La Repubblica: Shqipëria magjeps italianët

September 2, 2017 12:08

La Repubblica: Shqipëria magjeps italianët

Media italiane “La Repubblica” i ka kushtuar një shkrim të veçantë turistëve italianë në Shqipëri, që këtë vit kanë qënë më të shumtë në numër.

Ndërtimet e reja dhe çmimet e ulëta janë ato që kanë tërhequr italianët, të cilët nga janari deri në korrik kanë qënë plo 182 mijë, me një rritje prej 56%.

“Pushime low cost, italianët të intriguar nga Shqipëria: Këtu me 30 euro fle në hotel dhe 10 ha darkën”, është titulli i shkrimit të “La Repubblica”. Turistët nga Puglia duket se janë më të shumtët që kanë preferuar të kalojnë pushimet në brigjet shqiptare, vë në dukje shkrimi, duke pasur parasysh se dhe fluksin më të madh të lëvizjeve e mbart porti i Barit.

Një nga agjencitë që ofrojnë paketa turistike në shtetin fqinj e cilësojnë Shqipërinë si vendin me kosto shumë të ulët, por me mrekullira të natyrës dhe ndërtesa të reja, duke bërë krahasimin me vendet fqinje si Mali i Zi apo Korfuzi.

September 2, 2017 12:08
Komento

1 Koment

  1. lejlek September 2, 14:02

    Ne jemi shtet ne ndertim e siper dhe natyrshem duhet te kete punime dheu e guresh, por eshte e pafalshme mbulimi i teritorit me plehra.
    Qeveria Rama 1 nuk ja doli dot me kete prolem, ndaj dhe them se duhet lene mangesi te medha duke kursyer edhe nje rracion buke si i thone fjales dhe duhen ndertuar landfille e duhet pastruar lendina lumenj e perrenj …..rruge e rrugice kanal e cdo cep.
    Kemi nje vend qe na i kane zili dhe e shesim per pese aspra nga fukaralleku i mendjes.
    Babezia po sakaton qytetet tona, pallatet i ngjajne nje pakete cigaresh plot,dhe njerzit levizin ngucur midis tyre si insekte te paduksme qe mezi marrin fryme ne nje kohe qe toka e zotit ka vend per te gjithe .

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*