Laboratori i heroinës, 76-vjeçari me 4 të arrestuarit në Has para Krimeve të Rënda

November 8, 2018 13:01

Laboratori i heroinës, 76-vjeçari me 4 të arrestuarit në Has para Krimeve të Rënda

Gjykata e Krimeve të Rënda po rivlerëson masën për 5 të arrestuarit për laboratorin e heroinës në Brenog të Hasit. Rivlerësimi po bëhet, pasi dosja është transferuar nga Kukësi te Krimet e Rënda dhe i është bashkuar dosjes “Vol vo 4” ku janë arrestuar 34 persona, mes tyre dy ish- deputetët e PS.

Para gjykatës së Krimeve të Rënda sot ka dalë Mustafë Shuti 76-vjeç, Xhevit Shuti, Flamur Çela, Vehbi Barushi dhe Anila Shuti. Gjykata e Kukësit e liroi pak javë më parë duke e lënë në arrest shtëpie të moshuarin së bashku me Anila Shutin, ndërsa tre të tjerët në burg, por sot masa do të rivlerësohet.

Ndërkohë kreu i këtij grupi kriminal Admir Hoxha, është shpallur në kërkim ndërkombëtar për rastin në fjalë dhe bashkë me të, janë shpallur në kërkim edhe dy shtetas turq.

Admir Hoxha mësohet se është arratisur nga Shqipëria 9 ditë para se policia të finalizonte operacionin. Hoxha pronar i hotelit luksoz “Ador” në Rinas.

o.j/dita

November 8, 2018 13:01
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*