Lajmet e hidhëta nga Brukseli (edhe njëherë mbi teatrin e Tiranës)

June 16, 2019 01:00

Lajmet e hidhëta nga Brukseli (edhe njëherë mbi teatrin e Tiranës)

Janë dhënë disa sinjale të qarta që Brukseli do t’i thotë PO Shkupit dhe JO Tiranës në hapin e radhës drejt BE-së.

Brukseli ka kaluar nga JO për të dyja në PO vetëm për Shkupin me sa duket për të dhënë mesazhin që nuk është kundër zgjerimit dhe nuk e ka braktisur Ballkanin.

Gjithçka ka të bëjë me standardet? Nuk është krejt kështu. Kur ata kanë dashur, standardet dhe detyrat janë kaluar me njërin sy të shkelur e me njërin vesh të dyllosur, ose edhe sy e veshë të mbyllur plotësisht.

Por ama nuk është as e vërtetë që fajtorë për këtë dështim të ri të Shqipërisë, është njëra apo tjetra palë politike në Tiranë.

Janë të gjithë.

E gjithë kjo klasë politike abuzuese, e korruptuar, manipulatore, vrasëse, që riciklon veten nëpërmjet mosndëshkimit dhe që prodhon në vijimësi kriza të rënda për vendin për pushtetin personal duke e lënë Shqipërinë në vend numëro.

Duke detyruar edhe në 2019 mijëra shqiptarë të braktisin vendin. Po ri-ikin edhe ata që kishin menduar të riktheheshin dhe ishin vendosur pas shumë vitesh emigrim në Shqipëri. Kjo është tragjike.

Kjo klasë politike e Shqipërisë, përkatësisht vendimmarrësit kryesorë të saj, Rama, Meta-Kryemadhi dhe Berisha-Basha janë në sinkron të plotë dhe kriza që kanë prodhuar dhe po përdorin po fryhet prej tyre për qëllime që kanë të bëjnë:

1 – Me riforcimin e pozitave të gjithësecilit brenda partive respektive.

2 – Me ndarjen e pushtetit të ri të drejtësisë.

Kjo që po ndodh nuk është një luftë mes këtyre treve. Kjo është një luftë mes këtyre treve bashkë dhe Shqipërisë, në anën e së cilës janë për momentin vetëm ata që duan të finalizojnë me çdo kusht reformën në drejtësi.

Në këtë moment që po shkruhemi, skena politike është e mbushur me “kërcënimet” mes tyre. Por në prapaskenë po duan të ndajnë fshatçe vendet që tani janë në lojë në Kushtetuese, Gjykatën e Lartë, SPAK, Prokurorin e Përgjithshëm dhe Inspektorin e Lartë të Drejtësisë.

Këto informacione dhe ky përfundim është tashmë edhe tek ndërkombëtarët. Ata po e mbështesin me sforco qeverinë, sepse vetëm kështu mund të finalizojnë shpejt investimin e tyre në sistemin e drejtësisë. Por lajmet që vijnë nga Brukseli tregojnë që në të vërtetë po i shohin të tre bllok.

Ata që pësojnë janë vetëm shqiptarët e thjeshtë, të cilët janë sfilitur mendërisht dhe materialisht.

Meta u dha dy të tjerëve alibitë perfekte për të brohoritur të dy fitoren.

Edhe nëse do ketë zgjedhje në 30 qershor, ato janë një flluskë, një mashtrim. Sepse të tre e dinë që ato do jenë të pjesshme, të përkohshme.

Pas tyre do bëhen zgjedhje të tjera shumë shpejt.

Sa shpejt? Do e çojnë vendin në zgjedhje të parakohshme pa lënë kohë për reformën zgjedhore.

Zhbërjen e 2008-s dhe hapjen e tregut politik për njerëz të rinj, ata nuk do ta lejojnë kurrë.

Të paktën, ata vetë jo.

Dita

June 16, 2019 01:00
Komento

28 Komente

  1. NY. June 16, 01:38

    “Zhbërjen e 2008-s dhe hapjen e tregut politik për njerëz të rinj, ata nuk do ta lejojnë kurrë. Të paktën, ata vetë jo”

    Natyrisht qe jo sepse ai do ishte fundi i tyre,Eshte Shekspirjane;E vetmja menyre per te mbijetuar per te mos u ballafaquar me drejtesin eshte mbajtja e pushtetit me cdo kusht,Rama Meta,Berisha Basha jane autore krimi te perbashket.Pushteti real i tyre ndahet neper qilaret sekret te marrveshejeve

    Reply to this comment
      • Raimond vlonjati June 16, 04:37

        Qe Brukseli do I hapte negociatat me Maqedonine dhe jo me Shqiperine,
        I ka dhene sinjalet qe vitin e kaluar .

        Vitin e kaluar politikanet e Brukselit flisnin me nenkuptime qe duhej ndihmuar Maqedonia, por jo Shqiperia

        Por politkanet shqiptare nuk e kuptonin, gjuhen e dyfishte qe perdornin politkanet e BE , e cila ishte pro Maqedonise dhe kunder Shqiperise

        Ata nuk do I hapnin negociatat me ne, edhe sikur ne te kishim zbatuar te githa kerkesat e tyre
        , sepse ata jane kunder propulsive myslymane ne Europe,

        Nuk ka lidhje fare me deshtimet e politikes se Rames dhe me ankesat qe ben ekipi I Sales kunder hapjes se bisedimeve

        Natyrisht ata perdorin keto fakte per te justiifikuar armiqesine e tyre ndaj popullsise sone

        Politikanet tane duhet te gjejne gjuhen sa me shpejt me njeri tjetrin dhe te paraqiten si nje bllok sebashku ne BE

        Shiko sa te padrejte jane ata ne BE, : Ata duan te avancojne Maqedonine ne kete process per pranimin ne BE,
        kur Maqedonia I ka skandaloze shkeljet per drejtat e minoriteteve.
        sidomos te drejtat e shqiptareve qe mbahen ne burgje pa asnje arsye fare

        Ndersa ne Shqiperi te drejtat e minoriteteve jane ne nivele me te larta edhe se ne BE,

        Reply to this comment
        • Biometri June 16, 10:03

          Nuk ka t beje me nyslimanrt o Rajmond.
          Sa myslimane kemi ne gjithsej, ka vetem turq Berlini.
          Kjo eshte ceshtje zotesie dhe lobimi e klases politike.
          Ore nuk duan keta tanet.
          Se nuk jane me pashallare si me pare nese hyjme atje.
          Jane dhe bytheca.
          Nuk u kundervihen dot hapur te huajve se jsne te kapur.
          Ndaj bejne nga keto lojra, kane te drejte keta te gazetes.

          Reply to this comment
  2. Sharlatani i Selanikut Fahri Xharra June 16, 02:05

    Une i lutem pellazgeve me kafka superior ta gjejn nje komb te lumtur qe gjindet brenda BARBARIS se BE-s ose sferes se ja te influences.

    https://www.youtube.com/watch?time_continue=50&v=HWjCStB6k4o

    Reply to this comment
  3. Zef Shpatari June 16, 03:16

    I nderuari zoti kryeredaktor i gazetes Dita, Adrian Thano

    Ju kaloi si lajm pa rëndësi, fakti, që pak orë para mesnatës së të enjtes, në mjediset e Bashkisë-Elbasan, janë dëgjuar krisma, të cilat, sipas mashtrimit të kreut të policisë “Babale” (Albert Nushi) në Elbasan, gjoja kishin lidhje, me paralajmërimin në ajër, bërë ndaj një shtetasi, që nuk i ishte bindur policisë “për kontroll rutinë”, por e vërteta është krejt ndryshe.

    Sipas raport-procedimit policor nr. 32/4, datë 13 qershor 2019, ora 11:45, çuar në Prokurorinë e Elbasanit, rezulton se pranë Bashkisë ”Sejdini-Sanxhaktari”, kanë qëlluar oficerë të Gardës së Republikës, kundër 2 personave të maskuar, që tentuan të vendosnin një objekt të dyshimtë, në dritaren anësore të ndërtesës, poshtë zyrës së Sejdinit.

