Miratimi i kredisë nga FMN, Ahmetaj: Inkurajim i drejtpërdrejtë për reformat

May 28, 2016 14:08

Miratimi i kredisë nga FMN, Ahmetaj: Inkurajim i drejtpërdrejtë për reformat

Ministri i Financave Arben Ahmetaj ka reaguar në rrjetet sociale lidhur me këstin e FMN dhe vlerësimin për ekonominë shqiptare.

Ja çfarë shkruan ai:

Në përfundim të rishikimit të shtatë të performancës së ekonomisë shqiptare në kuadër të programit tre-vjecar me qeverinë, Bordi Ekzekutiv i FMN vlerëson se

 

  1. Rimëkëmbja ekonomike e Shqipërisë, po përshpejtohet ndërsa parashikimi në afatmesëm është i favorshëm.
  2. Qeveria shqiptare ka marrë autorësinë e plotë të programit dhe vendosmëria e treguar për implementimin e reformave ambicioze dhe të vështira strukturore dhe fiskale është e lavdërueshme.
  3. Angazhimi i autoriteteve për të vijuar me konsolidimin fiskal është thelbësor për të garantuar qendrueshmërinë e borxhit dhe ulur risqet fiskale.
  4. Planet e autoriteteve për t’i fokusuar përpjekjet e tyre të axhustimit fiskal në kahun e të ardhurave, është e përshtatshme.
  5. Vendosmëria e qeverisë për implementimin e reformave strukturore fiskale për të reduktuar risqet fiskale është inkurajuese.
  6. Autoritetet kanë bërë progres mbresëlënës në shlyerjen e detyrimeve të prapambetura në nivelin e qeverisë qendrore” – thotë FMN.

 

Është fakt që ekonomia shqiptare e ka konsoliduar tashmë trendin e saj të qendrueshëm të rritjes dhe zhvillimit.

 

Ne jemi të vetëdijshëm që kemi ende punë për të bërë. Ndajmë të njëjtin qendrim me FMN se është thelbësore të ruajmë ritmin e reformave në ekonomi; se do të duhet të punojmë ende për përmirësimin e klimës së biznesit, se e kemi sfidë rritjen e konkurrueshmërisë së vendit dhe mbi të gjitha, të implementojmë sa më shpejt reformën në drejtësi, për të hapur një kapitull të ri në perspektivën europiane të Shqipërisë.

May 28, 2016 14:08
Komento

3 Komente

  1. info analitike May 28, 15:10

    Prape borxh??? Nuk rimekembet ekonomia vec me borxhe por edhe me investime. Deri me sot asnje investim vec koncesione e para lume drejt klanit te miqve.

    Reply to this comment
  2. Genti May 28, 16:26

    Doli perseri, diharrea propagandistike e Ahmetajt. Keta na shesin per borxhe parate qe i kane vjedhur vete nepermjet firmave te tyre klienteliste, si nga PD dhe PS-ja tani. Klientet e djeshem te PD-se jane kthyer ne kliente te sotem te PS-se. Ahmetaj, nje minister papagall i korruptuar, i cili thjesht perkthen fjalet e FMN-se, se ciles i interesojne vetem parate e huazuara per te vjedhe politikanet plus interesi katastrofik, pa pasur parasysh se Ekonomia dhe mireqenia ne Shqiperi jane te buka. Ky institucion finaciar Zionist i Rokfelereve dhe Rothchildeve, se bashku me Banken Boterore, sjell shkaterrim, varferi dhe nje borxh afatgjate i cili do te kaloje deri te sterniperit tane.

    Reply to this comment
  3. elio May 30, 10:26

    Mire e ka ky, borxhin e quan progres…

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim