Kylie Jenner bëhet nënë dhe tregon pse e mbajti të fshehtë shtatzëninë

February 5, 2018 10:36

Kylie Jenner bëhet nënë dhe tregon pse e mbajti të fshehtë shtatzëninë

Kylie Jenner ka lindur një vajzë të vogël, dhe lajmin e ka bërë të ditur vetë 20- vjeçarja përmes një postimi në Instagram, të dielën në mbrëmje.

“Vajza ime e bukur dhe e shëndetshme e vogël mbërriti më 1 shkurt dhe unë thjesht nuk munda të prisja për ta ndarë këtë bekim me ju”, shkruan më e vogla e familjes Kardashian- Jenner.

Së bashku me postimin, ajo ndau edhe një video të çiftit, të realizuar në pushimet e fundit, ku shfaqeshin më se të dashuruar krah njëri-tjetrit.
Në fund të klipit, Kylie jep pamjen e parë të fëmijës pasi tregon një krah dhe një këmbë të vajzës së porsalindur.

Kylie zbuloi gjithashtu se ishte zgjedhja e saj për ta mbajtur të gjithë procesin e shtatzënisë sekret ndërsa falënderoi miqtë dhe familjen e saj për mbajtjen e kësaj fshehtësie.

Në deklaratën e saj të Instagramit, Kylie ka shkruar se ka qenë zgjedhja e saj që ta mbajë të fshehur një gjë të tillë, ndërsa reflektoi në përvojën e saj duke e mbajtur fëmijën teksa shkruante:

“Shtatzënia ka qenë përvoja më e bukur, fuqizuese dhe ndryshuese e jetës që kam pasur gjatë gjithë jetës time dhe aktualisht është duke më munguar.”

l.h/ dita

February 5, 2018 10:36
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*