    Kujtojmë, se qysh prej datës 4 tetor 2017, kur bandat konkurente i çuan Lal Qazimit, arkivol tek dera e një prej 34 apartamenteve që ka në Elbasan (të dhëna me qira për studentë), kryeministri Edi Rama i kishte vendosur Lalës nga 1 roje personale oficer garde me 3 turne, që e shoqëronin dhe e ruanin 24 orë orë në zyrë, aktivitete e shtëpi, pa llogaritur policët e zonës, që vinin rrotull, paçka se është “çudi”, si kaloi arkivoli pa u vënë re, nga “gardhi” i policëve e gardistëve.

    Pas këtij kërcënimi të qartë për eleminim fizik, me ndërhyrjen e kryeministrit, u caktuan trupa të tjera të Gardës, me shërbim “Non stop”, për ruajtjen hermetike të kryebashkiakut Qazim Sejdini, si siguri e përforcuar në zyrë, në apartamentet ku jeton duke qarkulluar shpesh, në aktivitete, në vilat dhe bizneset, që kanë fëmijët, gruaja e dhëndri Sokol Sanxhaktari.

    Vetëm pak minuta pas krismave, Qazim Sejdini, me të drejtë halli, i tmerruar e strukur nga sulmi fizik i bandës rivale, deri me mos dalje publike 20 ditëshin e fundit, i bindur se ato krisma, kishin lidhje me të dhe dhëndrin e tij, i telefonoi Edi Ramës, dhe me miratim të tij, shoqëruar nga trupat e Gardës dhe Policisë së Shtetit, është nisur urgjent drejt Tiranës, nëpër aksin Elbasan-Rrogozhinë, së bashku me bashkëshorten dhe vajzën pedagoge.

    Krejt i dërmuar nga jeta me hije, me kobure “prapa qafe”, eksploziv në makinë, zyrë e shtëpi, Lal Qazimi i është përgjëruar “kapabandës” Edi Rama, të krijojë mundësinë e ikjes familjare larg Shqipërisë, me garanci (pazar) shteti, për paprekshëmri ligjore, nga dosjet e zeza, si dhe t’i përforcojë mbrojtjen, deri sa të syrgjynosen.

    Këtë lutje, Lal Qazimi ia ka kujtuar kryeministrit edhe pas arrestimeve të rivalëve Çapja, të cilët prej disa vitesh, kanë qenë nën sulmet e bandës “Sejdini-Çela-Sanxhaktari”, me shumë vrasje, plagosje, antentate, eksplozive, peng-marrje, gjoba, bllokime e sekuestro biznesesh nga shteti, bërë me porosi të Lal Qazimit, por po me porosi të “Lalës”, banda Çapja ka qenë dhe nën goditjen e policisë, që ende është në dizpozicione shërbim të bandës “Sejdini”.

    Kryeministri Edi Rama, në pafuqi për ta mbrojtur nga ligji dhe banda Çopja, po përgatit syrgjynosjen e familje-bandës “Sejdini”, për strehim në Kanada, fakt që e kanë konfirmuar burime informacioni të sigurta, ardhur nga institucione ligjzbatuese e shërbimesh publike, si prefekturë-polici-prokurori-gjykatë lokale, që merren me procedura policore, në raste specifike ndërmjetësimi shtetëror me vende të tjera, për “emigrim personash me funksione publike, si masë sigurie jete”.

    Edhe në zyrat e pronave, tatimeve, Sigurimeve Shoqërore, Gjendje Civile e deri në Shëndetin Publik, rezulton se Sejdinët e Sanxhaktarët, po bëjnë letrat për ikje si “Dinasti”; madje dhe në Unversitetin “Aleksandër Xhuvani” të Elbasanit, thonë, se vajza Imelda Sejdini, me detyrë Dekane e Fakultetit Ekonomik, po bënë letrat për largim nga puna.

