“La Gazzeta”, zbulon cili është trajneri i preferuar i italianëve pas eliminimit

November 14, 2017 18:38

“La Gazzeta”, zbulon cili është trajneri i preferuar i italianëve pas eliminimit

Karlo Ançeloti, Antonio Konte, Masimiliano Alegri dhe Roberto Mançini janë 4 kandidatët e mundshëm për të zëvendësuar Xhan Piero Venturën në stolin e kombëtares italiane, pas eliminimit për në Botërorin e 2018-ës, edhe pse shkarkimi i këtij të fundit nuk është bërë ende zyrtar.

“La Gazzeta” hapi ditën e djeshme një sondazh ku tifozët u pyetën se kë dëshironin në pankinën e kombëtares italiane pas Venturës.

Anceloti

Plot 85 mijë vota kanë shkuar për Karlo Ançelotin. Ish-trajneri i Bajernit, Realit, Milanit dhe Juventusit është më i pëlqyeri nga tifozët italian. Në vend të dytë pas Ançelotit qëndron Antonio Konte, tekniku aktuali i Çelsit, për të cilin kanë shkuar 21.8% të votave. Mançini është më pak i pëlqyer me 5.3 %, ndërsa për Alegrin e Juventusit kanë votuar 5.4 përqind.

Votimi

November 14, 2017 18:38
Komento

1 Koment

  1. Che Guevara November 14, 23:39

    Ne ketre humnere qe ka rene kombetarja e Italise ku duhen zevendesuar mbi 60-70 % e lojtareve,kete detyre me mire se De Biassi nuk e ben asnjeri!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*