Lajm i mirë për biznesin e vogël në Tiranë: Bashkia fal tarifën për hapësirën publike, shtyhen pagesat për taksat vendore. Ja kategoritë që përfitojnë

April 6, 2021 16:15

Lajm i mirë për biznesin e vogël në Tiranë: Bashkia fal tarifën për hapësirën publike, shtyhen pagesat për taksat vendore. Ja kategoritë që përfitojnë

Bashkia e Tiranës ka vendosur që t’u vijë sërish në ndihmë bizneseve të vogla, të cilat janë prekur nga situata e krijuar prej pandemisë.

Këshilli Bashkiak miratoi sot vendimin për përjashtimin nga pagesa e detyrimit të tarifës së zënies së hapësirës publike për periudhën prill – shtator 2021, për të gjitha subjektet që ushtrojnë aktivitetin e bar, restauranteve dhe hoteleve të klasifikuara si biznes i vogël. Gjithashtu, u vendos dhe shtyrja e afatit të pagesës së taksave dhe tarifave vendore për të gjitha subjektet, deri më 20 maj 2021.

“Siç kemi premtuar, sot i propozojmë Këshillit Bashkiak një projekt vendim për lehtësirat fiskale ndaj biznesit, në kuadër të masave për përballimin e pasojave të Covid-19. Do të thotë që ne do të falim të gjitha tarifat vendore për hapësirën publike të të gjitha bizneseve të bareve, restoranteve, lokaleve, kafeneve që konsiderohen biznes i vogël për periudhën Prill-Shtator 2021. Pra, duam që edhe mbasi të mbarojë vaksinimi i popullsisë gjatë muajve të verës, të punohet pa i paguar tarifat bashkiake, që të kenë mundësi të rikuperojnë kohën që nuk u punua dhe nuk pati fluks në këto lokale dhe restorante. Për të gjithë të tjerët e kemi shtyrë afatin e pagesës së taksave dhe tarifave vendore deri në 20 Maj të vitit 2021. Pra, i kemi dhënë kohë edhe bizneseve të tjera që mos të nxitojnë. Mund ta bëjnë këtë gjatë muajit Maj”, theksoi Veliaj.

Si pasojë e situatës së krijuar nga Covid-19 dhe në vazhdimësi të ndryshimeve në Paketën Fiskale, Bashkia Tiranë ka miratuar një sërë masash për ti ardhur në ndihmë sektorit të bar-restorante dhe hotele, masa lehtësuese të miratuara me vendime të këshillit Bashkiak.

o.j/dita

April 6, 2021 16:15
Komento

11 Komente

  1. pallavra , bla, bla bla April 6, 16:24

    Ja sa te kaloje 25 Prilli dhe papritur taksat do te mblidhen me dru

    Reply to this comment
    • Raimond vlonjati April 6, 17:26

      Hahahaha

      Ata biznesi i vogel, vetem te jene budalenj fare, te besojne,
      keto hilete prej prvinciali te Lali Fikut

      Reply to this comment
      • Tung April 6, 20:05

        Filloi muaji i shenjte i fushates.
        Tani kemi shkopin magjik dhe cdo gje e realizojme.
        Neveri mbytese percjell e tere bajga politike.
        Perjashtondisa individe qe vec vegjetojne e nuk grabisin, por prape hane qyl.

        Reply to this comment
        • Ku je o shtet? April 7, 10:34

          Ti je sharlatan o Veliaj,se ju fal tarifast lokaleve qe kane zene hapesirat publike,ndersa qytetareve ua ke grabitur keto hapesira per interesat e tua te babezise se fitimit!
          Eshte cmenduri dhe krim,qe shumica e trotuareve jane te zena aq sa nuk kembehen dot 2 vete?
          E theksuar eshte kjo ne lagjet periferike te Tiranes,Kinostudio,Astir,Yzberisht(KMY) etj ku nuk ka asnje vend ku njerezit te shetisin,te ulen e te pushojne,nuk ka lulishte se jane zene nga lokalet etj dhe ky derdellit se do ju fale tarifat!
          Po hapesirat publike qe na ke grabitur KUR DO NA I KTHESH,o i babezitur mashtrues?

          Reply to this comment
  2. Ne burg ramuti hajduti i 110 milion eurove April 6, 16:25

    O maçok leri premtimet por trego sa eshte pjesa jote qe ke vjedhjeur te 110 milion eurot plus kostot e tjera shkon 120 melon.Trego majmun leri pelivanlleqet se te njohim mire tani.

    Reply to this comment
  3. Sali Bisha 24 kar-at komunist April 6, 17:17

    Komentues trapa qe nuk thone asnje fjale per garuzhden bosh qe servir tranvestitja Lulushe dhe shajne cdo perfitim qe i behet biznesit te vogel.

    Reply to this comment
    • Lepi lepi se do te ngopesh nje dite April 6, 18:52

      Ke bere shume pak komente sot cudi sikur te te paguajne , e dime shume mire se sa i ul lali taksat , perse nuk i uli gjate dhe pas pandemise por pikerisht tani 20 dite para votimeve ? Sa per ata qe komentojne dhe jane trapa se nuk shajne lulushen qe te te behet qejfi ty dhe punedhenesit tend trap je ti qe nuk po gjen dot ndonje pune tjeter te hajrit sa per ne as e ruajme fare per lulushe dhe nuk do te thote se nuk na pelqen lali dhe ramuti ne jemi me lulushin ne te semes te shkojne te gjithe legenet qe kane bere politike ketu bashke me sojin tend bythelepires

      Reply to this comment
  4. 1444 April 6, 18:14

    Me Kod Zgjedhor ndalohet: Katër muaj para datës së zgjedhjeve deri në formimin e qeverisë së re pas zgjedhjeve
    ndalohet propozimi, miratimi ose nxjerrja e akteve ligjore ose nënligjore, të cilat parashikojnë
    dhënien e përfitimeve për kategori të caktuara të popullsisë, të tilla si aktet që parashikojnë
    rritjen e pagave, pensioneve, mbështetjes ekonomike apo sociale, uljen ose heqjen e taksave,
    vendosjen e amnistive fiskale, privatizimin apo dhënien e pasurive a të shpërblimeve, etj.,
    përveçse kur nisma kushtëzohet nga gjendje të fatkeqësisë natyrore

    Reply to this comment
  5. Soc.jo rilindas April 6, 18:41

    Po ne qe nuk kemi biznes te Vogel dhe te madh,Clare na falet,nuk ka problem,diferencimi qe Ben bashkia do ta jap rezultatin ne 25 prill.kaq

    Reply to this comment
  6. Kavajsi April 7, 08:14

    Shume lire shitemi ne shqiptare ! Me kujtohet ne Kavaje kur Ervin Rroshi shprndante nga nje pul deti per te marre votat.Se ku gjendeshin keto leke ate e di bashkia dhe qeveria megjithse e di dhe i gjith populli.

    Reply to this comment
  7. juventus April 7, 09:24

    O Erion plehra po nuk u ngope me keto mashrtime ? A eshte kjo blerje vote? SPAK robt ku ti kesh.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim