Lajm i keq për Bayernin, Vidal do të mungojë ndaj Realit

April 16, 2018 14:49

Lajm i keq për Bayernin, Vidal do të mungojë ndaj Realit

 

U vërtetua ajo që i frikësoheshin te Bayerni i Mynihut.

Arturo Vidal, i dëmtuar në gju gjatë seancës stërvitore të së dielës, një dytë pas fitores me Wolfsburgun, do të mungojë për një kohë relativisht të gjatë, duke humbur edhe gjysmëfinalen e Championsit me Realin e Madridit.

Edhe pse nuk është përcaktuar një datë e saktë për rikthimin e tij në fushë, është e sigurt që do të qëndrojë për shumë javë në infermieri.

Trajneri Jupp Heynckes konfirmoi se Vidal duhet t’i nënshtrohet një operacioni të vogël, për të rikuperuar dëmin që shkaktuar në ligamentet e gjurit, procedurë që kërkon kohën e saj.

Gjithsesi, numri një i stolit bavarez theksoi se mesfushori 30-vjeçar është një luftëtar dhe nuk dorëzohet para çdo vështirësie.

Lajmi për mungesën e gjatë të Vidal është pritur me shumë zhgënjim në kampin Bayernit, që në këtë fund sezoni ka nisur sprintin final në të tre frontet.

Nëse titulli në Bundesligë është siguruar, janë ende në lojë Kupa e Gjermanisë dhe Champions-i.

a.s/dita

April 16, 2018 14:49
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*