La Gazzetta: Ajeti, një aferë

January 7, 2016 17:11

La Gazzetta: Ajeti, një aferë

Gazzeta Dello Sport promovon Arlind Ajetin pas ndeshjes së parë të  mbrojtësit shqiptar në Serinë A, ku 22 vjecari ishte menjëherë protagonist, takim pas të cilit e përditëshmja më e rëndësishme sportive në Itali evidenton vlerat e tij duke e këshilluar si një blerje të mirë në fantacalcio.

Fantacalcio, apo kampionati Magjik i Gazzetta-s është një lojë ku të gjithë mund të bëjnë trajnerin duke krijuar ekipin e tyre virtual me blerjen e futbollistëve të ndryshëm duke u vlerësuar më pas në bazë të kontributit të tyre me minutat e aktivizimit. Në këtë kontekst Gazzeta evidenton se me Ajetin në fushë, Frosinone jo vetëm që përgjysmoi golat e pësuar, por gjeti edhe një mbrojtës goleador.

I mjaftuan vetëm 45 minuta në Serinë A për tu bërë një faktor kyç në misionin e mbijetesës së skuadrës së tij. Gazzeta nuk harron të evidentojë se te Bazeli ku edhe është rritur futbollistikisht raporti i Ajetit me golin ka qenë krejt ndryshe pasi ka shënuar vetëm një herë në 4 sezone me fanellën e klubit zviceran.

Në ndeshjen me Sasuolon Ajeti u bë menjëherë protagonist me devijimin e pafat në goditjen e Defrel që shkaktoi dhe golin në portën e Frosinones ndërsa Gazzeta Dello Sport vlerëson se futbollisti shqiptar u tregua mjaft i zoti në luftën në ajër me kundërshtarë të kalibrit të Berardit, Defrel dhe Floro Flores dhe me të në fushë Frosninone u rikthye te pikët, dicka që nuk ndodhte që nga ndeshja me Veronën në 29 nëntor, ndaj me cmimin prej 4 milionë eurosh është një mundësi për të mos u humbur për trajnerët virtualë.

January 7, 2016 17:11
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*