Lajmi i fundit: Donald Lu transferohet në Panama

April 5, 2016 10:23

Lajmi i fundit: Donald Lu transferohet në Panama

 

Ambasadori i SHBA-së në Tiranë, zoti Donald Lu, do ta ndërpresë më herët mandantin e tij shqiptar. Sipas gojëve të liga, Lu transferohet urgjentisht në Panama.

Një skandal gjigand financiar që përfshin paratë e fshehura të më të fuqishmëve të globit, kërkon praninë e diplomatit të njohur me aftësi pothuajse magjike, në vendin amerikano-qëndror.

“Është i vetmi që detyroi politikanët shqiptarë që kanë vrarë dhe vjedhur, të miratojnë ligje të rrepta për të dënuar veten e tyre”, është diskutuar në një rreth të ngushtë në Departamentin e Shtetit, “bile disa prej tyre zunë të bënin garë kush e dënonte më shumë veten. Si e si t’i bënin përshtypje ambasadorit”.

Kjo përvojë shqiptare, e pajis Lunë me aftësinë e veçantë që të detyrojë politikanët, biznesmenët, yjet e sportit dhe mafiozët të tregojnë se ç’dreqin patën që fshehën paratë në Panama, mësojnë gojët e liga.

Dhe pas një autokritike të shëndoshë, fajtorët do derdhin tufat e kartmonedhave dhe florinjve e bizhuve, para këmbëve të tij me kokën ulur nga turpi. Në rast se ndokush prej tyre reziston, Lu parashikon të mbyllë kanalin e Panamasë duke mos lejuar asnjë VIP të kalojë nga ana tjetër.

“Të shof paratë njëherë, pastaj do kaloni”, është kushti që Lu mendon t’i vendosë kujtdo ankimtari.

Mësohet në funksion të misionit të ri, z.Lu i ka hyrë prej 28 orësh një kursi intensiv për mësimin e spanjishtes gegërishte të Panamasë qëndrore, që mbahet si dialekti më i bukur i rajonit.

Me urgjencë ndërkohë është nisur nga Tirana edhe një grup i lartë i ekspertëve për reformën në drejtësinë panameze, i kryesuar nga Fatmir Xhafa.

April 5, 2016 10:23
Komento

10 Komente

  1. Ari April 5, 11:24

    Gaboheni rende edhe n.q.se transferohet ne kete parajse te parajses fiskale ai me siguri do te shkoje atje te beje likujdimin e te gjitha dokumentave qe ekzistojne e kompromentojne “miqte” per aferat e medha neperjet trafiqeve te armeve ku me siguri do te marr edhe Fullhajnin si deshmimtar per pjesen shqipetare!Udhe e mbare shoku Lu e mos harro te marresh edhe Salen e Lu-ne shqipetare se edhe ate kane do pune ne kete vend pasi jane protagonistet kryesore te ketyre aferave!

    Reply to this comment
  2. tony April 5, 12:00

    Krruheni krruheni me Ameriken..!!!
    O DITA …
    po ti e di shume mire se kush e krruan me ata andej … i kthehet fati ne ters… mbaresia ne fatkeqsi , dita ( ) ne natë !!
    Kshu qe ,kur beni shaka te tilla te 1 Prillit , beni mire te vini edhe ndonje smile nga mbrapa. Se pastaj … gojet e keqia mendojne de keni patur seriozisht me kete lajm shakator… hahahah…..
    Mos e vrisni ju mendjen shume se çfare ben Lu … sepse nuk e ka fajin Lu , qe kemi keta politikan që kemi….
    Apo si gjithmone ,,,, na e kane fajin te tjeret..!!
    Kupton DITA e dashur..???
    Me rrespekt.!

    Reply to this comment
    • Nazim April 5, 13:44

      Wow, ore tony, na trembe more burre me keto anatema qe leshon qe amerika do te na beje te zezen neve dhe DITE-s! Po akoma nuk e kupton o tony se amerika na e ka bere nenen ne qe kur solli Rajersonin ne Shkiperi?!

      Atje ne amerike shahet e ulet e ngrihet presidenti o toni, ne ketu nuk tallemi dot me Lu-ne qe vete i merr doren salehit megjithese salehi nuk eshte as zyrtarisht drejtues i partise por Lu-ja e di de facto.qe ai eshte krietari i partise. Lu-ja e ka bere veten vete legen or ti tony qe kur flet per dekriminalizimin dhe rri me kriminela qe kane vrare e kane vjedhur popullin shipetar, e ti na tremb qe mos tallemi me Lu-ne. Uau, kujdes o tony se i mbushem ne breket….. nga frika jote jo nga lu-se, e as nga amerika, as cdo na beje me shume ameriqija ne sa na ka bere? Me salehin na i ka vjedhur te gjitha dhe ka vrare deri tashti me doren e salehit nja 5000-10000 shqipetare, me hakmarrje e me gjakmarrje.

      hajt tung kalec amerike!

      Reply to this comment
    • Lomi April 5, 15:20

      Leri plako se keta kane thjesht hall t’i shpetoje izeti nga sikletet me drejtesine…

      Reply to this comment
  3. Genti April 5, 12:27

    A re Ari vetem nje K te mungon para emrit nuk e kupton fare ironine dhe talljen e shkrimit

    Reply to this comment
  4. Gani Usa April 5, 14:04

    Frika e mediave dhe komentuesve per tu mare me nje ambasador eshte pothuajse e ngjashme me friken ndaj diktatures.
    O te mjere
    Ne Shba gazetaret kritikojne Obamen dhe e bejne cope, ne Albani zezen kane frike te meren me nje diplomat t dores s trete te emeruar nga Podesta.
    Bravo Ditaqe e theve edhe kete tabu

    Reply to this comment
    • franku April 5, 17:58

      zoti Gani

      edhe une jam amerikan me origjine shqiptare..por dhe ketu ne Amerike nqs kritikon politiken e jashtme amerikane per shqiperine ose saliserbin…te thone se je komunist dhe ca ” ista ” te tjere…ka nje ambjent mbytes per te thene te verteten

      problem eshte se keto shqiptaret e amerikes para 1990 jane antishqiptare sa pa frike mund te them se as serbet dhe greket ketu nuk sillen kaq armiqsisht nqs ben te tilla kritika.

      e njejta gje ndodh dhe ne shqiperi…te pakten 3 ambasdore:
      will rajeson…aleks arvizu dhe ky I fundit Donald lu kane ndjekur nje linje jo vetem antishqiptare por dhe deri diku antiamerikane.

      Dioguardi ne nje fjalim te tij shume I pakenaqur nga disa nuance antishqiptare (ne disa raste proserbe dhe pro greke) ne individe qe merren me shqiperine tha

      ne 11 shtator 2001 gjithe shipria u vesh ne zi..kurse greket me serbet e festuan..

      jam I mendimit qe nese do kishte nje shoqeri civile te forte duhej kerkuar largimi I Donald luse se ka dale nga kostumi dipllomatik…..gery kokalari ja ka bere skanerin si berishist te wisnerit…kaq mjafton te kerkohet largimi I tij

      Reply to this comment
  5. Kapter baba nga burgu i Lezhes qe u ... April 6, 05:54

    Kinezi Lu ne Shqiperi nuk la asnje gjurme si diplomat qe perfaqeson Presidentin e shtetit me te fuqishem ne planet Amerikes, pervec takimeve e bisedimeve me kriminelin dhe antishqiptarin me te madh Sali Bajge Berisha duke i trokitur ky ne zyre. Me idjotesite e ketyre takimeve ishte qe Lu i trakiste ne zyre e i kerkonte mendim Kriminelit Sali, per reformen ne Padrejtesi dhe per Kriminalizim. Mos e besoni po te doni edhe ne Panama kete gje do te bej, nuk di me shume se sa mesoje komunitetin se si ndertohet halete, pune e qe ka bere ne Siera Leone ne Afrike.

    Reply to this comment
  6. shabani April 26, 12:45

    Ka ardhur fundi nuk shpeton njeri lerini ironite me anerikanet beni gati burgjet

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*