    I vetmi ngërç që ka Rama, është dosja penale e bandës familjare “Sejdini-Sanxhaktari”, hapur në datën 27 tetor 2017, nga Prokuroria e Rrethit Elbasan, me firmë të prokurorit Dritan Ginës, armikut të Sejdinit, shkarkuar nga Arta Marku, vetëm 5 ditë pas hapjes së kësaj dosjeje, me kërkesën drejtuar Hipotekës, bankave, Tatimeve e Doganave, për të dhëna lidhur me bizneset dhe të ardhurat e bandës Sejdini-Sanxhaktari, por edhe të dhëna nga Policia e SHISH, për trafiqe e krime të çdo lloji.

    Nuk e dimë, nëse edhe kjo dosje do të zhduket, ose do të pastrohet, por dihet fakti, se dinastia sunduese “Sejdini-Sanxhaktari”, ka bërë gati valixhet e vetë-syrgjynosjes larg Shqipërisë, duke lënë prapa, një Elbasan të zhytur në tmerr e luftë bandash.

    Reply to this comment
    • Ramush Gjoka i MASAKRES se KRALANIT, Gjakove. June 16, 04:02

      I nderuar Zef Shpatari!
      Juve flisni per zedhenesin/VEGLEN e Kryemnistrit dhe jo per Kryeministrin qe une mendoj se eshte Tony Blair.

      Tash ne pergjithesi me qe keta akzuohen se jane te RUSIT, perse vene ne KANADA, PERENDIM?

      Reply to this comment
    • na mbyten sharlatanet June 16, 08:41

      ky zef prej shpelle eshte kurva rmilionerBOCI qe ka ber namin kur ishte pedagog.
      edhe DITA me sponsoret e tyre dhe shpellaret ne ekstaze per lajmet e keqija per albanistanin dhe shpellare kriminel qe punojne cdo dite kunde vendit qe strehoi mongolet turcelinj.

      Reply to this comment
    • Zigur Qarri June 16, 11:56

      Rrespekt Z,Zef Shpatari per informacionin e detajuar,por sidomos për ate më kryesoren ne lidhje me prokurorin Dritan Gina,
      qe varros mafiozin Edvin D’Rama dhe veglen qorre te tij Arta Markun.
      “I vetmi ngërç që ka Rama, është dosja penale e bandës familjare “Sejdini-Sanxhaktari”, hapur në datën 27 tetor 2017, nga Prokuroria
      e Rrethit Elbasan, me firmë të prokurorit Dritan Ginës, armikut të Sejdinit, shkarkuar nga Arta Marku, vetëm 5 ditë pas hapjes së kësaj
      dosjeje, me kërkesën drejtuar Hipotekës, bankave, Tatimeve e Doganave, për të dhëna lidhur me bizneset dhe të ardhurat e bandës
      Sejdini-Sanxhaktari, por edhe të dhëna nga Policia e SHISH, për trafiqe e krime të çdo lloji”.

      Reply to this comment
    • vetem keqardhje June 17, 18:58

      O Zef Shpatari, keshtu jane burrat? Ti je burre mut qe nuk te hane as sorrat. Po ke gje qe do te ndihmosh o shtetin o fashstat kunder shtetit, beji keto spjegime pa futur koken ne rere se bythen e ke perjashta qe eshte adresa jote, prandaj te duket sikur na bere nje tregim me Qazim Sejdinin, por kush pjerdh per fjalet e tua e as per ty o babalefelliqesire sikur u ka nxjerre Saliu nga breket e qelbura.

      Reply to this comment
  4. Zoti Menon Po Nuk Harron ! June 16, 05:24

    Sa do gjate qe ta shtyne,nje dite do bijen nga fiku, do ti vjellin nga hundet,eshte ceshtje kohe,historite e mafjeve nuk i shpikem ne,rivaliteti i pushtetit te tre bandave kryesore do coj ne perplasje te pa shmangshme per jete a vdekje, Hengershin kokat e njeri tjetrit,Mos tu genjej mendja se do i mbajne nderkombetaret,tani per tani ju duhen po jo per gjithmone,shpejt do tu japin duart,rruga e sketerres i pret.

    Reply to this comment
  5. Se pas dimrit vjen nje vere qe do kthehemi njehere. June 16, 06:02

    Haha…”te pa prekeshmit” e pusht-shtetit.O sa ka pare Shqiperia “udheheqes” qe kane shkuar ne te semes,s’kane te numuruar.”Prit prit se s’ke pare gje akoma” “Me qetesi e dashuri” “ne emer te demokracise” Nga fitorja ne fitore kane thene te gjithe.

    Gazeta Dita,botimet e redaksise si ky i me sipermi, jane per tu admiruar per pa aneshmerine e subjekteve dhe interesava te caktuara politike

    Reply to this comment
  6. Orli June 16, 06:18

    Mirmengjes qytetari dixhital,dikur shkruesi i letrave anonime!

    Reply to this comment
  7. klemi June 16, 06:55

    Nuk po kuptoj ku eshte interesi juaj more gazetare te kesaj gazete qe here pas here thoni nga nje brockull se shqiperia nuk do te pranohet ne be??? Ku eshte interesi juaj qe i fryni ketij versioni!!! Pse nuk thoni nje fjale te mire per kete vend, por vetem shfryni mellefet tuaja ne gazete???

    Reply to this comment
  8. Drenova June 16, 07:15

    A i di keto fakte prokuroria?
    Ne se jane te verteta,atehere duhet te ndalohet familja Sejdini te dale nga vendi!

    Reply to this comment
  9. DRENICA E KUQE June 16, 07:32

    Koment shume i drejte dhe i qelluar, e nderuar gazeta DITA! Populli shqiptar asnjehere ne histori nuk ka pase “shqiptare” te tille ne udheheqje. Dhe keta “njerez” po sillen ne rreth vicioz qe 30 vjet, duke i shkaktuar deme Shqiperise e popullit shqiptar te kudondodhur dhe duke e pasuruar vetem veten dhe familjet e tyre ne kurriz te popullit, e qe duhet te punojne e te interesohen per gjendjen e tij ne çdo fushe, qe pare realisht eshte per mizerje…
    Reforma ne drejtesi eshte ajo qe ua djeg dheun nen kembe dhe i lidhe kriminelet, abuzuesit e pushtetit, matrapazet, te korruptuarit, manipulatoret…, te ju e te ne.
    Njesoj per fat te keq po sillen edhe ne Prishtine, Shkup e Podgorice “tanet” tash e shkuar 30 vjetve “shakaxhinjte e pavaresise” se Dr. Ibrahim Rugoves (LDK&Korp.) pas te cileve shakaxhinj turravrap e katrash jane çatallisur “te burgosurit politike shqiptare”, “komandantet” dhe “luftaret” e UÇK…
    Rrofshi e qofshi, ju te DITA! Paste si ju Atdheu dhe populli shqiptar!…

    DRENICA E KUQE

    Reply to this comment
  10. edi June 16, 08:06

    Sa ta shohi Alban Nju Jorku kete dhe ta kthen ai pergjigjen.

    Reply to this comment
  11. BLACK SWAN June 16, 08:11

    Fletërrufe komunistësh !!

    Kur të gjithë janë fajtorë, askush nuk është fajtorë; pohimet për faj kolektiv janë rojtarët më të mirë të mundshëm kundër zbulimit të keqbërësit dhe përmasa e vetme e krimit dhe justifimi më i mirë i të mos bërit asgjë (H.A)
    Ti bëjmë të gjithë pis, janë të gjithë njësoj etj etj, propaganda e majtë e dalëboje tashmë, për mos të mbajtuar asnjëher përgjegjësi për krimet e saj.

    PS është parti antikombëtare, do shpallur e jashtëligjshme !!!!

    Reply to this comment
  12. intelektuali June 16, 08:29

    I keni rene shume verdalle, anash-anash dhe javash-javash o gazeta e nerume DITA,

    sepse:

    Pijaneci socialist Fatos Nano ka deklaruar ne nje forme me koncize per katuraret dru me pre qe protestojne si miza pa koke dhe duartrokisnin Bosin socialist dhe gruan e tij shofere qe ngiste makinen super te shtrenjte te blere po keshtu me lekat e korrupsionit dhe te ryshfetit pushtetar, ja cfare u tha Fatos Nano protestuesve qe e duartrokisnin:

    “Ju kerkoj falje qe ju lashe ne dere Edvin Kaqolin!”

    por:

    Qe nuk di te kerkoje falje qe vodhi ndihmat italiane per femijet e vobekte si edhe mjaft fonde publike ne afera mafioze si keto te Edvinit me bedelat Bashkim Ulaj&Lukuni do kohe me pare dhe pastaj ja mbathi ne Vjene per te gezuar jeten prej miliarderi me lekat e vjedhura pasi u la katunareve Edvin Drogen si:

    “Kopilin ne dere”

    prandaj:

    Ja nje shkrim qe i bie direkt ne thelb krizes qe po perjeton sot Vatani, krize e krijuar nga Mafia Enveriste me pushtet:

    Edhe ‘Der Spiegel’ kundër Ramës:

    Mafiozëve nuk do t’i jepet një dorë

    Nje permbledhje koncize nga:

    intelektuali

    Pas një sërë artikujsh në mediat ndërkombëtare, edhe gazeta prestigjoze gjermane, “Der Spiegel” raporton mbi sjelljen alarmante të qeverisë socialiste në Shqipëri, ku përmend kryeministrin Edi Rama dhe ministrin e brendshëm Sandër Lleshaj duke dhënë edhe linqet e të përditshmes “Bild”, e cila publikoi bisedat e përgjuara që tregonin lidhjen e funksionarëve të lartë socialistë me elementë mafiozë. Ja cfare shkruan gazeta prestigjoze Der Spiegel:

    “Mafia e drogës dhe Partia në pushtet e Ramës po bashkëpunojnë. Që nga viti 2017 janë në dispozicion dokumentet e plota të prokurorisë shqiptare, rezultatet e hetimit nuk janë publikuar, procedurat duket se kanë përfunduar. Pyetjes rutine qe i behet sot Brukselit se çfarë vlerësimi ka për situatën në Shqipëri, shume nga burokratet e BE-se përgjigjen ne forme lakonike se, “mafia nuk heton veten, sepse qeveria Rama është mafia dora vete”. Nëse e gjithë kjo provohet të jetë e vërtetë, BE-ja nuk mund të flasë më me qeverinë Rama, në rast se është në të vërtetë një qeveri e mafias, e paimagjinueshme për qytetarët amerikanë, evropianë dhe të Europës Lindore. Që nga marrja e pushtetit nga ana e qeverisë “Rama” në vitin 2013, sipas vlerësimeve ndërkombëtare, trafikimi i drogës, korrupsioni dhe largimi në masë janë rritur ndjeshëm. Gjykata Kushtetuese, Gjykata e Lartë në Shqipëri, është vendosur jofunksionale nga qeveria Rama për rreth një vit e gjysmë, për këtë arsye parlamenti është gjithashtu jofunksional dhe administrata e qeverisë që përfshin edhe zyrën e prokurorisë publike, është konsideruar ndërkombëtarisht e korruptuar”,

    shkruan ndër të tjera media gjermane.

    Sipas “Der Spiegel”, të vetmet institucione të mbetura demokratike janë presidenti dhe opozita e zgjedhur në mënyrë demokratike, drejtuar nga kryetari Lulzim Basha.

    “Qeveria e mafias” tani po heton atë nën supozime të dyshimta nga zyra e prokurorit dhe kryeministri Rama me sa duket po kërcënon të burgosë udhëheqësin e opozitës. Është e çuditshme që prokuroria tani mund të ndërmarrë veprime, por kur bëhet fjalë për lidhjet mafioze me qeverinë dhe partinë qeverisëse, është joaktive. Presidenti i Republikës tani ka nxjerrë një dekret sipas nenit 93 të Kushtetutës Shqiptare. Edhe ky vendim kushtetues nuk njihet nga qeveria mafioze e Ramës”. Kryetarët e bashkive të qyteteve shqiptare kanë informuar qeverinë se do t’i binden dekretit të presidentit për mos zhvillimin e zgjedhjeve me 30 Qershor. Pra, koha ka ardhur me siguri për Europën, nga njëra anë, për të marrë një qëndrim të qartë se, në këto kushte antidemokratike në Shqipëri dhe përkushtimit shumë të qartë të mafias, nuk do të hapen negociata për anëtarësim . Qytetarët evropianë nuk do ta pranojnë këtë, mafiozëve nuk do t’u jepet një dorë. Negociatat në këto kushte me Kryeministër Ramën, duhet të jenë tërësisht jashtë diskutimit”,

    shkruan gazeta gjermane duke e mbyllur shkrimin e saj per Shqiperine.

    Reply to this comment
    • durrsaku June 17, 03:46

      intelktualkar qe je .te gjitha do ti pranoja ,por te thuaje qe skaprdhi basdardi e Lul hajdut vrases jane me demokratet do te thote qe intelektualizmin tat fute ne byth,po kjo gazete qe ti e lexon me gjysem truri puerti Lul shkerdhaten per 21 janarin dhe po ta lej ty me ndershmerine tende te ma thuash debatin qe be ndernjet gazetarit dhe ketij shkerdhates.Qe Rama duht zhduket jam me nje mendje.Po droga o coglione ka hyre qene vitet 90-2000,por nuk thonte per efekt votash o debil.Te thuash per Meten qe eshte me demokrati atehere je qorr sepse epame te gjithe videon eDritan Priftit dhe na tha te gjitheve qe un Likja vjedh dhe nuk ka bir kurve qe me ben keq apo e harrove,apo harrove sa her e shpellari Sal e ka akuzuar presidentin hajdut me nofken Like floriri pr kur te intereson nuk te kujtohe disa gjera.Ku Arjana Fullani mbrojti zotin president duke thenr qe video eshte montume,dhe kur presid.skapardhi kok palari mbrojti burrin e av.Arjana.me skandalin e B.SH.(700000000 lek te vjedhura)Po te them per demokratin Lul moterqirin qe ku ka qene ka bo vetem dame ,min transp. vodhi 230000000€ dhe kur etherisnin ne prokurori nuk shkonte per aresie shedetsore sepse e kishin shkerdh…er ne bythe,min i jashtem ,tradhetoj interesat komb,duke shitur detin grekeve,dhe denoncimi i kesaj katrahure nuk erdhi nga ne por nga italianet me min e jashtem Fratini,min i brend vrau 4 vete per qejf.Vodhi ne menyre skandaloze votat per bashkine e Tiranes me Ristan pijanecin ( imagjinoje çin kishim kryetar te KQZ qe digjnin jutat evotave tek bregu Erzenit,ete Lanes)Qe Ed muti eshte aty sepse nga krahu tjeter jane plehrat etjere.Sa per dijeni shumica kan ikur nga vitet 90 -2000 ku transportonin edhe vajza per prostituzion .Pra kur ti japesh mutin jepja te gjitheve qe na kane mashtruar keto 30 vjet.Pergjigja e gazetares gjermane ishte epike ( nuk jemi ne mbledhjen ePD)se te kujtohet.Po u qeru Sala Basha Meta edhe Ramuti nuk eka te gjate.Do ishe me ibesueshem te thuash gjerat ashtu si jane per te dy krahet qe çdo gje kane bere vetem demokraci nuk dhane.Te te them 97, 98 , 2006,Te bej edhe nje pyetjeqe un pergjigjen e di.Pse Saliu,Azemi,Gramozi,Selami,etj ne mitingjet e 1991 ishin me pardesy te bardha ne mesin e prillit kur nuk bente ftofet?PD , PS femijet e PPSH,ku Sala ishte komunist idevotshem e sekretar partie per spitaket.Me shendet e me objektiv.

      Reply to this comment
  13. shqiptari June 16, 10:10

    Aq mir e ke then nuk i ve dot asgje ,kto ropqir politik majtas e djath nuk ngopen me te vjedhur familje shkerdhyert

    Reply to this comment
  14. Oficeri i Zogut, Shefqet Peci June 16, 14:03

    Pellazget me kafka superiore duhet ti shpejgojn vetes se tyre se si ka mundesi qe ZOGO-FASHISTI Enver na shpetoi nga ZOGO-FASHIZMI dhe te propozojm qe sot te behet zogo-fashistja Nexhmije PRESIDENTE.

