Labinot Fushë, fshati i lënë në mëshirë për 2 km rrugë

May 19, 2017 21:36

Labinot Fushë, fshati i lënë në mëshirë për 2 km rrugë

Mënyra e jetesës është e njëjtë si në mesjetë. Kështu shprehen banorët e fshatit Labinot Katund në Librazhd, pasi në brendësi të fshatit mungon rruga për automjete.

Që prej fillimit të demokracisë e deri tani, banorëve vazhdon t’u premtohet nga pushtetarët ndërtimi i rrugës, por premtimi nuk është mbajtur.

Mungesa e rrugës vështirëson së tepërmi jetesën e banorëve, të cilët janë të detyruar të parkojnë makinat në hyrje të fshatit e të vazhdojnë rrugëtimin në këmbë, ose me kafshë pune kur kanë për të transportuar mallrat që blejnë, apo prodhimet bujqësore që prodhojnë vetë.

E gjithë kjo vështirësi vjen për shkak të mungesës së rreth 2 kilometër rrugë. Rrugë që për këta banorë është një nevojë jetike.

Gazetarët e “Fiks Fare” udhëtuan përmes fshatit Labinot Katund për 45 minuta, bashkë me banorët që i shoqëruan dhe treguan vështirësitë e shumta.

Siparin e kalvarëve e hap ura pasarel, në hyrje të fshatit, e cila shpesh herë ka rrezikuar jetën e fëmijëve kur kalojnë për të shkuar në shkollë.

Rrugëtimi vazhdon nëpër shtigje të ngushta, përmes të cilave banorët tregojnë se kanë transportuar në krahë të sëmurët drejt spitalit të Elbasanit.

Nuk kanë munguar rastet kur të sëmurët apo edhe gratë shtatëzëna kanë ndërruar jetë rrugës, për shkak të vonesës për marrjen e mjekimit. Ndërsa qendrën mjekësore e kanë 4 orë larg vajtje-ardhje në këmbë.

Të revoltuar banorët shprehen njëzëri se, nëse nuk mbahet premtimi i fillimit të rrugës ata nuk do të marrin pjesë në zgjedhjet parlamentare, ndaj asnjë forcë politike të mos vijë për fushatë.

May 19, 2017 21:36
Komento

1 Koment

  1. ELIOT May 20, 09:01

    cfare ka bere kryetari i elbasanit ;;;;; apo flen gjume ;;;;;; DHE RAMA NE VEND TE KRITIKOJE SHKODREN ..???? TE SHIKOJE RRUGET E SHEKULLIT TE 13 NE LABINOT …. RAMA SHIKO REALITETIN DHE HARRO MESAGET NE FACEBOOK SE SJE ME NE KOPESHT ……MERCI ..

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*