Lahuta, eposi i kreshnikëve dhe ministresha e Kulturës

December 5, 2018 10:34

Lahuta, eposi i kreshnikëve dhe ministresha e Kulturës

Bedri Islami

Pas gjumit tonë të thellë letargjik, më në fund, UNESKO vendosi që lahuta është një instrument serb dhe futet në fondin e kulturës botërore si i tillë. Me përkatësi serbe. Duke lënë mënjanë të vërteten historike se ajo, LAHUTA, ndodhej në këto treva shumë më herët se të ndodhnin dyndjet sllave.

Nga heshtja jonë , nganjëherë një heshtje e përbindshme, një instrument i tillë, thellësisht ilir e më pas Arbënor, i cili shtegtoi së bashku me epikën tonë legjendare nëpër të gjithë brezat dhe e shoqëroi jetën e një populli, tashmë mund të quhet një kopje e një guzle serbe dhe asgjë më tej se kaq.

Cikli i pashoq i Mujit dhe i Halilit , transmetuar tek ne si një pasuri bjeshkore, sipas këtij vendimi, që në pamjen e parë duket absurd, janë shoqëruar përmes një instrument të cilin e kemi marrë nga serbët; dhe, nuk është e habitshme që një ditë tjetër të na thonë se edhe ciklin e Kreshnikëve e kemi marrë prej tyre.

Kur po dalin analistë që nënat e heronjve kombëtarë na i nxjerrin gjithë mburrje si vajza serbe, pse të mos ndodhë edhe me një instrument.

Pushteti serb dhe strukturat e kulturës serbe, edhe në këtë zallamahi që e ka pushtuar atë shtet përçud, nuk e kanë harruar se e djeshmja ngrit edhe një të ardhme, dhe se, përmes kësaj të kaluare mund të ngrihen pretendimet e tashme.

Ministria shqiptare e Kulturës dhe ministresha jonë, jam i bindur se, as që e ka ditur se po bëhet një dualizëm i tillë: kujt i takon një instrument i vjetër sa bota: vendasve apo të ardhurve; njerëzve autotoktonë apo bredharakëve.

Ajo ka qenë shumë e zënë duke ngritur një “Aushvitz shqiptar” në rrethinat e Tepelenës, ku janë hedhur me miliona euro dhe do të hidhen akoma; për të bërë një histori gjysmë të rreme dhe gjysmë të saktë;

– në të pesë vitet e ministreshës ende nuk është bërë asgjë e vlefshme në të gjithë veriun e Shqipërisë; kullat e moçme po shemben, historia po grabitet, epose të mëdha kanë mbetur vetëm në botimet e moçme, shtëpi të mëdha të figurave të shquara po rrënohen apo, si ndodh me shtëpinë e atdhetarit të madh, Riza Dani, po kthehen në lavazhe makinash…

– ajo, e ka harruar se ne kemi edhe një epos të madh, të quajtur “Lahuta e malcisë”, shkruar nga një figurë e madhe e mendimit dhe artit shqiptar Gjergj Fishta, i cili, si duket e kishte parashikuar se mund të vijë një kohë e tillë e mohimit të vlerave dhe e grabitjes së tyre, ndaj e quajti eposin e tij me emrin e Lahutës…

Përse t’ua vëmë fajin serbëve…..ata e kanë natyrë të dytë rrëmbimin e vlerave…

Të gjithë e dinë këtë, vetëm se tek Ministria jonë e Kulturës ende nuk ka trokitur as fillesa e ndërgjegjes kombëtare.

Ata e kanë më të lehtë të ndërtojnë pritat vrastare ndaj njëri tjetrit, se sa të dëshmojnë kulturën e hershme të këtij populli, ku rasti i solli të jenë në majat e kulturës së saj, pa transmetuar tashmë asgjë nga e djeshmja shumë shekullore.

Na morën një Lahutë… një ditë mund të na e marrin gjithë Veriun…

 

December 5, 2018 10:34
Komento

37 Komente

  1. enverdjali December 5, 11:16

    O autor i ketij shkrimi, keshtu do beje edhe ti po te ishe minister sepse do ti zinte syte paraja. E kemi tradite te kahereshme kete pune ne. Po te kujtoj vetem nje nga rastet me flagrante. Esad Pashe Toptani qe shiti teritoret tona. E jo me nje lahute qe na vodhi serbi apo nje fustanelle qe na vodhi greku. Ja keshtu jemi ne si popull.

    Reply to this comment
    • korçari December 5, 11:47

      Mendoj se ka vend per te dyshuar ne kompetencen e Ministres se kultures per te mos thene ndryshe ne paaftesine apo dilentantizmin e saj dhe kjo paaftesi sjell me shume deme se sa lufta pasi po humbim trashegimine tone apo po lejojme te n’a vidhet ajo dhe pergjegjese per kete vjedhje eshte direkt kjo ministre pasi nuk ka bere punen e saj per te mbrojtur pasurine tone kulturore dhe ne kete rast pronesine e lahutes.Sugjeroj se k/ministri duhet te kerkoje urgjentisht doreheqjen e ministres se kultures dhe te mos harxhoje kohen kot per te ringritur figura te tradhestise si Mit’hat Frasheri.KOMBI para te gjithash.

      Reply to this comment
    • Peza December 5, 16:55

      Mos u habitni me kete ministren amatore te Kultures,se ajo nuk ka patur nge te merret as me Klulturen ,as me ARTIN,as me Letersine e as me historine e lavdishme te te pareve tane!
      Kemi 28 vjet,qe ne kete vend,nen regjine boterore te armiqve te Shqiperise eshte vjelle vrer,helm,peshtyme,mut,gelbaze dhe turli lloj shpifjesh kunder cdo gjeje te mire qe eshte bere nga ky popull!
      Politikanet shqiptare jane vene ne poste jo per shqiptaret,por kundra tyre!
      Per derisa hidhet poshte pa pike turpi dhe morali epopeja me e lavdishme e popullit shqiptar qe nga krijimi i botes,LUFTA ANTIFASHISTE,,kur kryeministri antishqiptar del hapur ne mbrojtje dhe ne nderim te krye kolaboracionistit kriminel Mehdi Frasheri,cfare prisni ju nga nje rrogtare?
      Ka 28 vjet,qe qeverite shqiptare vetem nxijne Shqiperine ne kembim te garancive te mbajtjes se pushtetit tev tyre diktatorial!
      Eshte hedhur poshte e gjithe periudha e lavdishme socialiste,qe e nxorri Shqiperine ne drite nga mjerimi shekullor!
      Lufta kunder fantazmes se komunizmit ka lene pas dore jeten e shqiptareve ne ditet e sotme dhge lufta e klasave eshte ashpersuar aq shume sa u ka nxire jeten shqiptareve qe po marrin arratine cdo dite nga ky vend i mallkuar!
      Vetem nje opsarti be RE e drejtuar nga njerez idealiste mund ta nxjerre ne drite Shqiperine e sotme,ndryshe do behemi vetem nje SHPREHJE GJEOGRAFIKE!

      Reply to this comment
    • Xhixhi December 5, 17:06

      Une mendoj qe ministria e Kultures duhet te hape per turistet nje ndertese ku te promovohen perdhunimet qe jane bere femrave te internuara,te burgosura,te persekutuara etj ne kohen e diktatures!
      Atje te afishohen emrat e atyre femrave,hamshoret e tyre,femijet e lindur nga keto perdhunime dhe mbi kete baze,te percaktohet me anen e ADN babai biologjik i tyre,qe te detyrohen t’u japin demshperblim !
      Kjo do jete nje risi e pa pare ne asnje vend te botres dhe Ramna mund ta shfrytezoje kete me shume se sa Bunk Arti!
      Bile ne kete ndertese mund te afishohen edhe dobicet e dyshuar se jane lindur jo nga babnai i vertete,por edhe nga vjerri,gjyshi,xhaxhai etj,qe t’i jepet nje goditje vdekje prurese imoralitetit ne Shqiperi!
      Jepi Rama se vetem keshtu vijne turistet dhe ti behesh i famshem ne bitre,se sa i perket bukes se popullit nhuk para e rruan shume!
      Pordhe,zoterinj,pordhe sa me shume se ato degjohen e jo fendet!

      Reply to this comment
    • Savon December 5, 17:08

      Shikoni egersine ne foto qe rrefen kjo ministre!
      A eshte kjo fytyre e egersuar plot urrejtje per ministre Kulture?

      Reply to this comment
      • Aliu nga Selenic December 6, 01:07

        Lahuta nuk eshte e te gjithve pore eshte lahute safi e shqipyarve.
        Kure shqiptaret kan kenduar me lahure Serbet kan qen duke u kacavarur si majmun ne stepat e Rusie.
        Ket te ministrise me sa duket jen me shkoll te “vitrines” dhe nuk e njohin historin e popullite te tyre.
        Mire qe nuk e njohin pore pyet historian qe i kemi ikona te historise si Mojkom Zeqo Pellim Xhufi e plote te tjer.

        Reply to this comment
    • KORÇARI December 7, 21:32

      Kështu është kur vendoset Ministre Kulture një e Paaftë, kjo është ndoshta Ministrja më e paaftë e të gjitha kohërave.

      Reply to this comment
  2. Doni apo nuke doni ju o mije kenetash e mizakali,Drejtesia do te BEHET....... December 5, 11:46

    Qeveria ramavicerve,si vazhdimsi e berishavicerve,majkovicerve e ilirvicerve me shoke e shoq,do te mbetet nje nder qeverite me antishqiptare qe servirin popullit nje nacionalizem te peshtire,qe ka qene dhe do te mbetet vetem nje ushqim per ekstremizmin e terrorrizmin e c’do forme,ngjyre apo besimi qofte.Pra nje marri e shkuar marrrise,por dhe nje pasoje e nje populli qe hesht.Mjaft,eshte MJAFT, me keta zuzare qe nga do qe ti kthesh vetem pjese te jashteqitjes shqiptare kane qene dhe do te mbeten.Histotia ka vertetuar ne shekuj se nuke ka patur ne historine e njerezimit qe te ndodhe ku nje qeveri te vazhdoje ti beje avokatine nje biznesi te piset me pasoja te rrezikeshme per jeten,pra qe servir nje vdekje te ngadaleshme per popullin.Dhe ku kultura e trashegimnia historike te perdhoset,apo te shkallmohet nga fuqia e ndyre e pangopesise per leke te piset e pushtet pa kufi e me c’do cmimnne te tri pushtetet.Turp,marri dhe krim se bashku.Dhe se fundi,qendrimi indiferent,i Kryeprokurores se Pergjitheshme te Perkohshme,apo mungesa juridike-profesjonale e partiotike e saje vlen jo vetem per t’u deshiruar,por dhe per tu denoncuar e ndeshkuar si bashkepuntore me armiqte e Shqiperise.Reforma ne drejtesi me kete dukuri e qendrim politiko-juridike te nje indiferentizmi te turpshem dhe te dokumentuar boterisht me fakte,ze e figure nga populli,e medja vizive dhe e shkruar ndaj bizneseve te qellimeshme me pasoja nje vdekje te ngadaleshme per shqiptaret,po e humb rendesine e saje ne sherbim te shtetit te se Drejtes.Ne kete konteks te kesaje palopolitike qeverisese antishqiptare, populli nuke duhet te hesht,dhe te prese te behet varrimihes i varrit te tije,por te protestoje pa u ndalur deri ne shkuljen me rrenje te kesaje palopolitike qeverisese te ramavicerve qe eshte binjakezuar me armiqte e Shqiprie.Protesto ne emer te jetes dhe moralit e dinjitetit njerezor.Para vetes,famijes e popullit ramavicerit,keta vrases seriale dhe shkallmues te trashegiminise kulturore shqiptare, jane askushi.Beso,bindu dhe protesto ne emer te jetes,se ate pastrim ndaj jashteqitjes shqiptare qe k marre rruget e botes nuke e ben njerezia,do te beje Perendia,pore fatura do te jete shume e madhe.

    Reply to this comment
  3. dashamiri December 5, 12:20

    komentuesi me pseudonimin drejtesia e co.Duket qe je thjeshte nje antar i lodhur por dhe i mire informuar kesaj shoqerie ne degadence te plote.Duhet punuar vetem me moshat e reja miku im vetem ata po i bene derman ketyre curvave politikane e pushtetare.Te tilla tradhetira duhen hedhur ne rrjetet sociale ,duke punuar per rritjen e krenarise kombetare qe keta ndyresira e na e kane cuar poshte zeros.E vertete eshte po nuk u ngritem ne si popull keta do na shalojne edhe ne shtepite tona brenda.

    Reply to this comment
  4. GRANIT DRENICA December 5, 12:32

    Është e vërtetë, dhe është e vërtetë e tmerrshme, se edhe më KUNDËRSHQIPTAR dhe, edhe më ARMIQË të shqiptarëve edhe sesa sllavët dhe grekët etj., më kundërshqiptar që kanë qenë dhe që janë, kanë qenë dhe janë edhe sot, bash shqipfolësit (shqiptarët) në radhë të parë ! Dhe, kjo gjë u vërtetua vazhdimisht dhe po vërtetohet edhe sot më fort e më shumë se asnjë herë tjetër, për atë që i kupton GJËRAT edhe në mëmyrë fare normale dhe krejt të thjeshtë!?!

    Pra, gjithherë DËMET më të mëdhatë dhe më të dëmshmet NE ia kemi bërë vetvetes dhe po vazhdojmë të ia bëjmë (vetedishëm apo pavetëdishëm), më shumë dhe, edhe shumë më shumë e më keq edhe sesa që na i kanë bërë të tjerët (të huajt) dhe që po na i bëjnë të tjerët !?!

    Së pari merre kohën e lashtë, ku sa shumë PËLLAZGU dhe ILIRI ka bërë GJËRA edhe të mëdha, e ndoshta edhe gjëra kulmore në emër të grekëve dhe për grekët; mandaj për latinët, romakët, pastaj për osmanlinjtë, për arabët, e për kën jo se, duke e injoruar e mohuar (vetëdishëm apo pavetëdishëm) KËTA TË GJORË E TË TEJ GJORË -popullin e vet; kombin e vetë; çka edhe sot BOTA ata njerëz dhe bëmat e tyre, mbase edhe kryevepra dhe vlera botërore të tyre, i njeh për njerëz grekë dhe vepra të grekve, për njerëz latin e vepra latine, për njerëz romak e vepra romake e, këstu me radhë…,

    …Dhe, prandaj a nuk të bënë KJO dhe KËTO t’vërteta për t’u çmendur dhe për t’i pështyrë, për t’i sharë e përsharë, por jo vetëm kështu dhe kaq, së pari dhe më së shumti pikërisht, të këtillë NJERËZ TË KOMBIT TËND !?!!!

    Dhe, mbase, BOTA dhe EVROPA në veçanti, edhe na ka injoruar dhe mohuar vazhdimisht edhe neve si popull dhe, edhe çdo vlerë tonën dhe, s’do mend, edhe po vazhdon (haptas dhe fshehtë deri edhe plotësisht) të na injorojë e mohojë sa po di e sa po mundet në të gjitha mënyrat dhe, ndoshta edhe në gjithçka, sepse, kur NE së pari dhe më së shumti e injorojmë dhe mohojmë VETEN TONË dhe GJËRAT TONA, atëherë, edhe s’ka mundësi që edhe të tjerët të na trajtojnë e konsiderojnë ndryshe !?!

    Reply to this comment
  5. lili December 5, 12:52

    Po sikur edhe ju bedri zeza mos te kishit shperqendruar vemendjen e shqiptareve ne gjera te kota ,e t’i kishit kushtuar qofte nje artikel nismjes serbe qe jo po sherr kane zgedhur pikerisht kete instrument,ndoshta kishit trazuar pak ministreshen toneqe ishte ne unesco vetem per te be show idiotesk,ambasadorin tone te kot atje qe ka shkuar atje vetem per t’i shkolluar femijet e tij ne kurriz te buxhetit tone,apo edhe kryeministrit tone qe vetem sa ma te paaftet perzgedh ,qe te mos i bejne hije e mos ta kundershtojne…
    Edhe ju gazetaret keni faj po aq sa kjo idiote qe kemi si minister te kultures,e qe nuk ka haber se cka jane format e kultures se nje kombi…per te eshte vetem nje shkop me lekure dhije ndoshta ?

    Reply to this comment
  6. Kur do t'i vije fundi kesaj klase politike te degjeneruar? December 5, 13:19

    Per snobe te tipit Fatos Lubonja,Ardian Vehbiu, Ardian Klosi dhe vete Edi Ramalahuta, kenga polifonike labe , fustanella dhe perla te tjera te kultures sone kombetare jane relike te nje populli ignorante te prapambetur qe nuk e mban dot hapin me boten moderne.
    Ky mentalitet se ne po hyjme ne nje bote te re te vellazerimit me te gjithe popujt (krahas fondeve sekrete qe shperndahen nga Ministria e Jashtme e Greqise, por edhe e Serbise, po luan nje rol jo te vogel ne leshimet e medha politike dhe ekonomike qe i jane bere Greqise (futja e Kalit te Trojes Janulle, krijimi i VARREVE TE USTRISE GREKE QE NGRITI FLAMURIN E PUSHTIMIT GREK, ne Shqiperine e jugut ne luften e dyte boterore, zgjerimi i territorit te minoritetit ne fshatra shqiptare qe nuk kane qene kurre minoritet, si Muzina dhe Kardhikaqi, hapja e shkollave greke ne qytete ku nuk ka njerez qe dine greqisht, ngritja e kishave greke ne troje si Mallakastra, ku nuk ka popullsi te krishtere

    Reply to this comment
  7. Vasili December 5, 13:24

    Sokrati,qe shoqeria njerzore i verteton parreshtur ne te gjitha stadet e zhvillimeve te saj, fjalet e tij,do te thosh pra 2400 vjetesh:
    ´´Per injorantin,ajo gje qe ai nuk e di,per te ajo nuk egziston´´.
    Pra injoranti me ato pak gje qe di mendon normalisht se i di te gjitha.
    Dhe ja ku per te miliarden here,ku po na e verteton Sokratin dhe katundari islamisto-komunist bedrija,specialist per gjithcka
    .Duke vene nje maske te mjere perpara,kerkon si ne kohen e tij kanibaleske,te na mbushe mendjen se jemi fener ndricues i botes dhe ne vazhdimesi te thelloje urrejtjen e thelle dhe te verber,karshi fqinjve tane.
    A thua valle islami bedri,nuk e di qe ciftelia me dy tela,te ciles ky vazhdon te bjere,nuk eshte shqiptare,por na ka ardhur nga ´´vllau i madh´´turk.
    Kur tani ky vend u hap,nga vetizolimi vetvrases,islami me urrejtjen e verber,ndaj botes Perendimore,do qe te funksionoje ky vend si me pare,me sllogane te vjeteruara dhe dale boje.
    Dhe keshtu,ky vend ka pesuar hapje fizike,por mentalisht eshte me i izoluar se kurre.
    Lloji i islamerve dhe i salirave pa fund vazhdon te detyroje kete vend ti hipi kalit perendimor se prapthi,me revan nga erresira nga erdhem.
    Kete gazete vazhdon ta mabaje pushtuar ky lloj dhe po shkon poshte si nje ortek
    Te mos shkojme me larg se dje,ku bedri-uzurpuesi ,kish botuar nje shkrim per kalorsin trim dhe te vetmuar te demokracise te medias shqiptare Andre Stefanin.
    Kete lloj personaliteti e gjen tek fjalet e Imzot Nolit:
    Kalores i huaj
    qe vdiq per ne
    per ju te mallkuar
    qe s´doni atdhe.
    Si fillim shkrimi i islamit,poshte tij, lejonte mendimin e lexuesve,por frap dhe censura e eger e rikthyer e koheve,te errta e ndaloi ate,qe trute e tyre te mbeshtjelle me percen e zeze,te vazhdonin si me pare,si uzurpator te fjales se lire dhe te pavaresise se ketij vendi. .

    Reply to this comment
    • Xxx December 5, 19:04

      Ik or mos na ca trapin ti koqe Vasili. Na ben si i squt. Urrejtjen ik tregoja fqinjeve qe e ushqejne dhe jo ne.
      Po ti mesa shoh e paske problemin jo me Islamin njeri por me Islamin fetar.
      2500 vjete Lahute nuk na e mesoi Sokrati e aq me pak sllavet ardhacake. As nuk e mohon dot Dule, Bollano nga Progonati dhe as qirjet argate te tokave te gjirokastriteve Vasile e Barka.

      Reply to this comment
  8. DRAGOI December 5, 13:57

    Vasili !

    Fjala e lirë dhe fjalët e L I R A, Vasili, ju bënë shtazë, ndonëse ende dukeni si njerëz !

    Nga DRITA E NJËMENDTË që ishit deri në vitin 1990
    -pas vitit 1990 -u futët në TERR të SKËTERRT !!!

    …U futët dhe ratë në TERRIN e TERRIT….
    u futët dhe u mbytët në TERRIN E FERRIT !!!

    Reply to this comment
  9. gjermani i fundit December 5, 13:59

    Vate lahuta, o burra beni kerkesen ne unesko per gerneten, daullen dhe gajden, se cylen è kane skocezet dhe defin turqit. Sot fuqia eshte ekonomike, sic ka qene è sic do te jete, ke para, me ushtri, me fuqi. Vend te paprekshem nuk te ben lahuta por fuqia ekonomike.

    Reply to this comment
    • Kinez Kosovar December 6, 21:56

      Enveristi i fundit, gajdeja dhe cyleja jane i njejti instrument, ti mbase deshe te thuash per fyellin. Ta sqaroj ne mbledhjen tjeter te celules.

      Reply to this comment
  10. Gezimi December 5, 14:21

    Lela nuk eshte per ministreshe, i duhet gjetur vendi…

    Reply to this comment
  11. intelektuali December 5, 15:29

    Po ku ka Kohe kjo per keto more popull.

    Ajo ja u morri polonise auschwicin. I la Pa turistet fare. Do vine te gjithe ne Tepelene.
    Izraeli e Polonia bile dhe Gjermania do ta denoncojne Shqiperine ne gjykaten nderkombetare se Po ju vjedh historine.

    Morri dhe mut’hatin dhe ja u tregoje veteraneve dhe Enverit te vdekur.
    Dhe i jep cmim vrimes dhe halese ku U vjet babai i uranit
    Mburret idjotia me Unescon per Beratin e Gjirokastren qe Jane njohur qe ne kohen e Enverit dhe Jane merite e atyre koheve te lavdishme per Shqiperine.

    Hahaha
    Mu si Transe fytyrkale e fytyren fekale eshte.
    Fuck you . Mbase i afrohet ndonje plak si urani

    Reply to this comment
  12. Vrima December 5, 15:29

    Po ku ka Kohe kjo per keto more popull.

    Ajo ja u morri polonise auschwicin. I la Pa turistet fare. Do vine te gjithe ne Tepelene.
    Izraeli e Polonia bile dhe Gjermania do ta denoncojne Shqiperine ne gjykaten nderkombetare se Po ju vjedh historine.

    Morri dhe mut’hatin dhe ja u tregoje veteraneve dhe Enverit te vdekur.
    Dhe i jep cmim vrimes dhe halese ku U vjet babai i uranit
    Mburret idjotia me Unescon per Beratin e Gjirokastren qe Jane njohur qe ne kohen e Enverit dhe Jane merite e atyre koheve te lavdishme per Shqiperine.

    Hahaha
    Mu si Transe fytyrkale e fytyren fekale eshte.
    Fuck you . Mbase i afrohet ndonje plak si urani

    Reply to this comment
  13. mirel December 5, 17:18

    Ministresha apo “historiani” Edvin Ramut?

    Reply to this comment
  14. Jak Boston December 5, 18:00

    Kjo nuk eshte ministresha e kultures, por eshte kartoresha e qeverise se Ripjelljes.

    Reply to this comment
    • Dardan December 5, 21:04

      Jak plehu ik laj ndonje wc aty ne Boston dhe shut the fuck up moterqir vicidoli

      Reply to this comment
      • mirel December 5, 21:12

        Moterqiri i Vicidolit jeni ju qe i dhuruat serbeve Lahuten
        Kush e autorizoi ministreshen te loboje per te “gjithet” e Ballkanit?
        Nga e gjeti kete teori qe Lahuta ju perket te gjitheve?
        Ministre e kujt eshte ? e Shqiperise apo e Serbise dhe te “gjitheve”

        Reply to this comment
  15. Gjek December 5, 21:07

    Or Z. Bedri, eposin e kreshnikeve kane dekada qe mundohen ta pervetesojne boshnjaket. Kadare ka shkruar per kete qe ne vitet 70.
    Njeri merr fustanellen, tjetri lahuten. S’kane faj pastaj kur thone se jemi ardhacake nga kaukazi.

    Reply to this comment
  16. info analitike December 5, 21:27

    Shqiptareve u ka ngelur vrima, corapet e kuqe, atletet e bardha dhe citjanet e Rames.
    O shoke ku po ju shpie karvani? Jepini se nuk keni pare gje akoma. Perpara drejt horizonteve te reja te marrezise rilindjote.

    Reply to this comment
  17. Ilmi Veliu December 5, 21:51

    Lahuta eshte iliroarberore. E kan perdorur edhe malazezet por edhe ata jane me origjine ilire si qe jane edhe Malazezet e vertete perdorim mbiemrat e serbizuar si Ballazhi-Ballasheviq…Kopili-Kopiliq,,,Pepaj-Pepiq,,,Qela-Qeliq,,,Gjergji-Gjorgjeviq,,, Serbet asnjihere nuk e kan perdorur Lahuten,,,, Edhe sot e perdor Rugova,Ulqini,Plava,Gucia,Malsia e Madhe etj

    Reply to this comment
  18. Pellazget do rikthehen December 6, 00:42

    Lahuta eshte prone ILIRO-SHQIPTARE te pakten 2300-2400 vjet histori. Nese e perdorin Boshnjaket dhe Malazezet perseri eshte e se njejtes trashgimni. Nese lahuta eshte serbe gjurme te saja do kishte edhe ne SIBERI si vend i gjysherve & stergjyshrve serb. Si trashgimtare ILIRO-SHQIPTARE mjafton te ndjekesh kolonin Ilire ne Pakistan me saktesishte ne HUNDEZ do te gjesh ne mos 100% mbi 90% te se njejtes vegel muzikore. U takon specialisteve te pergatisin dosjen dhe ta cojne ndoshta ne gjykata nese ka apo rishqyrtim te saj. UNESKO eshte krijuar per te mbrojtur kulturen boterore dhe jo per ta tjetersuar ate.

    Reply to this comment
  19. Aliu nga Selenic December 6, 01:08

    Lahuta nuk eshte e te gjithve pore eshte lahute safi e shqipyarve.
    Kure shqiptaret kan kenduar me lahure Serbet kan qen duke u kacavarur si majmun ne stepat e Rusie.
    Ket te ministrise me sa duket jen me shkoll te “vitrines” dhe nuk e njohin historin e popullite te tyre.
    Mire qe nuk e njohin pore pyet historian qe i kemi ikona te historise si Mojkom Zeqo Pellim Xhufi e plote te tjer.

    Reply to this comment
  20. Zeqo Qulli December 6, 01:11

    Sa mirë paskan bërë……
    hani mut hani ju bëni ham ham….

    Reply to this comment
  21. GRANIT DRENICA December 6, 08:40

    Pse UNESKO e cakton LAHUTËN si vegël muzikore serbe, kjo nuk është edhe për t’u befasuar as për t’u çuditur, kur dihet qartë e deri edhe vrazhdësisht se Evropa veçanërisht gjithmonë ka qenë, deri edhe BARBARISHT kundër shqiptarëve dhe kundër Shqipërisë dhe prandaj edhe ka vepruar pandërprerë kundër shqiptarëve dhe kundër Shqipërisë; por është befasuese, e çuditshme, e papranueshme dhe e shumë e dënueshme sesi MINISTRESHA E KULTURËS SË SHQIPËRISË që thotë aq papërgjegjshëm se “LAHUTA iu përket të gjithve”!?!!! Vërtetë, duhet të vehet në dyshim se e kujt është kjo ministreshë e kulturës dhe kujt i shërben kjo ministreshë !?!!!

    Sidiqoftë, as UNESKO, as Evropa, as BOTA, dhe as ministresha e kulturës aktuale e Shqipërisë -T’VËRTETËN nuk do mundën ta përgënjeshtrojnë dhe as ta tjetërsojnë kurrë; dhe SHQIPTARËT nësë nuk do t’iu dalin ZOT gjërave të veta dhe vetvetes -deri edhe fanatikisht, nuk do shkojë shumë kohë dhe do zhdukën SHQIPTARËT -edhe si KOMB !?!

    Reply to this comment
  22. demo December 6, 10:27

    Keta dergojne shurramanet e perkedhelur si perfaqesues ne UNESCO dhe nuk dergojne studiues serioze me peshe.Prandaj Serbia u tregua me shpejte,dergoi Lahuten e vjedhur ne Unesco.Fustanellen ta ka vjedhur Greku..Xhubleten Ilire te Kelmendit do zoti nuk e ka pare serbo-sllavi Malit te Zi dhe nuk e lexon kete koment,se neser e ke Malazes ne Unesco.Pse?Sepse gjysma e Malsise se Madhe,Plava e Gucia e Tuzi,jane sot nen Malin e Zi .Edhe Kucet e Piperi dhe Pallabardhi qe sot flasin serbisht,deri ne 1800 ishin malesore katolike shqiptare.
    Eposi i Kreshnikeve lindi ne Bjeshket e Namuna.Vendet qe pershkruhen ne Epos,fillojne ne Kelmend,Nikaj Mertur,Bjeshket e Namuna ne Plava e Guci,Sanxhak,Jutbine te Kroacise,Kotorri ne Mal te Zi dhe kotorret e reja ne Bosnje.E gjithe kjo gjeografi,ne kohen kur u krijua dhe u zhvilluan kenget epike legjendare, ishin vise shqiptare.Ja,vdiq Fatos Arapi,qe kreu studimin me te plote krahasimtar per shqiptarine e Eposit te Kreshnikeve,.Keto universitetet publik privat cfare nxjerrin ke to 30 vjet?Vetem mesues nxjerrin?

    Reply to this comment
  23. Artan Sejko December 6, 16:03

    Z Bedri.Serbet kane nje shekull qe pretendojne qe eposi eshte i tyre dhe eposi i kreshnikeve eshte eshte thjesht nje kopje .Ata jo vetem e kane pretenduar por kane arritur te imponohen ne mungese te studimeve shqiptare.
    Ne vitin 1984 u mbajt ne Tirane nje simpozium per epiken. Ne baze te tij ishte studimi i jetes se Veis Sejkos, Mbi elementet e perbashketa te epikes serbo-kroate dhe asaj shqiptare. Suksesi i simpoziumit ironikisht beri te pamundur botimin e vepres se Veis Sejkos, por deri ate kohe qe zeri i vetem i mbeshtetur me argumente gjuhesore,historike,folklorike,etc.
    Me vone dolen edhe studime te tjera ne kete fushe qe nuk justifikojne injorancen totale te Ministrise se Kultures.Ironia eshte se ne Serbi nuk ka lahute. Dua ta theksoj nuk ka fare, fare.lahuta gjendet vec makes use,ne Kosove,Mal te Zi dhe Bosnje.
    Per me teper shiko “Mbi elementet e perbashketa te epikes serbo-kroate dhe asaj shqiptare “botuar ne 2003 nga shtepia botuese Gjon Buzuku.
    Respekte
    Artan Sejko

    Reply to this comment
  24. ALBAN DEGA December 6, 20:22

    KULTURA KERKON KULTURE .. !

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Si gjithnje analizat e Bedri Islamit ngre probleme me rendesi per nje popull qe ka ne themel te saj kulturen dhe qyteterimin e vet.
    Gjeja me e shtrenjte ne kete Bote, e drejta mbi te drejtat e njeriut dhe njerezimit eshte jeta.
    Jane te rralle popujt dhe kombet ne historine boterore si ai i shqiptareve si popull e si komb qe kurre nuk kane sulmuar as pushtuar asnje popull e komb tjeter.
    Never ever !
    Kurre asnjehere !
    Me gjeni nje rast ose shembull per te kunderten!?
    Pse !?
    Me gjeni nje popull ose komb tjeter ne Bote qe respekton deri ne kult mbare kombetar jeten si shqiptaret .
    Deshmia !?
    Shprehja, urimi, pershendetja lapidare siperore : TUNGJATJETA !
    Jo vetem per shokun e mikun, por edhe per te panjohurin e shtegtarin pa dalim .
    Nje fjale e vetme me vlere universale!
    A ka deshmi me te forte, me te fuqishme te kultures dhe qyteterimit shqiptar!
    Ndaj te ngreshe Aushvica aty ku nuk ka pasur Aushvica…. , te heroizosh e nderosh anti heronjt e tradhetaret me ze e me figure, me dokumente e deshmi zyrtar e di Esat Pash Toptanin e Ahmet Zogut, Mithat Frasherin e Xhafer Deven, Hamit Matjanin e …. eshte jo vetem turp e faqja e zeze per faqezinjte e qeverisjes dhe kultures sone, por edhe mashtrim dhe shperdorim jo vetem i se vertetes por edhe i fondeve, i taksave dhe mundit te shqiptareve, per cka KLSH dhe prokuroria duhet te hetoje !
    Nuk ka asnje popull e komb qe ti jete nenshtruar nje genocidi masiv, Golgote mbarekombetare, Toke te djegur e shfarosje e deportimi masiv mbi 150 vjecar si e sa shqiptaret e Kosoves, Camerise, Maqedonise, Malit te Zi dhe Lugines se Presheves te mbare Shqiperine natyrale !
    Ne vend qe politika, qeverisjet, shkenca, kultura… albanoligjia te perqendroje forcat dhe fondet ne kete lemi vepron ne te kunderten…
    Jo vetem lahuta e sharkia, kenget maje krahut e isoja unike labe, vajet came e epika origjinale e legjendare, vallet hyjnore te Veriut e Jugut…e Lindjes e Perendimit te Shqiperise jane perla te artit dhe kultures, te mbijeteses dhe qyteterimit shqiptar qe duhet vleresuar, promovuar, nderuar e lartuar ne altarin e kultures dhe qyteterimit!
    Ato i sherbejne vellazerise, bashkimit dhe qyteterimit shqiptar !
    E kunderta eshte po aq e vertete !
    Kultura kerkon kulture se pari te drejtuesve te saj !

    Reply to this comment
  25. ALBAN DEGA December 6, 21:45

    PER TOKE E OER QIELL !

    From: [email protected]
    Date: November 28, 2008 at 1:31:12 AM EDT

    PER TOKE E PER QIELL …..!

    – A mund te ndeshej katoliku Gjergj Kastrioti me myslimanin Skenderbeu !?

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    “Per Toke e per Qiell”…. ” Pasha buken….”…””Betohem per Atdhe”… “Per Flamur” ose “Pasha Flamurin”…”Per Baba Tomorrin”… “Pasha Tyrben e Shkelzenit” jane betimet me te fundit te cdo shqiptari.
    Edhe ne castet me te veshtira, ne zoret e gazepet me te medha shqiptari pa dallim feje, krahine ideje u drejtohet po objekteve krejt konkrete si “O Tyrbja e Shkelzenit”, ” O Kisha Shen Ndout…”,…. ” O Baba Gramozi…” O Dervishi i Luzhes…. “, ” O Shenjtorja e Vermoshit….”, ” O Zana e Malit….”, ” O Ora e Vlores”….