    Reply to this comment
  15. Bureto June 16, 17:43

    Pavarësisht të gjithë kritereve, të kërkuara nga Brukseli për t’u përmbushur si kusht për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë, për 101 arsye, më shumë gjeostrategjike se rajonale, e aq më pak kombëtare, negociatat do të hapen njëkohësisht për të dyja vendet në të njëjtën kohë pavarësisht kur do të jetë ajo.Vë bast për këtë.
    Edhe pranimi në BE, kurdoqë të bëhet, gjithsesi i gjatë, gjithashtu do të ndodhë në të njëjtën kohë për gjithë Ballkanin Perëndimor. Europa ka hallet e veta, si brenda saj ashtu dhe ndaj faktorit rus në Ballkan, ndaj së bashku me ShBA po përpiqen të mbyllin shumë të çara, deri sa të puqen kushtet për atë bashkim. Megjithëatë duhet të jemi të ndërgjegjshëm që me këtë klasë politike që na ka lodhur këto 30 vjet, zor se ia arrijmë. Kam përshtypjen se Reforma në Drejtësi, u projektua dhe po zbatohet nga ShBA dhe Brukseli, pikërisht për të të na i hequr qafe këtë barrë. Dhe klasë politike të korruptuar nuk ka vetëm Shqipëria, por gjithë rajoni dhe këtë dukuri ata e dinë mirë. Ndaj mesa duket duan të ecin paralelisht: krahas harmonuzimit të brendshëm ndërmjet vendeve anëtare, të arrijnë standartet e tyre në aspektin shtetformues dhe atë të së drejtës edhe në vendet e Balkanit Perëndimor. Të tjerat janë diplomaci me stilin ‘tërhiq e mos e këput’.

    Reply to this comment
  16. kokepalari June 16, 19:21

    Po sikur ta terheqim kete kerkesen per tu futur me çdo kusht ne BE çfare behet ?
    Per ne aderimi ne BE do te thote direkt 20% ulje e standardit te jeteses.
    Koha kur vendet me pak te zhvilluara perfitonin ndihma ekonomike nga EVROPA ka kaluar.
    Po te bashkohemi e te merremi vesh me njeri-tjetrin nuk na duhet gje BE-ja.
    Edhe ambasadoret e nderuar ne Tirane do binin rehat dhe nuk do lodheshin duke bere profecira dhe negociata pa fund dhe pa rezultat mes paleve por do ishin nepunes qe nuk i njeh askush dhe dalin vetem ne raste ceremonish.Ne Shqiperi fillon dhe mbaron dita me: ky ambasador tha;;;; ky tjetri mendon qe,,,,
    Anuk ju duket o vellezerit e mi socialiste, rilindas,demokrate, balliste,etj qe keta e kane mbushur me kohe kupen dhe po derdhet!!
    Ne kanun thuhet qe miku zen qoshen po nuk prin; prin i zoti i shtepise !
    Ne ja kemi leshuar qoshen turli-lloj malukati dhe zihemi e grihemi me vellain tone !
    MENDOHUNI NJE HERE KU I DIHET.

    Reply to this comment
  17. Gege Kosova June 17, 08:36

    Cili eshte roli actual e “presidentit”Ilir Floriri?! Vertet a e ka Iliri te qart rolin e tij,E dij Iliri eshten President apo njeri nga lideret opozitar qe, nga shkurti e deri sot, mundohet me mish e shpirt te rrenoj Sqhiperine,ta pengoj integrimin e saj, perbalt vlerat kombetare e politike kshqiptare,President nga te cilet eshte zgjedhur. Ku ehste vretet Ilir Meta?! Cili eshte obligimi Kushtetues dhe shteteror I ti?! A eshte Ilir Meta ne vendin dhe funconin e obligimit ne vendin ku eshte ulur?! et te tjera e te tjera te paqarta,te dukshme si diten me diell.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim