Laçi dhe Tirana ndalen në barazim pa gola

September 11, 2016 19:07

Laçi dhe Tirana ndalen në barazim pa gola

Laçi dhe Tirana nuk ndryshojnë fytyrë duke barazuar në një ndeshje pa shumë emocione dhe pa gola në Kurbin ku bardheblutë bënë shumë pak për të gjetur rrugën e rrjetës.

Vendasit u përpoqën të shfrytëzonin rastet që iu krijuan, por treguan qartë se janë shumë larg formës së viteve të fundit.

Në këtë mënyrë, Laçi arriti të siguronte një pikë të rëndësishme mbijetese pasi këtë sezon ekipi kurbinas ka vetëm një objektiv, qëndrimin mes më të mirëve të futbollit shqiptar, ndërs Tirana zhvilloi një ndeshje me dy fytyra, duke nxjerrë në pah limitet e një grupi ende të pakolauduar.

Ndeshja nuk u ndoq nga tifozët miq që prej minutës së 18 pasi drejtuesit e klubit të Laçit nuk pranuan që në stadium të ishin të pranishëm më shumë se 5 % mbështetës të skuadrës bardheblu, siç e rekomandon edhe rregullorja. Në mbështetje të pjesës tjetër të tifozëve të mbetur jashtë, edhe ata që kishin hyrë në stadium, u larguan pak minuta pas fillimit të ndeshjes.

September 11, 2016 19:07
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*