Laç, plagoset me armë zjarri pronari i pikës së skrapit

May 17, 2014 09:05

Laç, plagoset me armë zjarri pronari i pikës së skrapit

Plagoset me armë zjarri një 59-vjeçar në Laç, pronar i një pike grumbullimi të skrapit. Ngjarja është shënuar rreth orës 14:00 të pasdites së djeshme, në afërsi të kryqëzimit të Mamurrasit. I dëmtuar mbeti Gëzim Mehmeti, i cili është qëlluar me armë zjarri në këmbë. Ai është dërguar në spitalin rajonal jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë rreth 300 metra larg vendit të ngjarjes është gjetur dhe një automjet i djegur tip “Benz”, që dyshohet se u përkiste autorëve. Ende nuk është bërë i mundur identifikimi i autorëve që mendohet se kanë qenë dy të rinj.

 

 

May 17, 2014 09:05
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*