Laguna e Vainit, aty ku fillon i historia e Zonave të Mbrojtura të Shqipërisë

August 6, 2017 12:10

Laguna e Vainit, aty ku fillon i historia e Zonave të Mbrojtura të Shqipërisë

Në korrikun e vitit 1940 u shpall rezervat gjuetie territori lagunor në perëndim të fshatit Ishull-Lezhë deri në Detin Adriatik. Kjo njihet si “Zona e parë e mbrojtur në Shqipëri”. Janë 75 vite të kësaj lagune me këtë status Zonë e Mbrojtur, Rezervat, Rezervat Gjuetie, kategoria A, B, me emrin “Vain”, që është quajtur çuditërisht disa vite pas çlirimit dhe pikërisht pas vendosjes në shkurt të vitit 1947 të kompanisë ushtarake. Nga shpallja e saj e deri në ditët tona në një formë kjo lagunë paraqet jo vetëm dinamikën e ligatinave shqiptare, por dhe të rezervateve të gjuetisë e zonave të mbrojtura. Sot laguna e Vainit, së bashku me disa territore, që e qarkojnë, “Kune-VainTale”, sipas VKM nr. 432, dt. 28.04.2010, ka statusin e kategorisë IV (IUCN): Rezervat Natyror i Menaxhuar/ Park Natyror.

Laguna e Vainit (ky emër fatkeqësisht është i huazuar, nuk ka lidhje me emrat popullorë tradicionalë që njihej ky mjedis), hoteli i Gjuetarëve (Gjuetisë) dhe fshati në Ishull-Lezhë, janë të lidhur ngushtë me njëri-tjetrin.

Për të gjithë ata që nuk e njohin, mund të themi shkurt se hoteli ka vlera arkitekturore, që i ruan ende sot e kësaj dite dhe një histori të tij. Ishull-Lezha, fshati, me një histori të malësorëve kelmendas përreth 250 vite të vendosur në këto territore, etj. Ai është ndër fshatrat më të zhvilluar, me njerëz të emancipuar, në vite ka një dinamike në rritje të popullsisë, 3-5 herë.

Laguna me vlera unikale në bregdetin e Adriatikut përbën një pasuri të pamatshme, të lidhur ngushtë me jetën e këtyre banorëve, që në gjenezën e tyre. Banorët e Ishull-Lezhës kanë ardhur duke u shtuar dhe, për fat të keq, laguna duke u zvogëluar në sipërfaqe e gjallesa. Kjo lagunë tashmë nuk përdoret dhe i përket popullsisë vendore, por si një destinacion i pëlqyer turistik pret çdo vit me mijëra turistë.

Këtu në vitet 1938-1939 ishte mirëstudiuar nga ekspertë italianë vendi dhe ishte vendosur të ndërtohej hoteli, i cili u frekuentua shpesh nga Konti Çiano, dhëndërri i Duçes dhe këshilltari i tij. Zona e parë e mbrojtur e Shqipërisë, si një një interier i veçantë, ishte i qarkuar me një sipërfaqe ujore, në formë kanali dhe, prej aty, shtrihej sipërfaqja e lagunës, deri ne bregdet. Duket se Çianos nuk ia plotësonte kërkesat vetëm hoteli luksoz për kohën, por ai donte të ushtronte gjueti, vozitje me varka, peshkim, etj., pra në shërbim të hotelit dhe klientëve kërkohej dhe sipërfaqja që e qarkonte, ajo që sot quhet laguna “Vain”. Ndonëse nuk gjendet ndonjë dokument i shkruar, por logjika thotë se vetë Konti ka nxitur autoritetet përkatëse italiane, që qeverisnin vendin tonë, të miratonin, sipas rregullave, shpalljen Zonë e Mbrojtur të lagunës.

Pas çlirimit të vendit, Vila e Konti Çiano u emërtua Hoteli i Gjuetisë. Shpejt vilës iu shua emri e, së bashku me të edhe lagunës, apo si thonë vendasit, kënetës, iu hoqën padrejtësisht emrat që malësorët vendas e kishin emërtuar.

Ky vend është tërheqës për disa fakte historike dhe mundësitë që ofronte vila dhe laguna afër për gjueti e peshkim, në një pyll të virgjër ligatinor. Laguna edhe pas çlirimit vazhdoi të ruhej e të ishte nën kontroll të plotë, me hyrje-dalje të kontrolluara. U vendos reparti ushtarak “Vain”, më vonë u ndërtua dhe një shtëpi pritjeje për Ministrinë e Brendshme apo Vila Qeveritare dhe, së fundi, është rindërtuar Vila e SHIK-ut; tashmë ka dhe lokale shërbimi, fjetina, restorante, etj.

Edhe laguna e Ishull-Lezhës, si shumë laguna të tjera në vend, u bonifikua, u bënë shpyllëzime e sistemime të tjera, për të shtuar sipërfaqet me tokë bujqësore, duke pakësuar ndjeshëm sipërfaqen ligatinore. Sot është një sop dheu (argjinaturë) në lartësi e gjerësi të konsiderueshme, që e ndan lagunën nga tokat bujqësore të fshatit Ishull-Lezhë dhe Hotelit të Gjuetisë.

Në vitin 1966, në kuadër të riorganizimit të rezervateve të gjuetisë, Kune u shpall rezervat gjuetie kategoria A, ndërsa Vaini në vitin 1969 u rishpall rezervat gjuetie kategoria B. Punimet kryesore të kryera thuajse tërësisht nga shërbimi pyjor në periudhën 1950-1990 në lagunë, janë: Rehabilitim pyjesh  50 ha, shtrim rrugësh 15 km, ndërtim urash për automjete dhe një për kë- mbësorë me gjatësi të përgjithshme 300 m, ndërtim (shpim) i 20 puseve arteziane (me 25.000 l/orë gjithsej) për të ulur kripshmërinë, hapja e kanaleve të komunikimit midis lagunave, lumit Drin dhe detit, ndërtimi i qendrës se shumëzimit të fazanëve me kapacitet 30 mijë krerë në vit. Në vitin 1983 u ndërtua qendra për shumëzimin e rosave të egra me kapacitet katër mijë krerë në vit. U rrethua zona e mbrojtur me tel me gjemba, 6 km gjatësi e 2.5 m lartësi. U hapën e u mirëmbajtën korridoret e gjuetisë me gjatësi 12.5 km e gjerësi 10 m. U mbollën çdo vit bimë polifite në rreth 15 ha. Në 3-4 vjet u ndërtuan rreth 40 vende gjuetie, 6 bankina për peshkim, kulla e drunjtë e vrojtimit, 10 dallgëthyese për ankorimin e varkave dhe mirëmbajtja e tyre, si dhe 4-5 varka shërbimi. Sigurohej ushqim për fazanët, lepujt e rosat. U vendosën shenja orientimi dhe tabela brenda dhe në hyrje të zonës së mbrojtur.

Në vitet 1990-1997, këto investime thuajse u shkatërruan plotësisht. Gjendja e lagunës u përkeqësua, duke humbur dhe shume përbërës të biodiversitetit. Më pas erdhi një çast, ndoshta i vonuar, kur dëmtimet u pakësuan, territor i lagunës filloi të vihej nën kontroll.

Histori…

…e Ishull-Lezhës dhe…

Në dokumentet historike të shek. XV përmendet shpesh Ishulli i Lezhës. Informacion të gjerë për të ka në Ditarët e M. Sanutos. Lezha u pushtua nga turqit me 1478, qyteti u dogj, u shkatërrua, banorët e tij u zhvendosen në një zonë, jo shumë larg, në ishullin e formuar në grykëderdhjen e lumit Drin. Prandaj edhe mori emrin Ishulli i Lezhës, që u bë një vendbanim kryesor për lezhjanët. Në 5 mars 1501, në Ishullin e Lezhës zbarkoi nga Italia, me trupa ushtarake, nipi i Gjergj Kastriot Skënderbeut, i njohur si Skënderbeu i ri. Ai kryesoi kryengritjen mbarëshqiptare, por pësoi shumë shpejt disfatë. Në vitet 1478- 1501, për 23 vjet, Ishulli i Lezhës, qe i vetmi vend në bregdetin e Shqipërisë së Veriut, që qëndroi i lirë, i pavarur dhe i vetadministrueshëm.

…e Hotelit të Gjuetisë

Vila e Konti Çianos, Hoteli i Gjuetarëve (Gjuetisë), si kompleks turistik, në Ishull-Lezhë, është projektuar nga italianët dhe u ndërtua nën kujdesin e drejtpërdrejtë të Konti Çianos, në vitet ‘38-‘39 të shekullit të kaluar. Konti ishte ministër i Jashtëm i Italisë, ndër qeveritarët më të besuar të Duçes (edhe dhëndër i Duçes), që mbulonte dhe Shqipërinë. Ai vinte e qëndronte tek vila-hotel së bashku me miqtë e vet, aty kalonte kohën e qëndrimit në Shqipëri. Në ato vite, pikërisht në këtë ndërtesë, midis shumë personaliteteve të kohës, thuhet se ka qenë edhe shefi i Sigurimit Jugosllav, Rankoviç. Ky takim është realizuar kur Çiano kishte marrëdhënie të mira diplomatike me qeverinë jugosllave, ishte koha kur po thureshin plane ogurzeza për ndarjen e Shqipërisë pas luftës.

 

Vaini, laguna me emër militar

Laguna në shtrirjen territorial të saj ka qenë emërtuar nga banorët vendas me disa emra të veçantë, si: Zajet, Ceka, Gjoli i Buajve, Matkeqe, Togëza, Livadhet, etj. Por që nga viti 1947, kur aty u vendos një repart ushtarak, që në terma ushtarak quhej VAIN (shkurtimi i emrave të funksionit të repartit: Vrojtim Ajror, Informacion, Ndërlidhje, nuk mori emër tjetër. Ky emërtim, për shkak edhe të ndenjjes gjatë, për gati 50 vjet të repartit ushtarak, fitoi të “drejtë qytetarie. Emrat tradicionalë të vendosur nga banorët vendas nuk përdoren më. Tashmë ky emër ka formë zyrtare dhe, në një farë mënyre, ka lënë në hije emërtimet popullore pjesore të territorit të lagunës.

Ku është sot fazani i famshëm i Vainit?

Laguna ka qenë një zonë e veçantë apo rezervë gjuetie ndër më të pasurat në vend, me rosa të egra uji, me fazanë, disa lloje kafshësh, disa lloje peshqish. Në Vain, ka vegjetuar fuqishëm flora dhe është rritur një faunë shumë e pasur. Veçohen grumbujt pyjorë me vidh, frashër, rrënjë, etj. Ndër kafshët veçohen vjedulla, dhelpra, lepuri, disa brejtës, lundërza, etj. Po ashtu, laguna ka qenë e rëndësishme për peshkim, si veprimtari e organizuar, thuajse tërësisht shtetërore. Në vitin 1978, afër repartit ushtarak u ndërtua një fazaneri moderne për kohën, ku rriteshin për eksport dhe për vend raca të caktuara fazanësh. Këta lloj zogjsh u sollën nga Kina. Përveçse për eksport, fazanët u përdorën për popullimin e lirë në pyjet e zonës për gjueti ose ushqim në restorante. Në Vain u eksperimentua në vitin 1980 shumimi dhe rritja e rosës egër, si objekt gjuetie dhe për eksport, çka nuk i pati ato rezultate të fazanit.

Perspektivë

Rishpallja në vitin 2010 Zonë e Mbrojtur e kategorisë së IV, me sipërfaqe rreth 4400 ha, hartimi i planit më të fundit të menaxhimit për periudhën 2010-2019, që është në zbatim, përbejnë një bazë të mirë për të filluar një menaxhim real të kësaj zone shumë funksionale, me interesa jetike.

Qeveria shqiptare në fillim të vitit 2015 krijoi Agjencinë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura (AKZM). Kjo strukturë e re, e specializuar dhe e organizuar në nivel qendror e lokal, ka për qëllim ruajtjen dhe kujdesin ndaj natyrës e biodiversitetit, nëpërmjet menaxhimit të rrjetit të zonave të mbrojtura me interes kombëtar e ndërkombëtar, mbledhjes dhe shpërndarjes së informacionit, edukimit mjedisor dhe ndërgjegjësimit të publikut për zonat e mbrojtura dhe mbështetjen e aktiviteteve të qëndrueshme ekonomike brenda këtyre zonave. Mirëfunksionimi i kësaj strukture, në përmbushje të funksioneve të saj, përveç masave për respektimin e statusit të këtyre zonave, do t‘i shërbejë drejtpërsëdrejti zhvillimit të ekoturizmit, duke realizuar lidhjet dhe bashkëpunimet e nevojshme me strukturat e pushtetit vendore apo ato në nivel qendror për turizmin dhe planifikimin e territorit. Kjo agjenci para disa kohësh në lagunën e Vainit organizoi për herë të parë ceremoninë përkujtimore festive të 75-vjetorit të Zonës së Mbrojtur, lagunës së Ishull-Lezhë-Vain. Përveç veprimtarive me karakter ndërgjegjësues, është e rëndësishme se tashmë do mbështeten me financime nga Ministria e Mjedisit e donatorë ndërkombëtarë punime të ndryshme përmirësuese në lagunë. Meqë kjo lagunë është zona e parë e mbrojtur në vend, ku fillon dhe historia e ZM te Shqipërisë, me shumë mundësi, le të jetë, pse jo, modeli më i mirë i menaxhimit të zonave të mbrojtura në vend.

Resurse të mëdha turistike

Çdo dekadë në këtë zonë ka treguar rritje të numrit të popullsisë. Një tregues thelbësor i pasurisë dhe standardeve të jetesës së një vendi është zhvillimi i strehimit. Tani në ndërtimin e banesave merret në konsideratë dhe faktori i mjedisit në mënyrë që të rrisë standardin dhe perspektivën e një jete më të mirë, duke mbajtur zhvillim të qëndrueshëm. Zona e projektit, Lezhë – Shëngjin, ka kombinim të turizmit rekreativ me zhvillimin e industrisë. Promovimi i turizmit dhe vlerave të mjedisit të Lezhës është një ndërmarrje e guximshme për një rajon me diversitet të vlerave. Zhvillimi i qëndrueshëm ekologjik ndikon drejtpërdrejt në zhvillimin e zonës së banuar dhe në standardet e saj, duke reflektuar edhe në çmimet e shtëpive. Projekti ka synuar të identifikoje e studiojë fushat themelore të ekosistemit dhe të paraqesë ndikimin që ka mjedisi në ekonomi, duke analizuar çmimet e shtëpive. Projekti kishte për qëllim të nxjerrë rezultate në dy drejtime, së pari identifikimin e zonave rekreative të rajonit Shëngjin – Lezhë nga rezultati i kostove ekonomike apo përfitimet që këto rajone ofrojnë. Këto kosto apo përfitime ekonomike do të tregojne ndikimin e drejtpërdrejte në standardet e jetesës së rajonit dhe më saktësisht në çmimet e banesave në rajon. Së dyti, studimi shërbimit pyjor dhe aktorë të tjerë, nisën të bashkë- punojnë, për të mos u degraduar më tej mjedisi. Ndoshta ne brezi i sotëm nuk do të mallkohemi nga nipërit tanë për zhdukjen edhe të kësaj lagune siç u zhduk reparti ushtarak “Vain”, që i dha emrin. Ka përpjekje për informim e ndërgjegjësim të opinionit dhe banorëve vendas për ta mbrojtur lagunën, apo si thonë shkurt ata-Rezervatin. Hartimi dhe zbatimi i ligjit Nr. 8906, dt. 6.6.2002 “Për zonat e mbrojtura” (i ndryshuar), ka qenë një hap I rëndësishëm. Ky synon të sigurojë mbrojtje të veçantë të përbërësve të rëndësishëm të rezervave natyrore, të biodiversitetit dhe të natyrës, në tërësi, në- përmjet krijimit të zonave të mbrojtura.

 

August 6, 2017 12:10
Komento

5 Komente

  1. barbarosa August 7, 14:10

    Shkruesi i këtij shkrimi do te bente mire qe ne pervjetorin e shpalljes se Lagunes se Vainit zone e mbrojtur te thonte se pikerisht rishpallja apo rikategorizimi i kesaj zone eshte abuziv. Pikerisht pas kesaj filloi shkaterrimi i saj, dhe Drejtoria e Zonave te Mbrojtura po e fundos krejt.
    Pa permendur faktin qe flitet per Vainin dhe vihet foto e Patogut. Mediokritet!
    Nuk do shume mend qe te mbrohet laguna e Vainit, do menaxhim dhe vullnet…….

    Reply to this comment
  2. MH August 7, 22:14

    Nga artikulli shkepuat ate qe me interreson si ma poshte:
    “Ky takim është realizuar kur Çiano kishte marrëdhënie të mira diplomatike me qeverinë jugosllave, ishte koha kur po thureshin plane ogurzeza për ndarjen e Shqipërisë pas luftës”.
    E shikoni se ishin rrethanat per ekzistencen apo mbijetesen e kombit dhe teritorit shqiptare.
    Ballistet ishin penges kryesore dhe nuk benin lufte te drejte kunder pushtuesve po komprometoheshin me pushtuesit per uzurpue pushtetin qylshe.
    Ndaj duhet ti therrasin mendjes njerzit perparimtare dhe atdhetar per te vlersuar perkushtimin e luftes nacinal clirimtare qe sot shqiperia gezon identitetin dhe pavarsin kombetare si kontribut i luftes nacional clirimtare te udhehequr nga Enver Hoxha.
    Qelbaniku zogist i vicidolit qe asht mbajtur me buke e veshmbathje ne teknikumin mjekesor e deri ne perfundim te universitetit nga shteti “diktatorial”.Pa pike ftyret dhe i pa karater zgerlaqet duke na shitur opozitarin e teseres PPSh qe mbante ne gji me ofendime ndaj cdo opozitarit te majte me termin Hoxhiste.
    Po te mos ishte lufta clirimtare sot nuk do kishte fare shqiperi dhe vicidolisti do vashdonte te kerkonte lopen neper gerbejt e terrenit ne kullen e erret qe u lind nga kryqezimi me shkjaun simbas informacionit te dhene nga Z.Izet Haxhia.

    Reply to this comment
  3. vezhguesi August 8, 20:45

    Gjithe politika mbrojtese e ketij shtet u paraqit vetem me 20 cifte lejlekesh kacurrel ne divjake. Shum qesharake dhe injoranre. Se ku eshte ky biodiversitet askund nuk duket sepse te vetmet organe qe mereshin me mvarvatjen e pyjeve kullotave e ligatinave ishin ndermarhet pyjore. Ato u zhduken nga administrata shtetit dhe pyjet kullotat e ligatinat si ruan me njeri. Sic u shkatterrua cdo pervoje e mire kudo u shkaterrua dhe ne to.

    Reply to this comment
  4. pronari August 9, 09:45

    Po ku zoteria qe e ka shkruar kete artikull per vaini pse nuk e thote qe vaini eshte prone private me pronare HALIT QAMILE DOCI.

    Reply to this comment
  5. tiku August 9, 10:02

    Thuajeni mos tju vije keq hidhur eshte prone e pronareve qe e dine gjithe Lezha Halit e Qamile Doci.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*