Lady Gaga dhe Bradley Cooper favorit për Golden Globe

January 5, 2019 16:39

Lady Gaga dhe Bradley Cooper favorit për Golden Globe

Sipas sondazheve “A star is born” është fituesi, ndërsa biopiku i dedikuar Freddie Mercury, “Bohemian Rhapsody”, renditet në vendin e fundit.

“A star is born” është filmi favorit si “Filmi më i mirë dramatik” në edicionin e 76-të të Golden Globe Awards, ndër çmimet që do të dorëzohen të dielën e 6 janarit sipas njoftimeve nga shoqata e shtypit të huaj të Hollivudit. Xhirimet, të drejtuara dhe të kryera nga Bradley Cooper, kanë si protagoniste Lady Gaga, në rolin e një këngëtareje të talentuar, e cila u zbulua nga një koleg i famshëm.

Sa i takon çmimit për “Komedia më e mirë”, sondazhet rendisin në krye “Green Book”, i cili rrëfen për miqësinë mes një gënjeshtari italoamerikan dhe një pianisteje afroamerikane në Amerikën e viteve ‘60.

Për çmimin “Regjia më e mirë”, analistët kanë pak dyshime: fitoren pritet ta marrë meksikani Alfonso Cuaron me filmin “Roma”.

Çifti i “A star is born” i bind edhe më shumë analistët: Cooper është favorit për statujën e “Aktori më i mirë” përballë Rami Malek me “Bohemian Rhapsody” dhe Willem Dafoe, nën petkun e Van Gogh në “At Eternity’s Gate”.

Mes femrave çmimin “Aktorja më e mirë”, pritet ta rrëmbejë Lady Gaga, mes rivaleve në garën e Golden Globe përballë veteranes Glenn Close në “The wife” e Nicole Kidman në “Destroyer”.

Për çmimin “Jo protagonist” ai ndahet mes Regina King në “Se la strada potesse parlare”, dhe Amy Adams në “Vice”

Për njohjen si “Aktori më i mirë” jo protagonistë renditja vjen mes Mahershala Ali në “Green Book” ndjekur nga i riu Timothe’e Chalamet në “Beautiful Boy”.

 

bnurimi: tgcom24.mediaset.it

Përgatiti: L.Veizi/ DITA

January 5, 2019 16:39
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim