Rama: Ne e shohim BE si frymëzim dhe shpresë. Më 22 tetor vizitoj Serbinë (FOTO)

August 28, 2014 17:16

Rama: Ne e shohim BE si frymëzim dhe shpresë. Më 22 tetor vizitoj Serbinë (FOTO)

Kryeministri Edi Rama, siç ishte paralajmëruar, ka dalë në një konferencë shtypi me kancelaren Angela Merkel dhe Hoze Manuel Baroso.

Në konferencën pas Samitit të Berlinit për Ballkanin, Rama konfirmoi se më 22 tetor do të vizitojë Srbinë.

Vizita e Ramës në Serbi është mbështetur edhe nga kancelarja Angela Merkel.

Ajo tha se e mbështet këtë iniciativë.

Gjatë fjalës së tij, Rama ka thënë se ky Samit ka qenë shumë i rëndësishëm dhe do të përcëritet çdo vit.

Ky ka qenë një moment i rëndësishëm për Ballkanin Perëndimor, sepse po të kthejmë kohën pas në Luftën e Parë Botërore duhet të ndalojmë në një monment dhe të reflektojmë.

Këtu theksohet edhe njëhere edhe roli i Europës për ruajtjen e paqes dhe begatise dhe askush me shumë se Merkel meriton falenderime. Vlerësoj angazhimin e kancelares Angela Merkel.

Jam i lumtur që ky takim të bëhet rregullisht për të thelluar marrëdhëniet tona. Jam i vetëdijshëm se ka dyshime brenda BE, dhe ndoshta zëmeratë, megjithatë ne e shohim BE duke qëne jashtë si frymëzim dhe shpresë.

Të gjitha vendet e ballkanit perëndimor bashkohen ne rrugë e reformave që të bashkohemi në familjen evropiane, por nuk duhet harruar se 100 vjetori i Luftës së Parë Botërore ishte viti i parë pa asnjë konflikt mes vendeve të ballkanit. Një vend që ka qënë me probleme, duke marrë hapa për begati. Anë e mbanë botës shohim konfliktet, rrokin shpatat, e njohim dëmin që kjo sjell.Toleranca është e nevojshme sot më shumë se kurrë.

Është harmonia fetare një nga arsyet sepse papa viziton Tiranën si destinacionin e parë, një vend ku të krishterët jetojnë në harmoni me myslmanët. Le të jemi të ata që ne ruajme vlerat e harmonisë fetare ne dyert e Europës. Duhet të sigurojmë që BE të na shohë si aleatë dhe si vende që qeverisen nga shteti i së drejtës.

Do të ketë vështirësi edhe për anëtarët aktualë të BE, megjithatë ne besojme se ashtu si Europa mund të na ndihmojë edhe në mund ta ndihmojmë Europën. Jemi një vend që e dime ku është e ardhmja jonë”, u shpreh kryeministri shqiptar.

Ndërsa Merkel në fjalën e saj tha:

Në konferencën e zhvilluar, Qeveria Federale përcjell idenë, që mbas 100 vjetësh që ka nisur Lufta I Botërore, të zhvillojmë një situatë të re dhe në 20 vjetët e fundit të mos ketë më luftë në Ballkan por të zhvillohemi në paqe. Ne kemi pritur sot 8 kryeministra ka shumë zhvillime në këto vende dhe ka gatishmëri të mëdha. Ne mendojmë që për katër vjet këtë iniciativë ta ndjekim ne dhe pas katër vjetësh, të zhvillohet në Austri. Pra, nuk do jetë një ngjarje e ditës, por një proces pune që ka shumë për të bërë.

Janë bërë përpjekje të dukshme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, por edhe Bosnje Hercegovinës. Ne kemi folur edhe për bashkëpunimin rajonal, janë disa element që njerëzit të bashkëpunojnë me njeri tjetrin. Pra, kemi pasur ide të ngremë një rrjet të rinisë.

Para kësaj konference kemi zhvilluar bisedime dypalëshe. Kemi folur dhe kemi bërë të qartë se duam që procesi i integrimit të ecë më shpejt. Ne mendojmë ta nisim dhe ta shtyjmë më tej këtë process. Por kjo është në dorën e vendeve. Njerzit kanë një pritshmëri të madhe përsa i përket zhvilimit ekonomik. Barroso ka qënë i gatshëm, Komisioneri i Ekonomisë po ashtu, Komisioneri Fyle ka dhënë mendimin e tij.”

rama samitrama samit 2rama samit 3

August 28, 2014 17:16
Komento

6 Komente

  1. drejtesi August 28, 17:21

    Ky ishte lajmi qe doli nga gjithe ky samit ?

    Reply to this comment
  2. Raimond Vlonjati August 28, 17:32

    E rencishme per ne eshte ana figurative e ketij Samiti , –Te pakten duke bere nje hap prane Merkel ,
    Edi ka mundesi tani ta shtyje me tej kete konfidencialitet qe krijoi me politiken gjermane , per te sjelle investimet gjermane ne infrastrukturen tone, por sidomos ne shfrytezimin e burimeve tona energjitike….

    Eshte miree qe dhoma jone e tregetise te afrohet me dhomen e tregetise gjermane etj bashkepunime te tilla ne fushen e biznesit —–Se gjithe problemi eshte ekonomia …

    Reply to this comment
  3. Sali komunisti August 28, 18:01

    Sot paraqitja e z. Rama ne krah te Kancelares Merkel dhe te z. Baroso, duke perfaqesuar ne konferencen per shtyp te gjitha vendet e Ballkanit ku moren pjese ne samitin e Berlinit, tregon qe z. Edi eshte nje udheheqes e politikan i permasave Evropiane. Doktori i zemres Krimineli Sali, sot do te vdesi nga zemra, atak (arrest) kardiak , do ti ngeli llapa jashte, AMIN.

    Reply to this comment
  4. Arben August 28, 20:25

    O shoku, me ekonomine e ketij vendi, a merresh ndopak ti apo vetem fryhesh kur te perkedhel koken merkeli, si puna e atij mikut.
    merkeli i ben llogarite me maje te holle.
    Evropa nuk po e merr vehten dhe ajo kerkon tregje te reja per te zgjeruar harremin e saj, se ndryshe merr te tatepjeten.
    ne kete vazhde eshte edhe puna e ukrahines.

    merru me punet e ketij vendi, o byrazer dhe motivoj njerezit per pune, se po qe per ndihmat nga jashte do mbetemi sic kemi qene keto 20 e kusur vite.

    Reply to this comment
  5. info analitike August 29, 08:53

    Tani qe u frymezove nga BE-ja shko dhe shkruaj nje hartim te bukur ne Shqiperi.

    Reply to this comment
  6. orienti August 29, 10:25

    Mendoj se Rama shpejt do zere vendin qe meriton te lideret e Europes jo se dua une,por se do ta kerkoje europa.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*