Lagjia e “Trimave”, komplet e shkatërruar pas aksionit të policisë

May 11, 2015 08:02

Lagjia e “Trimave”, komplet e shkatërruar pas aksionit të policisë

Pas tërheqjes së forcave policore, banorët kanë hyrë në lagjen e “Trimave” në Kumanovë, ku gjendja është tmerruese për shkak të dëmeve të mëdha në banesa.

Shtëpi të shkatërruara dhe të demoluara, rrugët e mbushura me gëzhoja plumbash, erë baruti dhe erë mbeturinash, dëme të tjera materiale dhe dyqane të shkatërruara, është panorama që ofron tanimë vendbanimi i shqiptarëve në qytetin e Kumanovës.

Banorët kanë vizituar dhe parë me lot në sy shtëpitë e tyre, ndërsa ata që u janë dëmtuar plotësisht shtëpitë informohet se janë strehuar jashtë vendit.

Nga ana tjetër qytetarët shprehin shqetësime dhe apelojnë që të zbardhet gjithçka lidhur me dëmin që kanë pësuar dhe skenarin që ndodhi në vendbanimin e tyre.

“Kjo është shtëpia e fqinjve të mi dhe është e dëmtuar plotësisht. Kjo është e paparë që ka ndodhë dhe një tmerrë i vërtetë që nuk ka ndodhur as në luftëra më të ashpra. Nuk dijmë çfarë fati do të pësojmë dhe a do të vijë dikush në ndihmën tonë”, theksoi një banor i Lagjes së Trimave, informon Ina.

Një pjesë e madhe e banorëve nuk janë kthyer në shtëpitë e tyre dhe mësohet se pjesa më e madhe e tyre nesër do të kthehen pranë vatrave të tyre.

 

Ne foto: Dyqan i shkaterruar ne Kumanove Ne foto: Banesat e shkaterruara ne Kumanove

6

5

Ne foto: Banesat e shkaterruara ne Kumanove, nje dite pas perplasjes

shtepi e djegur ne kumanove

shtepi e djegur kumanove

shtepi e djegur kumanove 3

May 11, 2015 08:02
Komento

6 Komente

  1. I.Troplini May 11, 08:25

    Keto jane pasojat e asaj qe quhet PAAFTESI E SHQIPTARIT PER SHTET DHE KOMBFORMIM. Jane pasojat e te qenit sherbetore te diktatoreve te vegjel qesharake si Gruevski. Vetem te qenit fshatar i pagdhendur dhe injoranca e nje Ali Ahmeti apo perulesia prej lepiresi prapanicash e Menduh Thacit, ia kalon Zoterise, te qenit fals dhe qesharake.
    Po te isha ne vendin e minitres se brendshme Jankullovska, do kisha pasur te gjitha arsyet, per te menduar se shqiptaret na qenkerkan indiane.
    Nuk eshte te qenit i forte i maqedonasit, qe shkaterron jeten dhe pronen e shqiptarit sot. Eshte tradhtia dhe shkerdhatokracia e dylbereve “shqiptare”, qe perfaqesojne kete popull,,,,,,,, qe i ka lene shqiptaret ne dore te psikopateve dhe hajduteve si Gruevski.
    Nuk ka shqiptari e as te drejta themelore per shqiptaret kerrkund, pa shkulur me rrenje injorancen dhe turqizmat shqipfolese, qe kane uzurpuar politiken vendimmarrese ne Shkup. Kush pranon te drejtohet prej gomereve, nuk ka pse ankohet per zhurmen e pellitjes se tyre.

    Reply to this comment
  2. armaad May 11, 08:33

    Trimat e Gruevskit bene stervitjen ushtarake te rradhes. Se kane problem te luajne loje lufte me civilet shqiptare dhe pronat e tyre.

    Reply to this comment
  3. protesilahu May 11, 10:59

    Po Erdogani c’thote?

    Reply to this comment
  4. e verteta May 11, 11:28

    …trima ne mercenarizem…..si gjithmon edhe kete here shqipot u shiten dhe po i bejne gjemen qytetit te tyre ne favor te huajve, gruevskit…kjo eshte historia jone, tradheti, spiunllek, hajni, shkaterrim, mercenarizem, vrasje pas shpine etj etj……

    Reply to this comment
  5. politika shqiptare May 11, 12:20

    SHQIPTERET KAN PROBLEME NE KOMUNITETIN E TYRE, SI NE KOSOVE,SHQIPERI DHE MAQEDONI, PO NUK ZGJDHEN PROBLEMET QE KANE NE MES TYRE KETO GJERA DO NDODHIN GJITHMONE,, TE GJITH SHQIPTARET KUDO QE NDODHEN PO KERKOJN TE KUPTOJNE KETE NGJARJE,, POR NUK PO ARRIJNE DOT NE PERFUNDIM,,NGJARJE MISTER FALE DHE MEDIAVE KEQDASHESE QE KOMENTOJNE SIPAS INTERESAVE TE POLITIKANEVE,,,

    Reply to this comment
  6. Arben May 11, 12:24

    GRUEVSKI DHE JANKULLOVSKA JANE AGJENTA TE PUTINIT.

    1. GJYSMA E GJIMNAZISTAVE NE MAQEDONI JANE SHQIPETARE.

    2. KA 3 VITE QE KA FILLUAR RREGJISTRIMI I POPULLSISE NE MAQEDONI DHE
    NUK PO E MBYLLIN, SEPSE NUK I DALIN LLOGARITE GRUEVSKIT.

    TE DY KETA BURGUN E KANE PAK, POR PROSTITUTA JANKULLOVSKA KA HAK BURGUN ME MESHKUJT E SIGURISE SE LARTE.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*