La Repubblica: Po të qëndronte në Paris, sot Shqipëria do të ishte më larg Europës

May 5, 2018 12:39

La Repubblica: Po të qëndronte në Paris, sot Shqipëria do të ishte më larg Europës

Në suplementin javor “il venerdi” gazeta italiane “La Repubblica” i ka kushtuar një shkrim kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama.

Në artikull trajtohet karriera politike e Ramës, që nga koha kur ai la Parisin për t’u kthyer në Tiranë, e deri te transformimi i qytetit në kohën kur ai ishte kryebashkiak.

Për Ramën si kryeministër, artikull shkruesi Raffaele Oriani thotë se  kërkon që të bëjë realitet ëndrrën e shqiptarëve, që është aderimi në Bashkimin Europian.

Gazetari i La Repubblica vë në dukje problemet e shumta me të cilat përballet Shqipëria sot, por del në përfundimin se po mos të ishte kthyer Rama nga Parisi, vendi sot do të ishte padyshim më larg BE-së.

Nga Raffaele Oriani

Shqiptarë, të zbarkojmë në Evropë

Si kryebashkiak Edi Rama ringriti Tiranën. Dhe si kryeministër do që ta çojë vendin në BE. Ai është piktor dhe tani edhe shkrimtar. Por a është e vërtetë se pushteti e ka korruptuar? Shkuam që ta pyesim për këtë…

Tiranë – Në Këshillin evropian të 28 qershorit udhëheqësit e Bashkimit Evropian do të duhet të vendosin nëse Shqipëria mund t’i nisë apo jo negociatat frymëmarrëse të anëtarësimit. Kjo sepse Komisioni i Brukselit sapo ka dhënë dritën e gjelbër në sektorë kyçë si reforma në drejtësi, lufta ndaj korrupsionit dhe zhvillimi i ekonomisë së tregut. Për Shqipërinë është një lajm i mirë, por për shqiptarët nuk është i vetmi lajm i mirë: një talent i ri muzikor shqiptar, Ermal Meta, pak kohë më parë fitoi festivalin e Sanremos; një talent po aq i ri letrar, Elvis Malaj, është kandidat për çmimin “Strega”; 30 mijë sipërmarrës shqiptarë kontribuojnë me taksat e tyre në buxhetin e Italisë, dhe 20 mijë italianë kanë vendosur të jetojnë në anën tjetër të brigjeve të Adriatikut. Thuajse 30 vjet më parë dukeshin si krijesa të një tjetër bote, tani kuptohet që ishte vështrimi ynë dembel që nuk dalloi fytyrat e njëjta me tonat, por me një uri dhe dëshirë tjetër.

 Sikurse ka shkruar edhe Albana Shala, drejtoreshe ne Unesco, “ne shqiptarët nuk kemi qenë kurrë më të lirë, më të përgatitur, më të emancipuar se sot”. Pak popuj janë nisur nga kaq larg, pak prej tyre kanë bërë kaq shumë rrugë: grupin e bashkëkombësve e udhëheq prej shumë vitesh Edi Rama, kryeministri kolosal që është thuajse 2 metra i gjatë dhe që ka thuajse 20 vjet në politikë. Ai ishte artist, kishte një bursë studimi në Cite’ internacionale des arts të Parisit, por në fund të viteve ’90 vendosi të kthej në atdhe dhe në vitin 2000 u bë kryetari i bashkisë së Tiranës. Në ato vite bashkia e kryeqytetit nuk kishte para’, nuk kishte fuqi, nuk kishte thuajse as kuptim. Megjithatë kryebashkiaku i ri socialist vendosi që të tentonte gjithsesi. Në mënyrë që të kuptohej se era kishte ndryshuar ndërmerr një mori ngjyrosjesh mbi grinë e qytetit. “Shfrytëzuam një projekt evropian për rehabilitimin urban” na thotë me një italishte të pagabueshme me të cilën ka folur gjithnjë me gjyshen me origjinë veneciane. “Kështu që fotografova fasadat e Rrugës së Durrësit dhe i caktova çdo elementi arkitekturor një ngjyrë të ndryshme”. Jo më kot ishte ende i freskët nga Cite’ des arts: “Kur nisëm të lyenim me portokalli fasadën e parë, funksionari francez përgjegjës për projektin na bllokoi gjithçka duke na thënë se paratë e taksapaguesve evropianë nuk duheshin shpenzuar për karagjozllëqe të tilla”. Funksionari turfullonte, punëtorët i ulën furçat, trafiku u bllokua dhe ja tek mbërrin kryebashkiaku: “Replikova duke i thënë se kjo ishte censurë, dhe se si ish-komunistë ne shqiptarët e njihnim mirë”. Burokrati këmbëngulte se ajo portokalli aq e ndezur nuk hynte në standardet evropiane. Me përgjigjen e tij, kryebashkiaku nisi gjëmimin që do të kalojë te Këshilli evropian më 28 qershor: “Shihni përreth, a shihni ndonjë gjë të vetme që përkon me cilindo standard evropian?”. Dhe kështu shtëpitë nisën të ndizeshin me ngjyra, ngjyrat tërhoqën kuriozët, shitësit patën rritje të punës, bashkia grumbulloi më shumë taksa, kryebashkiaku fitoi popullaritet, popullariteti u shndërrua në pushtet dhe me pushtet u shkatërruan qindra kioska të paligjshme, u rishtruan dhjetëra rrugë dhe madje u rikthye edhe ngrohja në disa shkolla: “që nga rënia e komunizmit ishim mësuar t’i bënim ballë acarit dimëror me mbipopullimin e klasave”. Ai akt trasgresioni kromatik shkaktoi një varg shndërrimesh që vijojnë ende: pas viteve të egra të diktaturës komuniste dhe viteve të marra të anarkisë kapitaliste, kryeqyteti shqiptar sot duket se shijon një gëzim jetese të sajin thuajse borgjez.

Aventurës si kryebashkiak i Tiranës, kryeministri aktual, në detyrë që prej 2013-s, i ka kushtuar Kurbanin, një libër i furishëm, i dhunshëm, i papërmbajtshëm, i shkruar me pasion për punën dhe me brengë për ata që përpiqen të ngrenë pengesa. Medalja e tij është që besoi te ky qytet kur “askush nuk e mendonte se një ditë do të mund të kishte parë një Tiranë ndryshe”; gogoli i tij është konservatori Sali Berisha, zotëruesi i Shqipërisë përpara se të hynte Rama në lojë. Është një libër i jashtëzakonshëm dhe i padurueshëm, me skenare thuajse shekspiriane dhe thumbime tejet fëminore. Edi Rama e thotë, dhe thuajse ulëret, se pushteti nuk e ka ndryshuar, edhe pse “nuk është e mundur të mos gabosh asnjëherë kur përballesh me ndryshimin i shoqëruar gjithnjë nga e panjohura”.

E takuam në zyrën e tij si kryeministër ku përziheshin dokumente, lapustila, topa basketbolli, forma abstrakte dhe ngjyra të ndezura. Në një paragraf të librit të tij autori kthehet në kundërshtarin e tij, dhe si Sali Berisha që sapo ka shtypur me gjak një protestë në shesh thotë: “Unë jam ai që ju vras në mes të bulevardit dhe ju them: eja sërish nëse doni, jam unë populli”. Janë të shumtë ata që mendojnë se, tani që boja e fasadave ka kohë që ka dalë, se Edi Rama i ngjan gjithnjë e më shumë paraardhësit të tij. Mes të shumtëve, është edhe shkrimtari Fatos Lubonja që ka kaluar 17 vjet në burgjet komuniste të diktatorit Enver Hoxha: “E kisha si vëlla, por ajo që mendon për mua ka kohë që nuk më vret më”, thotë Rama me një zë të vendosur. Ai mbeti një intelektual, unë vendosa të mëkatoj duke u bërë politikan”. Kjo është e gjitha. Në tetor parlamenti shqiptar mohoi autorizimin e arrestimit të ish-ministrit të Brendshëm, tepër besnik i Ramës, i cili sipas Prokurorisë së Katanias është i përfshirë në një trafik droge mes Italisë dhe Shqipërisë. Në përfundim të seancës kryeministri shpërtheu ndaj gazetarëve që po i kërkonin llogari. Doli një spektakël i shëmtuar. Mendoni edhe ju se jeni populli? “E keni gabim” përgjigjet duke ruajtur qetësinë. “Nuk e kam zënë këtë kolltuk që të më konsumojë pushteti por që ta konsumoj atë në dobi të vendit tim”. Shqipëria është ende një vend i prapambetur, ku 40 përqind e punonjësve rropatet nëpër fusha, niveli i papunësisë e kalon 13 përqindëshin dhe përpara ambasadës gjermane ka gjithnjë radhë të diplomuarish që ikin. “Edhe sivjet ekonomia jonë do të rritet me 4 përqind” – saktësoi ai. “Por ministrave të mi ua them gjithnjë: njerëzit nuk hanë statistika, kështu që punoni fort dhe mos u mburrni për asgjë”. Ndoshta mund t’ia kishte thënë edhe mikut të tij Matteo Renzi, por për marrëdhëniet e tij me Italinë ai parapëlqen të përdorë ironinë: “Besoj se jam miku i fundit që u ka mbetur Renzit dhe D’Alemas”.

Edi Rama e njeh pushtetin. Si shkrimtar paralajmëron prej “kujtdo që nuk di të bëjë gjë tjetër veçse të jetojë për të”. Kurse ai vetë si politikan e ka përdorur për të kalëruar “një kohë që nuk të jep kohë”. Bëhet fjalë për t’i bërë gjërat një nga një: “Deri më 2014-n në Shqipëri 52 përqind e energjisë elektrike humbiste ose vidhej, sot jemi në 24 përqind”. Ose korrupsioni endemik i administratës publike: “Sapo ka nisur një verifikim i gjendjes pasurore të të gjithë gjyqtarëve dhe zyrtarëve të policisë. Kush nuk do të justifikojë pasuritë e tij do të shkarkohet nga puna”. Edi Rama si politikan e reciton me bindje rolin e tij, ndërsa Edi Rama si shkrimtar e di se konteksti është i vështirë dhe as vetë ai nuk ka mundur “të përbëj një përjashtim të plotë”. Do të donim pika fikse, por gjejmë pikëpyetje. E vetmja siguri është se po të kishte qëndruar në Paris sot Shqipëria do të ishte më larg Evropës dhe se një kryebashkiak si ai do të ishte mirë edhe shumë qytete italiane: “Kur lexoj për gropat në Romë nuk e kuptoj problemin: përse nuk i rregullojnë?”. 

o.j/dita

May 5, 2018 12:39
Komento

10 Komente

  1. Zani May 5, 12:50

    Mendoni sikur Sheqerja mos ta kishte pjelle saliun, cdo kishte ndodhur! Disa gjallesa me mire mos te kishin lindur kurre.

    Reply to this comment
    • Sandri May 5, 20:22

      Shqiperia e sotme eshte larg Europes per 500 vjet!
      Edi Rama e do Shqiperine ne Europe per vete e jo per popullin!
      Ai eshte vetem nje reklamaxhi,qe ben punet qe i reklamojne veten!
      Shqiperia eshte ne mjerim te madh,prandaj cdo dite me mijra shqiptare duhet te largohen nga vendi!
      Edi Rama eshte nje sundimtar si te gjithe sundimtaret pas 90-tes dhe kur nuk degjon popullin eshte pa asnje vlere!

      Reply to this comment
  2. vasili May 5, 14:11

    Keshtu mendoj se dhe eshte.
    Nano i zgjuar dhe tolerant,por narcist,qe bashkejetonte me pijen dhe pa bythe per tju ngulur puneve,do na kish lene nje pasardhes si lloji blushi,alter egon e vet,por me te shemtuar.Ishte kembengulja sizifiane e Rames,qe arriti te marre vendin e ish kryetarit te ´´lodhur´´nano.
    Duke pare tere odisene e Rames, zhvilluar ne teatrin mjegullor toksik oriental albanistanas,do te ish me mire,nje drejtues TRIM,pragmatist me mentalitet perendimor,qe do te udhehiqte proceset demokratike,me ligje te perkthyera shqip(sic perktheu Kina kinezce demokracine:Kapitalizem pa demokraci dhe ja ku eshte),se pari kundrejt bandave te dale nga muret e kullave te errta.
    Shumica e qytetareve shqiptare e prisnin dhe e presin pa fund kete,si uje ne shkretetire.Por personaliteti i Rames,qe ne kohet prehistorike,por vecanerisht tani,mbi pese vjet kryeminister,eshte cfaqur i squllur dhe frikaman ndaj ketyre bandave.,te cilat kane vazhduar serbes,te vene tritol dhe te sabotojne hapur zhvillimet demokratike te ketij vendi.
    Jo vetem,qe ka bere rolin e sehirxhiut kundrejt ketyre sabotatoreve malinj te futur ne qelizat e pushtetit te presidentit,prokurorise,shikut,por dhe u ka dhene dhe poste te larta atyre,kur ka lene detyren,apo ka cfaqur dhe keqardhje te neveriteshme,per ate qe mund te pesoje shkaterruesi i prokurorise shqiptare ne vite.
    Bandat e kulles kane vazhduar te bejne kerdi sabotuese me shpifje te financuara nga parat e varferise shqiptare,ne vizitat e panumerta,qe bejne kreret e saj anadollak-komunist,ne institucionet e botes perendimore,te shoqeruara per tere kohen nga memeclleku kriminal i kryeministrit.
    Ne paralize te plote kryeministri per te vepruar kundrejt tyre,kjo ka bere te ndodhe cudija tjeter,qe kjo qeveri te merret dhe ti kushtoje vemendje maskaralleqeve dhe shpifjeve te tyre te panumerta,duke goditur te vetet dhe lene te qete bandat te vazhdojne punen e tyre shkaterruese.
    Shto ketu dhe miqesine dashurore,me diktatore te anadollit,behet realitet i ndjere thelle dhe shume deshperues ai qe ne njeren ane qendron ne shesh i vetmuar Gjergj Kastrioti jone,kurse perball xhami dhe super xhami,darov e pushtuesit denatyrues me monumente dushmanesh orientale te rikthyer ne absurdin vetvrases shqiptar.

    Reply to this comment
  3. ELIOT May 5, 17:45

    HA HA HA PO TE RRINTE NE PARIS ..PO TE FUTESHIN NE BURGJE KORRUPSIONI BERISHA BASHA NANO … SOT SHQIPERIA DO TE ISHIN NE EUROPE …POR KORRUPSIONI SI LEN TE NGRJEN KOKEN …DHE MOS HARRONI KUR ISHTE EDI RAMA I PARI TIRONES ….E LA SI MOS ME KEQ .. BERI VETEM PALLATE PER TE MARRE FITIME ..POR NUK E DI KUSH I PAGUAN ITALIANET ?????? OSE SKAN CFARE TE SHKRUAJNE …

    Reply to this comment
  4. DETARI @tlantides May 5, 18:17

    Edi Rama do te mbetet ne histori ne listen e shqiptareve te madherishem !

    Reply to this comment
  5. Savon May 5, 20:18

    Edi Rama do mbahet mend qe ndonese u ndodh para nje krimineli si Sali Berisha,nuk beri as 5 % te atyre qe duhet te bente!
    Ai eshte arrogant,delirant,i pa afte si organizator e drejtuesa dhe nuk degjon popullin!
    Ai do qe cdo gje ta ideoje vete,ta prezantoje vete dhe te vtjeret te bejne ato qe ai kerkon te beje vete!
    Ai e ka rrenuar PS-ne duke e kthyer ne cete militantesh dhe nuk e ka haberin e shtetit ligjor!
    Sali Berisha te vriste,ndersa Edi Rama te le pa buke!

    Reply to this comment
  6. Rita May 5, 22:10

    Ah,,,, nuk dihet mire ne se shkruesi ne kete gazete italjane ka parasysh skafet e shumte me droge qe preknin bregdetin italjan ,aeroplanet e vegjel qe benin sikur luftonin myshkonjat por per cudi kalonin ne Itali me ngarkensen e cmuar po te droges . Apo ka parasysh se po ky ish emigrant i Parisit eshte i biri i Kristaqit dhe do te ece jo shume i devijuar nga rruga aterore ,???. Nuk e dij se cmendon ky soj gazetari por e sigurte qe perkrahje i jipet jo pse eshte 2 m. i gjate por se eshte lum Zoti kristian .

    Reply to this comment
    • nje shqiptar i drejte May 6, 16:47

      Pse , si e njef Kristaqin ti , zonja(zoti) Rita ? Kristaq Rama ishte njeri i nderuar e i respektuar , nje intelektual i vertete , skulptor nder me te talentuarit , Artist i Popullit . Kushdo , do t’a kishte per nder te kishte nje baba te tille . Ke degjon ti , Sali Berishen e çmendur , qe shpif kunder te jatit te Rames ? Edi Rama eshte nje superintelektual , nga nje familje me baba artist e nene pedagoge , lindur e rritur ne kryeqytet , ndersa Berisha , ky shpifes profesionist e njeri ordiner , lindur e rritur me ligjet e kanunet e maleve (e ka thene shpesh me mburrje) , ne nje fshat me 5 kulla , ku ha pula gure , nga nje baba Ram Berisha , karrocier i kooperatives dhe nje nene Sheqerja , shtepiake . Atehere , çfare kulture e edukate mund te kete nje shpellar i tille dhe a mund te krahesohet ky me nje djale kryeqytetas , lindur e rritur midis rretheve intelektuale tiranse , nje nxenes e student i shkelqyer , nje poliglot qe flet lirshem mbi 4 gjuhe te huaja , nje personalitet me nje diapazon te gjere e kulture te rralle . Edi Rama eshte mjeshter i fjales se shkruar e te folur , qe nuk i gjen nje gabim te vetem drejtshkrimor e llogjik , ne ato qe shkruan e flet , gje qe pranohet haptazi edhe nga kundershtaret e tij . Edi Ramen do t’a kujtojme kur te mos e kemi me mbi krye , sidomos sikur , qofte larg , te vijne ne fuqi , keto falangat delinkuente (Muli , Noka , islamiku Alibeaj , Paloka , Salianji , Duma) , me ne krye karabushin hollandes Lul Basha .

      Reply to this comment
  7. Cun i lagjes May 7, 07:42

    O le e rrit n’Tiron me i fjal osht “cun i lagjes “

    Reply to this comment
  8. kuksiani May 7, 12:25

    Sa keq qe Franca e humbi kete gjeni! E pati dhe nuk diti ta mbante!
    Ne shqiptaret jemi njerezit me me fat (keshtu kemi qene gjithmone). Me kete gjeni ne krye perpara per fitore te reja!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim