PD e sic i ka nxjer te gjith te paaft si puna yte ,vetem ai e con perpara kte gomar te kalbur ! ! Hiq dor nga kjo mendje dhe lene akrepin e sahatit te hec perpara se Sal 70 vjecari ska ci bo me ato men qe ka !Kte “dajak” po e haron avash avash dhe po do prap me i hyp “Rosinantit” dhe me ca ushtar kshtu si puna jote ka per te shem ca mullij ere sa te bjer prap nga kali e mos cohet mo ! Po ene ate Sanco Pancon qe po kurdis me e bo “kalores” zor se fiton kollaj pa te zotin e pa gishtin e tij qe e pruni deri ktu !….

    Reply to this comment
  7. Shqipetar July 17, 00:22

    Sa fare e keqe Jane keta te kuqte !!!!Ju edhe pak do te na shpikni se PD e krijoi Edvini haha .
    Nese dikush e ka quajtur ket gazete letter higjenike ,kjo as per ate pun nuk vlen .Zbavituni me njeri tjetrin komentues te pa pune

    Reply to this comment
  8. otto July 17, 04:11

    Dilema e dictatorit te iki apo mos iki zgjidhet vetem duke u takuar prap me Ramizin ne …..
    Me qellim qe historia e tejzgjatur e qendrimit ne pushtet te nje personi duhet te ndryshohet Kushtetuta Amendament nje person nuk ka te drejte te zgjidhet me teper se dy mandate ne postine kryeministrit apo presidentit kjo dhe e kombinuar 2 ose 1+1. Kjo do te hiqte mundesine e dilemave.

    Reply to this comment
  9. Shkodrani July 17, 07:32

    O Shqiptar po si flexi Ka shum Shqipnia mos ia merreni per te keq se ai do te ket marr ndonje ndihm sociale si I pa afte mendor Dhe prandaj e rrespekton sali manjakun

    Reply to this comment
  10. Fleks July 17, 07:58

    Pra sipas eksperiences se LAKERORIT,ku Edi pasi humbi zgjedhjet,dha doreheqjne nga Kryetar i Partise Socialiste.

    E kandidoi perseri(rikandidoi) e u be perseri Kryetar i Partise Socialiste.

    Prandaj,Berishabazuar ne kete eksperince LAKERORESH,pas doreheqjes duhej te rikandidonte.

    Apo do e mohoni dhe punen e LAKERORIT.

    Prandaj rrini urte,ulni koken dhe perkushtuhuni punes si Berisha qe di te punoi 18 ore ne dite non stop.

    E jo vetem kaq,por nuk meret me LAKEROR.

    Por ju ka nisur 2 silurat Lulzim basha e Sokol Olldashi.

    Pasi vete tani kalon nga mesfushor i shkelqyer i Partise Demokratike.

    Ne nje tajner akoma me te hatashem te saj.

    Besoj nuk ju ka lene kujtesa,e mbani akoma mend LAKERORIN,

    E po e mbajtet mend LAKERORIN,po nuk e patet,gjejeni a blijeni e ngrijani kapelen Sali Berishes:

    Reply to this comment
  11. Azemi July 17, 08:16

    Kemi rene rehat se nuk e shohim Sal rrumpallen ne televizor,akoma me rehat do jemi sikur te mos i permendet dhe emri.Bemat e ketij njeriu malesorja e shkodres mund ti qaje.

    Reply to this comment
  12. P.D. July 17, 16:52

    si ai qe vetquhet shqiptar por sesht i tille dhe fleks palle ……. jane jashqitjet e ndyra qe ka prodhuar sistemi prandaj mos jua vini re,keni mundesine te talleni dhe te kaloni kohen me idjotesite e tyre dhe per pak dit qe u ka ngelur se pastaj do shkojne ne mal te kullosin dhite qe kane lene vetem kur rane ne qytet.

    Reply to this comment
  13. muuuuuuuuu......... July 17, 23:04

    Fleks na rruan bidonat e kosit.pallosh………………………………………….

    Reply to this comment
  14. Fleks July 18, 11:35

    Keshtuqe,sa here qe te shishni lakerorin kujtoni LAKERORIN tuaj.

    Qe ti kuptoni me mire ca gjera.

    Prandaj te rroje partia,se Tani qe takuma Tpny Bler-in,i jep ai drejtim programit te partise.

    Se Ayalen e Papandreu vetem sa vune piketat,Tony i ben fora fare.

    Po dhe sikur vetem nje foto me Tpnyn te bente,ecen programi ecen.

    He te rroje partia te rroje,se kemi takuar Tony e do i regulloje toni programet.

    Pastaj takoni dhe Kancelaren merkel e u be Shqiperia.

    JU vetem i takoni ato,pine nga nje kafe,bena nganje foto e u be kjo pune.

    U realizua programi i partise per Shqiperine.

    Ja ky eshte kapitalizmi,peralla me kukulla humoristike.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim