Ngjarja në Laç, vdesin në spital vëllai i biznesmenit dhe autori i vrasjes së dyfishtë
Vdesin në spital i plagosuri i dytë në ngjarjen e rëndë që ndodhi sot paradite në Laç dhe autori i vrasjes së dyfishtë. Pal Syziu, vëllai i viktimës Lekë Syziu, ndërroi jetë pak minuta pas mesditës në Spitalin Ushtarak, për shkak të plagëve të rënda.
Ndërkohë, pak minuta pas tij ndërroi jetë edhe Arben Krosi, autori i vrasjes së vëllezërve Syziu.
Ngjarja ndodhi paraditen e sotme në mes të qytetit të Laçit. Biznesmeni Lekë Syziu u vra ndërsa u plagos rëndë i vëllai, pas një konflikti me Arben Krosin. Mësohet se mes tre personave në fjalë ka pasur shkëmbim zjarri, nga i cili është plagosur edhe autori i dy vrasjeve.
Disa media raportojnë se 50-vjeçari Lekë Syziu njihej si simpatizant i Partisë Demokratike, por policia thotë se ngjarja nuk ka lidhje me procesin zgjedhor. Dyshohet se ngjarja ka ndodhur për motive pronësie.
Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.
Komento