Laj e thaj…

Nga Ismail Xhaferi May 21, 2014 15:18

Laj e thaj…

Se ç’kendon bilbili

Cdo pune e ben hasha

Jo nuk eshte bilbil

Eshte Lulezim Basha

 

Po kendon ky Luli

Fare prane Lanes

Zeri eshte i tija

Melodi e Sales

 

Se ç’kendon bilbili

Dhe po behet nami

Jo nuk eshte bilbili

Eshte Arben Ristani

 

Po kendon Ristani

Si zogu pas shiut

Zeri eshte i tija

Teksti i Saliut

 

Sec kendon bilbili

Sa i doli shkuma

Jo nuk eshte bilbil

Por eshte Grida Duma

 

Kendon e nuk lodhet

Grida gjeraqina

Herë si xha Saliu

Here si Jozefina

 

Se ç’kendon bilbili

Sa i plasi xhani

Jo nuk eshte bilbil

Eshte Bujar Nishani

 

Po kendon Bujari

Sa tundet TV-ja

Rroge ne presidence

Urdherat nga PD-ja

 

Sec kendon Bilbili

Kendon kot nga Çuka

Jo nuk eshte bilbil

Por eshte Zana Xhuka

 

Këndon teta Zana

Me nje ze te shtruar

Zbuloi pasurite

Duke i mbuluar

 

Se ç’kendon bilbili

Çmendi njerezine

Laj e thaj PD-ja

Ka vetem Saline

Nga Ismail Xhaferi May 21, 2014 15:18
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*