LAJM I FUNDIT/ Atentati i Shkozetit, policia zbarkon në Peqin, ka dyshime se aty fshihen autorët

November 8, 2019 19:52

LAJM I FUNDIT/ Atentati i Shkozetit, policia zbarkon në Peqin, ka dyshime se aty fshihen autorët

Policia ka dyshime se në zonën e Peqinit mund të jenë fshehur autorët ose bashkëpunëtorët e krimit në Durrës ku mbetën të plagosur dy persona ndërsa një tjetër ndërroi jetë mbrëmjen e kaluar në Spitalin e Traumës.

Për këtë ka nisur kontrollet e imtësishme për të rënë në gjurmë të tyre ndërsa nuk bëhet me dije mbi identitetin e personave që po kërkohen.

Kontrollet po kryhen në zonën mes Peqinit dhe Rrogozhinës.

Mbrëmjen e kaluar një aksoion i tillë u realizua në Lushnje dhe Vlorë, ku u mësua se, personi i dytë i dyshuar në atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja është emër jo pak i njohur në botën e krimit, Julian Sula.

Julian Sulës, i njohur si Juli i Pashkos, gjatë një operacioni para një muaji i janë sekuestruar 70 000 euro cash dhe një automjet me vlerë 100 000 euro, pasi dyshohej se janë përfituar nga aktiviteti kriminal.

d.a. / dita

November 8, 2019 19:52
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*