    Shqiptaret i krijuan Zotat nga vetvetja

    Pikerisht keto vende te shenjta konkrete, pikerisht keta persona konkrete, pikerisht keto objekte konkrete e nganjehere edhe mistike, te zakonshme dhe hyjnore njekohesisht, perbejne ashtin ( kocken ) e formimit shpirteror dhe besimit te nje populli e deshmojne se feja e pare e shqiptarit ka qene paganizmi.
    Te gjithe keto objekte jane konkrete, te prekshme te dukshme e pa perjashtim krejt shqiptare. Edhe pas mijera vjetesh ato jane ruajtur e u kane mbijetuar koherave dhe dyndjeve te feve e besimeve te ndryshme ne shumicen e rasteve abstrakte e te imponuara nga pushtues te ndryshem.
    Konkretisht, si Jezu Krishti ashtu edhe Muhameti si shenjtet apo pejgameret kryesore, si te paret e dy feve kryesore e me me peshe ne Boten e sotme po ashtu kane qene persona konkrete, me histori konkrete, me kontribute konkrete per popujt e tyre.
    Njeri ishte bamires qe shkoi deri ne Kryqezim- Jezu Krishti ne vitin 0 qe ndau dy epoka te medha historike Para dhe Pas Jezu Krishtit. Po te kishte jetuar ne ate kohe Nena e Perboteshme shqiptare Tereza, Gonxhe Bojaxhiu dhe jo Jezu Krishti do te ishte bere simboli ndares dhe bashkues njekohesisht i ketyre epokave, sic eshte bere sot simbol i bamiresise boterore ne sherbim te njeriut.
    Profeti Muhameti perpara se te ishte pejgamer apo hazreti- shenjtori i myslimanizmit, ishte nje prijes ushatarak qe i sherbeu dhe u sakrifikua per popullin e vet, ate arab…. As Jezu Krishti e as Muhameti, ne kohen e vet nuk bene per popujt e tyre as me shume e as me pak se cfare beri Gjergj Kastrioti, Skenderbeu per popullin shqiptar. Jo vetem per popullin shqiptar, por edhe per kristianizmin dhe qyteterimin perendimor qe e mbrojti nga hordhite dhe Sulltanati ( Perandoria ) turk.
    Haracet- shpata turke ose Allahu i imponuar

    Le te shikojme harten e Shqiperise dhe te Kosoves, te Malit te Zi dhe te trevave ku banojne shqiptaret sot ne Ballkan….
    Cfare vihet re!?
    Sa me shpejt ka shkele kemba e turkut, sa me shpejt eshte pushtuar nje treve shqiptare, aq me shpejt fillon perhapja e fese myslimane.
    Perhapja e saj behet shkalle- shkalle ne nje hap me kerbacin dhe kulacin e pushtuesit otoman, paralel me shpaten dhe haracet ( taksat ), me ofiqet dhe rekrutimin e sherbetorve te vetofruar.
    Pse Mirdita ne pjesen malore te saj, Malesia e Madhe, Malesia e Lezhes, Lekbibaj e krejt Nikaj Merturi, Rragami i Shales, Kalaja e Dodes, Tuzi me rrethinat e tij, disa fshatra te thella te Gjakoves, Klines… mbeten katolike…. Pamundesia e pushtuesit turk per te shtrire kerbacin dhe kulacin e tij.
    Eshte krejt e qarte si ne pellembe te dores se myslimanizmi ne Shqiperi ishte nje sjellje e imponuar dhe pasoje e pushtimit turk. Mbajme mend ne vegjeline tone jo vetem une, por edhe shume myslimane te tjere shqiptare se si gjysherit tane i drejtoheshin njeri- tjetrit me shprehjet ose lutjet “ne kofsh turk” apo ” ne qofsh turki”. Pra feja u orvat te impononte edhe kombesine turke. Pa sukses, por u orvat ama.

    “Ne kofsh ( qofsh ) turk” !!??

    “Ne kofsh turk!” Kishim mbi 50 vjet qe kishim fituar me lirine e pavaresine prej turkut dhe beja e fundit kishte mbetur “ne kofsh turk!”
    O Zot i madh… Nuk kishin mjaftuar 500 vjet roberi e skllaveri nga turku dhe edhe mbas 50 vjetesh e me shume kishim mbetur skllever shpirterore e mendore te tyre. Pushtuesi na kishte ndryshuar jo vetem fene tone te hershme kristiane apo katolike.
    Zaptuesi na kishte ndryshuar edhe emrat tane autoktone iliro- shqiptar ne emra turko- arabe! Teutat e Agronat, Iliret e Kreshniket, Sokolat e Bilbilat, Rozafat e Valbonat, Tomorrat e Korabat… na ishin bere Ukshina e Osmane, Zahira e Hysena, Hasana e Turkia, Kandara e Syfyra…. Roberuesi na kishte ndryshuar edhe shpirtin, trurin edhe mendesine tone iliro- shqiptare e na kishte futur genin e skllaverise e nenshtrimit ndaj tij…
    “Ne kofsh turk…!” vazhdonte te na roberonte edhe 50 vjet mbas fundit te roberise 500 vjecare si ne Shqiperi, ashtu edhe ne Kosove, ne Maqedoni, Mal te Zi, Cameri. Vazhdon te na mbaje edhe sot gati pas 100 vjetesh me fene e imponuar me shpate e me taksa, me ofiqe e per nje dyfek, me emra e me mendesine konservatore nga me te prapambeturat e fanatiket ne kohen e sotme.
    Por te mos harrojme se Turquía ishte súper fuqia e Botes per pese shekulli, qysh nje shekulli para se te zbulohej Amerika….

    Cfare dhame e cfare morem !?

    I dhame me hir e me shume me pahir asaj perandorie pa ane me mijera e mijera ushtare e jenicere ne lulen e rinise e morem prej tyre qefine e gjak!
    I dhame dhjetra vezire e pashallare e morem skllaveri e nenshtrim!
    I dhame sundimtare e ministra deri ne Egjiptin e lashte e Liban e morem roberi e zaptim!
    I dhame shkrimtare e mendimtare si askush tjeter nen hyqmin e saj e morem injorance e padije !
    I dhame babain e Encikolpedise e Fjalorit te gjuhes turke vete edhe sot nuk kemi nje enciklopedi te mirefillte mbarekombetare!
    I dhame edhe reformatoret me te medhenj te politikes se saj, vet Babain e Turqise e turqve Ataturkun e vet akoma vazhdojme te perdorim emrat e tyre te pareformuar e pa kutpim.
    I dhame qyteterim e kulture …. Cfare dhame e cfare morem!?
    Morem zaptim e roberi, taksa e harace pa fund. Morem nje fe arkaike e fanatike! Morem pranga e deri edhe emrat e tyre qe nuk kane asnje lidhje as me gjuhen as me shpirtin tone qe gjithnje i ka syte nga Perendimi, pra ne rrugen e Diellit!
    Morem erresire e padije, prapambetje e varferi….
    Morem krejt te fundit pavaresine lirine e munguar e sakatuar nga Perandoria qe aq shume i dhame, por qe shume me teper na mori! A ka me shume se liria e pavaresia!?

    Kulti i jetes- Tungjatjeta !

