FOTOT – Tronditet kryeqyteti, dy të vrarë, një i plagosur. Emrat e viktimave dhe rrethanat e krimit

October 1, 2015 19:09

FOTOT – Tronditet kryeqyteti, dy të vrarë, një i plagosur. Emrat e viktimave dhe rrethanat e krimit

E PËRDITËSUAR – Atentati në mes të Tiranës i merr jetën dy të rinjve, një djalë dhe një vajzë, plagoset rëndë drejtuesi i mjetit ku udhëtonin dhe ka shpëtuar për mrekulli një tjetër vajzë pasagjere.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 20:00 të mbrëmjes së sotme, në afërsi të lulishtes “1 Maji”, rrugica lidhëse e rrugës kryesore përballë “ish-Ekspozitës”, me atë të “Komunës së Parisit”, shumë pranë tregut të fruta-perimeve.

Një person i veshur me kostum sportiv dhe kapuç në kokë dyshohet se ka qëlluar me breshëri automatiku në pritë teksa kalonte vetura.

Plumbat sipas ekspertëve kanë goditur krahun e pasagjeres Aurora Oskian që mbeti e vdekur dhe më tej kanë lënë të vdekur edhe pasagjerin tjetër Kevin Rugova që ndodhej pas në mjetin “BMW”, seria e pestë.

foto 2Gjithashtu u plagos rëndë Elvis Gaçaj, drejtues i mjetit në ato momente, një person me shumë precedentë penalë të mëparshëm dhe i dënuar, teksa shpëtoi vajza tjetër pasagjere, pronare e makinës, E.Gj.

Pista kryesore e policisë është ajo e hakmarrjes për konfliktet e kaluara të Gaçajt, pasi i është bërë atentat me tritol në 2011, por hetohet edhe për një xhelozi të mundshme të autorit, pasi plumbat janë përqendruar tek vajza në vendin e parë.

Dyshohet se ekzekutori është ndihmuar nga persona të tjerë, por ende nuk ka persona të identifikuar dhe arrestuar.

foto 3

Sipas dëshmive të para të qytetarëve të ndryshëm, por edhe vajzës që doli me vrap nga mjeti pas breshërisë dhe shpëtoi, në rrugicën pa ndriçim teksa kanë qenë duke kaluar për të dalë në rrugën kryesore përballë ish-Ekspozitës, një person ka dalë përpara.

Fakti se rrugica është e ngushtë dhe shpejtësia ulet ndjeshëm ka ndihmuar autorin që është kamufluar me kapuç sportiv për të mos u njohur.

Ai duket se ka qenë në ndjekje të personave dhe ka ditur itinerarin e udhëtimit të tyre.

Sic duket nga fotot e realizuara nga fotografi i DITA-s, Klevis Janko, vajza qe ka mbetur viktime ndodhet ne anen e pasagjerit ne vendin e pare, ndersa viktima e dyte ndodhet ne pjesen e pasme te makines.

foto 6

Sapo vetura luksoze “BMW” me targa AA675JS, është futur në rrugicën e errët, pa kaluar tregun, është qëlluar në lëvizje. Kanë qenë të paktën 7 plumba të zbrazur me breshëri në drejtim të xhamit ku ndodhej pasagjerja Aurora Oskia, 30 vjeçe, nga Tirana, e cila mbeti e vdekur në vend.

Por plumbat nuk kursyen as dy nga katër personat e tjerë që udhëtonin në makinë. Një nga predhat ka shkaktuar vdekjen edhe të pasagjerit që ndodhej pas, Kevin Rugova, 22 vjeç, banues në Tiranë.

Kurse i plagosur mbeti drejtuesi i makinës Elvis Gaçaj, 40 vjeç, me origjinë nga Kuçova, por banues prej shumë vitesh në kryeqytet.

Edhe ky i fundit ka pasur plagë të rëndë në trup dhe sipas mjekëve ka qenë në rrezik jete deri në orët e vona të natës.

Policia tha se shënjestra e atentatit mendohet se është Gaçaj për shkak se ka qenë i dënuar jashtë vendit për trafiqe, në Shqipëri për një plagosje në 2008, i dyshuar për vrasje gjithashtu dhe për pengmarrje.

Ndërsa në 2011 i është bërë atentat me tritol makinës së tij të parkuar. Por plumbat e drejtuar për nga xhami i pasagjeres kanë vënë në dyshim ekspertët, duke menduar se atentati mund të ketë edhe motive hakmarrjeje për xhelozi.

 foto 7

Dyshohet se edhe i plagosuri mund të jetë përgjigjur me tre të shtëna të një pistolete që mbante. Policia ende nuk e ka konfirmuar këtë fakt, pasi ndodhet në verifikim të gëzhojave, armëve të përdorura dhe rrethanave.

I plagosuri Elvis Gaçaj është transportuar me urgjencë në Spitalin e Traumës, ku është futur menjëherë në sallën e operacionit.

Pritet përmirësimi i gjendjes së tij për të siguruar dëshmi për autorët dhe shkaqet. Gjithashtu një orë pas ngjarjes është zbuluar se në makinë ka qenë edhe vajza me inicialet E.Gj., që është pronarja e makinës së sulmuar.

Rezultoi se ajo ka qenë pasagjere në sedilen e pasme në ato momente pasi makinën e drejtonte Gaçaj. Ndërsa i ka shpëtuar plumbave.

