Laç, shpërthim me tritol në hyrjen e një lokali
Nga Arkiva
Një shpërthim me tritol është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në qytetin e Laçit.
Lënda eksplozive ka shpërthyer në hyrjen një lokali në lagjen numër 4 të qytetit, në pronësi të shtetasit me iniciale Gj.B.
Raportohet se shpërthimi ka shkaktuar vetëm dëme materiale.
Nuk ka ende asnjë detaj për personat që e kanë planifikuar këtë shpërthim, por mësohet se policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton.
s.a/dita
Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.
Komento