LAJM I VONË / Rama do donte shumë të ishte atje në vendin tënd tani

December 8, 2018 14:37

LAJM I VONË / Rama do donte shumë të ishte atje në vendin tënd tani

Kryeministri Edi Rama bëri me dije pak më parë se ai do donte shumë të ishte në vendin e studentëve, duke protestuar.

“Lum si ju që protestoni,” deklaroi kryeministri i mallëngjyer, “eh, të isha edhe një herë 20 vjeç”.

“Por ç’e do,” shtoi Rama, “tani më ka zënë rrota bishtin më këtë punë leshi, t’uj ça drrasa gjithë ditën e ditës”.

“Ej, e dini se dhe unë kam ngelur në nja dy lëndë? Eeee, ça kohërash!!!”, shtoi KM-ja.

Siç mund t’ju kujtohet, kryeministri deklaroi pak ditë më parë se do donte shumë të ishte në vendin e banorëve që do u prishen shtëpitë në Unazën e Re.

“Një shtëpi e prishur, në fakt është një shans për të punuar për një shtëpi të re,” tha ai, “një mundësi e re hapet për të kombinuar perdet me divanet, pllakat me ngjyrën e mureve, këmishën me mobiljet… Fantastike!”     

Kreu i qeverisë shquhet për empatinë akute që provon sa herë vjen puna për njerëz në hall, shtresa në nevojë, grupe të margjinalizuara shoqërore.

Nga ana tjetër, në mëse një rast Rama ka paralajmëruar bashkëbiseduesit direktë dhe ata virtualë, se nuk do donin kurrë të ishin në vendin e tij.

“Mos e provofsh kurrë të jesh kryeministër i një vendi si Shqipëria,” iu rrëfye ai në një çast dobësie, bashkëbiseduesit Lulzim Basha, i cili shqeu sytë dhe e mori gabimisht si mallkim pohimin e sinqertë të Ramës.

“Nuk do doje kurrë të ishe në vendin tim, më beso,” i tha një herë tjetër ministrit Damian Gjiknuri, që nuk dinte si ta merrte këtë frazë ndaj s’hapi gojë.

“Nuk e di si e shihni ju, por do ju lutesha të më bënit kryeministër të ndonjë vendi tjetër, nqs është e mundur,” i pat Rama thënë dikur kancelares Merkel, e cila që atë cast mendoi seriozisht ndërprerjen e komunikimit me Edin.

“Rexhep o byrazer, e ke kollaj ti me turqit, po hajde një herë sadrazem në Tiranë ta shohësh,” iu qa në një episod tjetër presidentit turk kryeministri.

I gozhduar në një post që nuk rresht së sjelli belara, burimet pohojnë se kryeministri sapo është futur në fejsbuk, ku një prind i qahet se ka dy djem në shkollë dhe një vajzë për të martuar, por familjes mezi i del buka e gojës.

“Ça buke hani ju vlla,” pyeti Rama.

“Gruri zoti kryeministër, nga ajo e dyqanit”.

“Ehh, sa do doja të isha në vendin tënd tani! Unë kam dy vjet që më detyrojnë dietologët të ha bukë shtatë drithërash, në mëngjes pak tërshërë me qumësht soje, pasdite dy-tre krostata me thekër dhe krunde. Vdiqa po të them!”      

Në një njoftim përmbyllës, para se të dilte nga fejsbuku, Rama njoftoi të gjithë audiencën e faqes së tij se, ashtu në përgjithësi, do donte shumë të ishte në vendin e secilit prej lexuesve të tij. Po ahh, c’e do…

*****

Shënim: Gojët e Liga është rubrikë satirike në vendin e së cilës kushedi sa shumë njerëz duan të jenë. Por aha!

December 8, 2018 14:37
Komento

5 Komente

  1. Boku December 8, 12:53

    Rama do donte shume te ishte poshte urave ne paris duke shitur piktura, apo ne korfuz duke bere matrapazlleqe ikonash, po ce do, eshte shume I zene duke bere e fshehur milionat e eurove. Shpetimtari batakci qe do cuar ne burg bashke me gjithe mjnistrat e tij dhe saliut keto njezet vite. Por jo thjesht burg. Se pari tu nxjerrin milionat nga I kane futur, monstrat

    Reply to this comment
  2. xxx December 8, 14:45

    Rama do donte me shume te ishte duke dhjerre poshe ne nje prej urave te Lanes

    Reply to this comment
  3. Dibrani December 8, 15:02

    Si i tha vetes te mediat Gjermane,..jam kryeministri me i mir !!! hahahahaha

    Reply to this comment
  4. demo December 8, 15:54

    Deliri i Madheshtise cfaqet edhe ne formen e Eremitit.
    Neqoftese Sali katunari shiste pordhe duke sfiduar popullin:-Keni inat qe femijet e mi jane te pasur? Ky Deliri cfaqet i vuajtur si Neroni,qe e priti vrasjen duke thene:-Ah cfare artisti po humbet me mua!

    Reply to this comment
  5. mirel December 8, 18:20

    Ou, haka buke gruri si ajo e kryeministrit ky student..
    Thuaj qe ha buke te helmuar serbe. Ta merr mendja qe dhe kryeministri nga ajo ha?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*