Policia po verifikon edhe lidhjet e të rinjve me njëri-tjetrin, pasi asnjë prej tyre nuk ishte i martuar.

E mbijetuara në dëshminë paraprake ka dhënë pak informacion e tronditur nga ajo që ka ndodhur. Mësohet se ka dëshmuar që nuk e ka parë autorin në fytyrë.

 foto 8

Ekzekutori që ka qenë me kapuç në kokë për të mos u identifikuar, ka përdorur një armë automatike “Kallashnikov” për atentatin.

Ai ka ditur mirë lëvizjet, i ndihmuar edhe nga persona të tjerë që e kanë informuar. Ka zënë pritën në rrugicën e errët dhe ka qëlluar sapo mjeti është afruar.

Më tej, pasi është siguruar për rezultatin, është larguar me vrap në drejtim të urës së vogël të Lanës që të nxjerr tek “ish-Ekspozita”. foto 4

Dëshmitarët thanë se arma ka qenë e fshehur me një rrobë, ndoshta batanije, për të mos rënë në sy.

Policia tha se dyshohet që ai është ndihmuar nga persona të tjerë, si me informacion, ashtu edhe për arratisjen nga vendngjarja.

Grupi hetimor shpreson që të gjejë pamje nga kamerat e sigurisë në rrugë dhe të bizneseve për ta identifikuar.

foto 5

I plagosuri i mbrëmjes së sotme dyshohet se ka qenë edhe shënjestra e atentatit për shkak të precedentëve të shumtë.

Elvis Gaçaj është një emër jo pak i njohur për policinë shqiptare dhe jo vetëm, pasi ka qenë i proceduar edhe jashtë vendit për trafiqe.

Të paktën ky është backgroundi policor për 40-vjeçarin. Në vitin 2011 atij i është bërë edhe një atentat me tritol në afërsi të rrugës “Dora D’Istria” e cila ndodhet pranë Liqenit Artificial, ku një sasi eksplozivi ka shpërthyer në automjetin tip “Benz” në pronësi të tij, i cili ndodhej i parkuar në garazhin e pallatit.

Në mjet në ato momente nuk kishte njeri dhe dëmet ishin materiale. Pista sipas policisë ishte hakmarrja ndaj Gaçajt për konfliktet e të kaluarës.

Por Elvis Gaçaj është arrestuar në vjeshtën e vitit 2008 si i dyshuari kryesor për plagosjen për motive të dobëta të Sefer M., ngjarje kjo e ndodhur me datë 26 korrik 2008.

Gjithashtu mësohet se Gaçaj është gjykuar edhe për akuzën e pengmarrjes, por ka dalë i pafajshëm dhe ka qenë i dyshuar për një vrasje të kryer.

Policia e Tiranës konfirmoi të kaluarën me precedentë të shumtë të 40-vjeçarit, por tha se po heton në disa pista për motivet e atentatit të mbrëmshëm, nga hakmarrja për trafiqet apo plagosjen, deri tek ajo e xhelozisë për shkak të vajzave që ndodheshin në makinë./DITA

Dy viktimat, Aurora Oskian dhe Kevin Rugova

Dy viktimat, Aurora Oskian dhe Kevin Rugova

 

 

 

October 1, 2015 19:09
Komento

8 Komente

  1. DR October 1, 19:17

    nje verejtje shoqerore per moderatoret ( botuesit)

    ju lutem mos jepni keto lajme te pa plota.

    ose jepini me emra dhe burimin e informacjonit.ose njoftoni lexuesit se ky lajm do kete vijim me kompletime te sakta..

    ndjehemi jo te kenaqur me keto lajme “me drita ndezura” sepse fusni njerzit ne siklet derisa te mesojne te verteten se cdo kush mendon per njerzit e vet ne Tirane dhe nuk jane pak..por rreth 1 miljon shqiptare qe rrine ne ankth…mos eshte ndonje njeri i tyre

    faleminederit !

    Reply to this comment
  2. Bill Right October 1, 20:18

    Tani, lulishtja nje maji dhe ish ekspozita jane pak larg….apo nejse, gazetari sapo ka ardhur ne tirane…

    Reply to this comment
    • X October 1, 21:16

      Paske ardhur vete me vone or taj; e ngaterron me bar restorant “lulishte 1 maji” te ura e rruges se elbasanit. Kjo eshte e keqja me katunaret – vijne ne tirane ne 2007 dhe i duket sikur i ka lind gjyshi ketu…

      Reply to this comment
  3. tani October 1, 20:44

    Banoret e vjeter te Tiranes e kuptojne qe behet fjale per pallatet 1 Maji…pallatet perballe ekspozites ne anen tjeter te Lanes…

    Reply to this comment
  4. Ajaxs October 1, 21:42

    SHqipetare mos kini frike nga armiqte e huaje; Frike duhet te keni vetem nga SHqiptaret. Ne SHqiptaret e kemi ne gjake qe te vrasim njeri tjeterin ne prite, ne befasi; per hiç gje.

    Reply to this comment
  5. Laveri October 1, 22:03

    Komandant na mori malli ???

    Reply to this comment
  6. aqo October 2, 04:21

    A te lumte o Laver !

    Reply to this comment
  7. politkane kurva October 2, 05:36

    Akoma vrasim duke bo prita edhe themi duam te futemi ne evrop.po ca evprove k… ne jemi mesjet

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*