    Eshte merite e qyteterimit iliro- shqiptar qe shqiptarizmi mbijetoi. Jemi populli e kombi i vetem ne Ballkan qe kurre nuk kemi sulmuar as pushtuar te tjeret! Pse ?
    Sepse Zoti ne qiell dhe Nena Natyre ne toke ishte treguar mjaft bujare me Ilirine e hershme e Shqiperine e mevonshme. Nje klime e persosur dhe teper e shendetshme me kater stine te dalllueshme mire nga njeri tjera, pasuri mbi e nentokesore te bollshme…
    As iliret e as shqiptaret nuk kishin nevoje per pasuri e toka te te tjereve. Kishin malet e larte dhe detin ne cdo ane, lumenje sa te duash e liqene ne cdo skaj,… kishim gjithcka duhej e nevojitej per nje jete normale pa pase nevoje per t’ua rrembyer te tjereve,
    Pse? Nje popull me bukuri natyrore te trupit e mendjes nuk kishte nevoje per te marre me force e me luftra nga te tjeret ate qe e kishte me bollek vet. Shenje qyteterimi e kulture te lashte,
    Jemi populli dhe kombi i vetem ne Bote qe pershendesim ” Tungjatjeta!”. Jeta tek iliret e tek shqiptaret ishte jo vetem nje vlere themelore. Ishte shume me teper. Ishte nje kult,
    Aq kult sa si asnje popull tjeter ka si pershendetje te pare e te fundit “Tungjatjeta” si kur takohet edhe kur ndahet nga tjetri, qofte i njohur, qofte i panjohur, qofte mik qofte armik!
    Tungjatjeta! Aq kult eshte jeta tek ne shqiptaret sa jemi kombi e populli me numrin me ulet te vetvrasjeve ne Bote per fyrme popullsie!
    Ishte kjo dashuri e respekt per jeten qe e radhit popullin tone ne mes te popujve e kombeve me te qyteteruar te Botes…. Jemi populli e kombi qe mbijetuam sulmet e pushtimet greke e romake, bizantine e sllave, naziste e komuniste…
    Pse!? Sepse ishim po aq ne mos me te qyteteruar, po aq ne mos me te kulturuar, po aq ne mos me te perparuar se ata… Ndryshe sot do te flisnim TURQ ishte apo slavisht, greqisht apo italisht, sic flet spanjisht sot krejt Amerika Latine, e jo shqip!

    Lindim e vdesim shqip

    Ishte nje kontinent i tere Amerika e Jugut dhe nje pjese e madhe e asaj te Veriut, por sot nga Patagonia e deri ne Rio Grande flasin spanjisht ose portugalisht…
    Pse!?
    Sepse qyteterimi evropian spanjoll apo portugez qe me i parparuar se ai Inkas, Aztek, Qechua, Guru … Si i tille i absorboi, i thithi, i aneksoi, i asimiloi!
    Megjithese e coptuar e sakatuar nder kater shtete, shqiptaret flasin, shkruajne, mendojne, jetojne, kendojne, lindin e vdesin shqip edhe ne trojet e veta por edhe ne diaspore, edhe ne rrethinat e Athines, edhe ne zemer te Beogradit, edhe ne jugun e Italise edhe ne stepat e Patagpnise edhe ne shkreteerit arable…edhe ne Shtetet e Bekueme te Amerikes… edhe ne cdo cep te Botes!
    Jo vetem nuk sulmuam, por si askush tjeter mbrojtem qyteterimin e kulturen e popujve e kombeve te tjere… Jemi populli e kombi i Gjergj Kastriotit- Skenderbeut qe mbrojti qyteterimin evropian nga perandoria osmano- turke.
    Eshte merite e po ketij qyteterimi te perparuar qe asnjehere midis shqiptareve nuk ka pasur dhe nuk ka as sot luftera e as kacafytje per aresye fetare… Edhe perpjekjet e disa fanatikeve myslimane te frymezuar nga fundamentalizmi islamik konservator per te futur spica e ndeshje nderfetare kane deshtuar dhe do te deshtojne.
    Pse? Sepse ara shqiptare nuk eshte e pershtatshme, nuk i pranon farat percarese te fanatizamit dhe fundamentalizmit islamik apo te asnje feje tjeter…

    A mund te luftonte katoliku Gjergj Kastrioti kunder muslimanit Skenderbeu ?

    Pse !? Sepse shqiptaret e besojne dhe nderojne Jezu Krishtin si nje bamires dhe sakrifikues edhe i jetes se tij per te miren e njerezimit….
    Sepse shqiptaret e respektojne dhe besojne Muhametin si prijesin e nje populli e nje kombi tjeter per lirine e pavaresine e tij…
    Sepse shqiptaret e respektojne dhe si askush tjeter mbrojten si vetveten cifutet e perndjekur e sakatuar nga bisha naziste dhe holokausti hitlerian,
    Sepse, sepse shqiptaret si popull nuk kane qene dhe nuk jane deficitare ne keto fusha …
    Ata e kane super-Jezu Krishtin e kane super- Muhametin e vet… Emri i tij eshte Gjergj- Kastrioti – Skenderbeu, qe kur u vu ne pikepyetje liria e vendit dhe popullit te vet nuk hezitoi per asnje cast, por braktisi gradat e ofiqet, rehatine e salltanetet e oborrit otoman, braktisi fene dhe idene e pushtuesit te tij dhe u kthye ne fene e te pareve per te mbrojtur token e e lirine e te pareve, Arberine.
    Sic u be me dhune e rrembim, me zor e me imponim nga pushtuesi dhe armiku i popullit dhe atdheut te vet, sic u be nga katolik Gjergj Kastriot ne myslimanin Skenderbeu , ne rastin e pare qe krijoi me deshiren dhe mprehtesine e vet, ai nuk hezitoi te behej me vullnetin e zgjedhjen e vet te lire nga myslimani Skenderbeu ne Gjergj Kastrioti katolik.
    Per 25 vjet me radhe ia vuri kufirin te thana pushtuesit turk duke i kushtuar edhe jeten liderit suprem te Perandorise turke Sulltan Muratit….
    A mund te luftonte myslimani Skenderbeu kunder katolikut Gjergj Kastrioti!?
    A mund te luftonte katoliku Gjergj Kastrioti kunder myslimanit Skenderbeu !?
    A mund te luftoje njeriu kunder vetvetes!? Kurren e kurres. Aq me pak mund te luftoje shqiptari kunder vetvetes per aresye feje !

    Urtesia e engjejve dhe drita e diturise !

    Ja pse nuk ka pase asnjehere e as nuk ka lufte nderfetare ne Shqiperi e trevat shqiptare.
    Ndaj jo rastesisht kryerilindasi shqiptar Naim Frasheri, nje bektashi 24 karatesh ne zemer te Turqise otomane e fillon me keto vargje nje nga kryeveprat e tij ” Histori e Skenderbut”:

    Kendo engjell urtesine/
    edhe gjithe miresite/
    Skenderbene e trimerine/
    qe i dha Shqiperise drite….

    Urtesia , engjejt, trimeria e kryeheroit shqiptar shkrihen ne nje me driten qe i japin keto virtyte e vlera universale Shqiperise e shqiptareve si komb . Sipas kesaj filozofie, populli shqiptar do te kete driten si fanar i pashuar per jete e mot. Se pari driten e diturise.
    Nuk eshte rastesi qe studentet shqiptare historikisht dhe pavaresisht nga sistemet politike, kane shkelqyer ne te gjithe shkollat apo universitetet ku shkollohen Ku do ne Bote.
    Me shume se njehere Presidentet e Amerikes kane vlersuar lart kete dashuri te shqiptareve per arsimin, shkollimin, per driten e diturise… “Se drite e diturise perpara do na shpjere!”

    Feja e shqiptarit eshte shqiptaria !

