LAJM I VONË / Nuk ka më paqe. PD tani kërcënon se do përdorë Salianjin!

January 11, 2018 20:10

LAJM I VONË / Nuk ka më paqe. PD tani kërcënon se do përdorë Salianjin!

 

Një përshkallëzim dramatik ka pësuar ditët e fundit konflikti mes grupit prapamilitar shqiptar PD dhe Aleancës Veriatlantike.

Disa burime që ndodhen anës Lanës të palarë, anës shqupit të panxënë, bëjnë me dije për Gojët e Liga se edhe një nismë paqëtimi e momentit të fundit ka dështuar.

Nisma në fjalë parashikonte pjesëmarrjen e një ekipi sportiv të PD-së në Lojërat e famshme Dimërore të Shtegut të Dhive, resorti i njohur pranë Vicidolit.

Sipas marrëveshjes, ekipi përbëhej nga skiatori Edi Palosja që do garonte në disiplinën e vështirë të Saliut Gjigand, dhe një çift i patinazhit artistik, të mirënjohurit Enno Bozdojenko dhe Grida Dumova. E gjitha kjo, një operacion imazhi që do shërbente për të shkrirë akullin mes palëve.

 Por qehajai i PD-së Lulrrafsha Mosuvrafsha u këshillua nga kryemëndjedhënësi i grupit, fathërbordi Klevis Balliu, sipas të cilit nëse pjesëmarrja e sportistëve të PD-së në eveniment do të shkrinte akujt, atëherë ata nuk do kishin ku të performonin.

“Dëgjo, po më thotë babi, po shkrimë akujt, ku do rrëshqasim pastaj?”, i tha fadhërbordi shefit.

Kështu siç tashmë dihet nga të gjithë, erdhi edhe refuzimi i orës së fundit.

Lulrrafsha jo vetëm që i dërgoi një telegram proteste NATO-s, duke deklaruar se PD nuk do rrëshqasë, por e kërcënoi Aleancën se do përdorë armën e vet më të re, që ja kalon edhe teknologjive të gjeneratës Mul1 dhe Mul2.

“Nuk besoja se arrinte puna deri këtu. Po po ju them se po vazhduat me sanksione, do lëshojmë Salianjin”, shkroi L.Rrafsha, duke shkaktuar panik nga Brukseli në Uashington.

Po cilat janë karakteristikat e armës Salianj?

Ekspertë të lëndëve antibiologjike pohojnë se sado paradoksale të duket, teknologjia Salianj është e kundërta e arsenaleve të njohura, Sali dhe Mul.

Ajo bazohet në lëshimin e një lënde veshtullore me karakteristika diku midis kërmillit dhe trahanasë, që ka efekte të çuditshme mbi popullatën civile.

Dikujt mund t’i shkaktojë të vjella dhe diarre, dikujt tjetër përgjumje dhe dremitje permanente, ndërsa një të treti anicir dhe krupë.

“Kjo lëndë”, thonë ekspertët, “nuk synon sulmin agresiv ndaj kundërshtarit, por shkaktimin e ndjesisë akute të largimit një orë e më parë nga vendngjarja. Ndaj dhe sado e padëmshme të duket, është shumë më e rrezikshme se armët e tjera që ka në dispozicion PD”.

Shënim: Gojët e Liga është rubrikë satirike, pa efekte anësore ndaj civilëve të pafajshëm.

January 11, 2018 20:10
Komento

3 Komente

  1. zig zag January 12, 08:56

    hahahahaaa 🙂
    jeni njesha

    Reply to this comment
  2. Niko January 12, 14:08

    E papare, skiatori Edi Palosja????

    Reply to this comment
  3. gjergji January 18, 11:09

    Ha ha ha ha a,ky karagjoz ben dhe te fortin,te kishte qendru dhe ca kohe ai rrafi manikinin strazimir qe ta kishte pshurr dhe ket debil, ky e ka hak ate qe thote populli; goja llap e kurrizi dap..o trap.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*