Ekzekutohet në qendër të Tropojës 27-vjeçari, plagoset vëllai 15- vjeçar dhe i ati

August 11, 2014 09:13

Ekzekutohet në qendër të Tropojës 27-vjeçari, plagoset vëllai 15- vjeçar dhe i ati

Një 27-vjeçar është ekzekutuar në mes të qytetit të Bajram Currit, ndërsa është plagosur edhe babai i tij dhe vëllai 15-vjeçar.

Sipas policisë, viktima është Blerim Metaliaj, ndërsa i plagosur babai i tij, Rexhep Metaliaj dhe vëllai me inicialet B.M.

Ngjarja ka ndodhur në një lokal të Bajram Currit.

Ata fillimisht kanë debatuar me njëri-tjetrin, ndërkohë që më pas është qëlluar në drejtim të viktimave.

Dyshohet se shkak për këtë krim është një konflikt pronësie.

Policia thotë se ka identifikuar autorët e krimit dhe është vënë në kërkim të tyre.

Ata janë vëllezërit Isa dhe Cen Biberaj.

Dy vëllezërit u vunë në pranga rreth 3 orë e gjysëm pas krimit.

Ata u arrestuan në një banesë në të dalë të Tropojës./b.l

August 11, 2014 09:13
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*