    Pse!? Ne genin shqiptar , ne thelbin e shpirtit shqiptar, ne themelin e konstitucionit shpirteror e mendor shqiptar qendron shqiptarizmi.
    Ne cdo moment me rendesi jetike per fatet dhe te ardhmen e tij shqiptari, pavaresisht nga feja formale kthehet nga abstraktja, nga mistikja, nga e huaja tek ” Per Toke e per Qiell…” tek “Tyrbja e Shkelzenit”, tek “Baba Tomorri”, tek “Kisha e Shen Ndout…”, tek “Zonja Pajtore e Shkodres” , tek Dervish Luzha…. tek tabani i vet .
    Ne cdo moment e pothuajse gjithnje nga abstraktja, hyjnorja, perrallorja shqiptari kthehet tek konkretja, tek tokesorja , tek realja, tek e prekshmja, me cka e ka te lidhur te sotmen e te ardhmen e tij.
    Per hir te ceshtjeve e objektivave madhore, shqiptari nuk heziton te beje edhe te pamunduren te mundur.
    Ashtu sikurse ringjall te vdekurin per hir te beses e fjales se dhene tek legjendat e tij “Ago Ymeri” shqiptari muros nusen e re e te bukur, nenen e nje bebeje – Rozafen per te ngritur Keshtjellen qe edhe sot mban emrin e saj ne Shkoder.
    Ka shembuj te shumte e sublime te kesaj bote te madhe shpirterore e besimi te shqiptareve. Shkurt, shqiptari arrin deri aty sa i zbret Perendite nga Qielli ne Token e vet per ceshtje madhore e fisnike!
    Pse!? Sepse ne genin e tij, sepse ne thelbin e qenies se tij njerezore shqiptari e ka fene e tij qe u ka mbijetuar te gjitha rrebesheve, te gjitha gazepeve, te gjitha zoreve, te gjitha koherave, te gjitha pushtimeve…. Kjo fe e shqiptareve pa dallim feje, krahine, ideje, perkatesie politike apo ideologjike ka qene dhe mbetet shqiptaria, eshte shqiptarizmi.
    Kjo eshte aresyeja qe edhe sot me shume se nje shekull pasi jane krijuar, tingellojne krejt aktuale vargjet kapidare te Vaso Pashe Shkodranit:

    “… E mos shikoni kisha xhamia?
    Feja e shqiptarit eshte shqiptaria…”

    ” Cmimi Nobel” i Lirise

    Eshte pikerisht kjo esence shpirterore ajo qe i bashkon te gjithe shqiptaret, te gjitha fete. Ajo i bashkon myslimanin me katolikun, bektashiun me ortodoksin, te pafene me liberal me fetarin me konservator. Ndaj eshte bere dukuri e zakonshme qe katoliket te martohen me myslimane, myslimanet te martohen me ortodokse, bektashinjte te martohen me kristiane e anasjelltas.
    Ndaj eshte bere dukuri e zakonshme qe secila fe merr pjese dhe feston se bashku me fene tjeter Krishtlindjet apo Bajramin, “Hashuren” apo “Te Premten e Mire, “Pashket” apo “Hanukanin”. Ndaj asnje cifut nuk u spiunua, nuk u tradhetua nga shqiptaret , e per pasoje nuk e ekzekutua nga nazistet gjate Luftes se Dyte Boterore ne trojet shqiptare. Perkundrazi ata u ruajten, u mbrojten, ne e me bese nga shqiptaret duke i bere nder shqiptarizmit.
    Ceshtja e fese eshte nje e drejte elementare dhe thelbesore e njeriut. Secili ka te drejte te besoje ne fene qe zgjedh vet. Secili ka te drejte te zgjedhe perkatesine fetare. Por cdo shqiptar dhe te gjithe shqiptaret kemi Jezu Krishtin tone, kemi Muhametin tone … Ata jane Gjergj Kastrioti Skenderbeu dhe Nene Tereza, Rilindasit dhe Ise Boletinet, Luigj Gurakuqet e Bajram Curret, Nora e Hotit dhe Xheve Ladrovcat, Mic Sokolet e Adem Jasharet ….
    A e dini cfare thote nje nga politikanet me te shquar ne boten e sotme, shefi i diplomacise franceze, Bernard Kushner ” nese do te ekzistonte nje Cmim Nobel per lirine i pari qe do ta meritonte ate eshte Adem Jashari dhe familja e tij…. ”
    Po ish- Kryekomandanti amerikan i NATO-s , ” Bota njeh shume heroizma, por ai i Adem Jasharit dhe familjes se tij jane maja e heroizmit boteror “.

    I vetmi rekord boteror i pathyeshem-Nena e Perbotshme shqiptare Tereza

    Me gjeni nje grua ne mbare boten qe te kete marre titullin me te larte e me fisnik te mbare njerezimit ne ditet e sotme “Nena e Perboteshme Tereza” si shqiptarja Gonxhe Bojaxhiu….
    Shihni revolucionin qe solli ajo ne Bote!? Miliardere si Verner apo Bill Gejtsi i famshem…. hoqen miliarada dollare nga llogarite e xhepat e tyre e lane Mikrosoftin qe revolucionarizoi Boten per te ndjekur shembullin e saj, Bamiresine. Ndaj jo rastesisht shqiptaret qysh sot betohen per “shpirtin e Nene Terezes” kesaj shqiptarje te madhe dhe shenjtores me te re ne bote!
    Eshte pikerisht shqiptarizmi, qe na ka bere ne shqiptaret qe kurre dhe asnjehere te mos luftojne per shkaqe fetare me njeri- tjetrin. Kjo eshte vlere mbi vlerat. Ky eshte kult mbi kultet boterore e cdo shqiptari! Pse!? Sepse fe mbi fete e shqiptarit ka qene dhe do te mbetet gjithnje shqiptarizmi!

    Shqiptaret e zbriten Zotat nga qielli ne
    Toke, ne trojet e veta!

    Asnjehere nuk e ndesh e nuk mund te ndeshej myslimani Skenderbeu me katolikun Gjergj Kastrioti dhe ansajelltas. Asnjehere nuk mund te ndeshet shqiptari e njeriu me vetveten!
    Ndaj, O Tyrbja e Shkelzenit e o ti Ora e Vlores ta ruajme e lartojme fene mbi fete e shqiptareve kudo ndodhen ne bote…
    Pasha buken, eshte detyre sa atdhetare aq sa edhe mision fisnik!
    Si asnje popull e komb tjeter ne Bote, shqiptaret i zbriten Zotat, Zotin ne Toke!
    Jo ne tokat e te tjereve por ne trojet e veta, ne Jug e ne Veri, ne Kosove e Cameri, ne Mali i Zi e Maqedoni, ne Luginen e Presheves dhe kudo !
    Ndaj jo rastesisht beja e fundit e shqiptarit kudo ne Bote eshte ;
    Per Toke e per Qiell !

    Reply to this comment
  26. Plaku Xhuxhumaku December 6, 22:00

    Ore po cfare lesh kulture eshte lahuta qe per tel ka nje fije lesh kali? Pastaj ju te gjithe qe pallni ketu per lahuten sa minuta te jetes tuaj i keni kaluar duke degjuar ato pordhet me lahute, sa CD-ra keni ne shtepi me pordhe lahutare, apo na i moren serbet e u be qahmeti. Neser sikur serbet te pretendojne se zoterojne te gjithe mutin e Ballkanit ju do te ngriheni e do te thoni JO mutin shqiptar e duam per vehte.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*