Laçi ende pa spital pas tërmetit, shërbimi i Urgjencës transferohet në kishë

December 14, 2019 19:00

Laçi ende pa spital pas tërmetit, shërbimi i Urgjencës transferohet në kishë

Qyteti i Laçit vijon të mbetet pa spital, pasi u dëmtua rëndë nga tërmeti i fuqishëm me magnitudë 6.4 mëngjesin e 26 nëntorit.

Shumë qytetarë nuk kanë se ku të marrin shërbimet mjekësore, pasi godina pritet që nga momenti në moment të shembet.

Ndërkohë, raportohet se shërbimi i Urgjencës është transferuar në kishë, gjë që nuk ka ndodhur ndonjëherë më parë.

Nga ana tjetër, të sëmurët që duhet të shtrohen në spital për mjekim të specializuar, dërgohen në spitalin e Lezhës.

Drejtuesi i qendrës sociale “Fara e Mirësisë” thotë se ka pezulluar çdo aktivitetet tjetër dhe qendra është kthyer në urgjence spitalore.

Nuk dihet ende se si do vijojë situata për qytetarët e Laçit.

j.l./ dita

December 14, 2019 19:00
Komento

2 Komente

  1. MH December 14, 19:18

    Bravo!!!!
    Ma ne fund dhe Zoti kontribon si pjese e donatorizmit social.
    Nji pershpejtim ma i vullnetshem e cilesor se mbledhja e donatorve te BE nga fundi i muajit Janar.

    Reply to this comment
  2. kujtimi December 16, 08:28

    Si ka mundesi, akoma nuk eshte ndertuar spitali i ri, po opozita ku eshte , si e toleron kete gje???

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim