Lali Eri apo Zotëria Metronom?

September 7, 2017 19:44

Lali Eri apo Zotëria Metronom?

Një një opinion botuar në DITA mbi mediokritetin si fenomen social dhe përhapjen e tij, autori Minella Aleksi shkruan edhe mbi zhvillimin e Tiranës.

“Mendoj se opinione në nivel mediokriteti u manifestuan nga disa intelektualë të Tiranës si dhe një poete shqiptaro-hollandeze me rastin e përfundimit të sheshit të ri në kryeqytet. Mu duk e pa vend keqardhja e madhe e tyre ngaqë sheshi i ri  nuk u kujtonte atë mediokritet estetik të sheshit ku ecnin si lumë njerëzish në vitet e rinisë. Duke mos qënë në lartësinë e ideve të kohës për estetikën e hapësirës urbane dhe të gjelbërimit  këmbëngulnin në mënyrë  obsesive në kërkim të konensusit edhe në këtë rast” – shkruan Aleksi.

Autori e quan “dëshmi mediokriteti” edhe tendencën për ta thirrur Lali Eri kreun e suksesshëm të Bashkisë së Tiranës duke e konsideruar këtë si “nofkë orientale”

“Në Tiranë akoma edhe sot gjen nostalgjikë të asaj jete kulturore thellësisht mediokre të para viteve 40-të. Dëshmi e këtij mediokriteti qytetar është kënaqsia për të përdorur nofkën orientale “lalë-lali” si në rastin ”lali Eri” për kryetarin e bashkisë. Sa herë i dëgjoj më sjellin para syve burrat e ulur këmbëkryq me brekushe në fotot e pazarit të vjetër të Tiranës.

Tani që Tirana ka vënë fluksin gjenerues në funksion të zgjidhjes së problemeve të mëdha administrative, – e theksoj të zgjidhjes së problemeve të krijuara prej shumë kohësh, – tani ka filluar të manifestojë zhvillim të energjive drejt kreativitetit.

Mendoj se z. Veliaj karakterizohet nga një vazhdimësi strikte e ritmit të punëve të përditëshme në Bashkinë e Tiranës. Kjo cilësi e personalitetit të tij i shkon jashtëzakonisht shumë ritmit për të cilinTirana moderne ka sot nevojë prandaj në të kundërt të nofkës “Lali Eri” (dembelhan anadollak) do preferoja që ta quaja “Zotëria Metronom” (instrument që prodhon lëvizje strikte ritmike) – shkruan ky autor në Dita.

Shkrimi i plotë mund të lexohet duke klikuar KËTU

September 7, 2017 19:44
Komento

8 Komente

  1. Jimi September 7, 20:00

    Plotesisht dakord! Kontradikte estetike midis nofkes anadollake dhe veprimit energjik europian te kryetarit te bashkise. Nuk besoj se e ben me shum popullor nofka se sa veprimi i tij energjik.Me shum koment eshte i tepert.

    Reply to this comment
    • dr.Euro Maloku September 8, 10:07

      Po pse lali Eri nuk del personazh pozitiv qe ne fillim, po u dashka mbushur gazeta kot se koti.
      Pastaj une kam mendimin se lali Eri i kupton lajkat kur jane kaq te trasha..Me i holle duhesh te behesh ore Minella…me i holle…!

      Reply to this comment
  2. Lili September 7, 22:03

    Bythlepirja tek shqipet nuk ka kufi

    Reply to this comment
  3. Agroni September 8, 00:36

    Ne vecanti si muzikant me intrigoi pjesa e Veliajt si zoteria Metronom. Metronomi eshte instrument qe mban nje ritem te caktuar, ritmi mund te jete lentisimo, shume i ngadalte dhe prestisimo, shume i shpejte. Kur Basha ishte ne Bashki dhe kur shkonte ne pune karakterizohej nga ritem note me tempo 40-lentisimo ndersa Veliaj punon me ritem note me tempo 220 prestisimo. Prandaj me duket shume i gjetur percaktimi Zoteria Metronom prestisimo per Zotin Veliaj. shkrim qe ia vlen te lexohet me vemendje qofte edhe per kete detaj qe ka lidhje me Z. Veliaj.

    Reply to this comment
  4. Te ka Lala xhan te do Lala fort September 8, 03:06

    Po ky koqja c’pati, apo ka mbeter pa lek dhe bej nje shkrim me permbajtje si leter bakalli dhe shtyn disa vafte buke.
    Lali Eri, thiret per afrimitet dhe qe eshte bere njesh me qytetaret e Tirones e hallet e tyre dhe nuk ka te beje me nofken e orientit ore kar-agjoz dhe Lali Eri po ti thirrje sipas preferences tende “ZOTERI” ore bythelepires, do t’a distancoje shume nga qytetaret per te cilet ai eshte perkushtuar, apo jo more koqe kandari prish.

    Reply to this comment
    • anticensurë25642654 September 8, 11:27

      “do t’a distancoje shume nga qytetaret per te cilet ai eshte perkushtuar,”
      kjo më pëlqen shumë!!sidomos “përkushtimi”!
      pavarsisht se nuk ka mustaqe dhe nuk duket besimtar fanatik si ish kryebashkiaku i stambollit,prap më ngajn me të!!dhe ai ishte i lidhur me qytetarët e stambollit dhe i përkushtuar për qytetin dhe qytetarët!!sidomos ata më të vuajturit!!
      më pas ju përkushtua shtetit dhe ju ka vënë shkelmin në fyt atyre të cilëve ishte i përkushtuar!!i nxjerr nag shtëpitë e kështu me rradhë!
      a thu të përkushtohet në të njëjtën mënyrë dhe eri ynë??a ka mundësi të bëhet dhe ai një babë erdogan!?ose të paktën një nga vezirët e tij në periferi??
      mos vallë po ngrihet “kulti i lali erit”!!
      apo thjeshtë të hamë këtë që hamë se nesër është ditë tjetër??
      “përkushtuar”!?!?
      e humor i fortë ky!!

      Reply to this comment
  5. Andon September 8, 13:31

    Si verejtje qendron por epiteti i dyte Metronom nuk i shkon realitetit

    Pa mohuar aspak gjithe punen e madhe qe po kryhet ne Tirane dy nga problemet me madhore qe mbeten ne kryeqytet jane trafiku i makinave dhe uji ne rubinet 24 ore

    Per sa i perket ujit zgjidhja qe jep kryetari i bashkise per ta mbyllur kete problem (me ne fund) perfundimisht brenda 5 vitesh eshte perfekte per kushtet ku jemi dhe per kete vete kryetari meriton nje super lavderim

    Por per sa i perket trafikut qendrimi i kryetarit te bashkise se Tiranes eshte thjesht shastises: u hodhen mbi 13 milion euro ne sheshin ne qender te Tiranes dhe asnje nenkalim aty.
    Pretendimet e tij ne media se simulimi i nenkalimit me software nuk premtonte zgjidhje apo se aty gjendekan depozitat e ujit jane thjesht banale. Mosndertimi i nenkalimit aty duhet konsideruar si shperdorim fondesh, sepse koston e kesaj mangesie absurde nenkalimi qytetaret e paguajne cdo dite me kohen e humbur, rritjen e ndotjes, superstres dhe shpenzime plus per karburant

    E habitshme se si Tirana ka mbetur edhe sot pas afro 30 vitesh me nivelin e rrugeve te vitit 1990, kohe ne te cilen askush nuk kishte makine personale dhe me e bukura eshte se per kete problem qe po e bllokon kryeqytetin gjithmone e me teper, Erioni po fle duke gerhitur identik si luli,

    Edhe dy mbikalimet e ngritur (para ardhjes se Erionit) ne kthese Kamez dhe tek pallati me shigjeta u deshen vite te tera bllokim i vertete qarkullimi qe te merrej me ne fund vendim per ti ndertuar dhe kjo vonese eshte thjesht e turpshme per zyrtaret perkates por edhe per shoqerine tone !
    Erioni me me fund po flet per ndertim mbikalimi te sheshi Shqiponja dhe thote se ne varesi si do sillet trafiku pas ngritjes se mbikalimit aty do shohin cmund te vendosin per mbikalim ose jo tek Zogui Zi ! As kaq gje nuk kuptohet? Kaq pa vizion qenkan????

    Prandaj per kete aresye kaq madhore sic eshte bllokimi i qarkullimit, Erionit nuk i pershtatet fare epiteti metronom, eshte thjesht naivitet i cdokujt qe boton artikuj mbi keto tema te anashkaloje problemin e madh te trafikut ne Tirane, qe me impenjimin e duhur edhe te qeverise duhet te marre zgjidhje sepse te gjitha mundesite jane

    Reply to this comment
  6. JKB September 8, 16:27

    Zoti Minella Aleksi,
    Kohet e fundit ne Tirane jane bere shume gjera te mira, por per to eshte bere shume propagande, por shume! Ne kete kuader u be edhe shume propagande per sheshin ne qender te Tiranes (“Skenderbej”) dhe unazen e vogel. Juve qe e mbroni Zotin Veliaj (jo se nuk ka bere pune te mira), mund te me thoni:
    1. Ku fillon dhe ku mbaron unaza e vogel e Tiranes?
    2. U be shume mire qe sheshi u shtrua me gure nga e gjithe Shqiperia, por a ju duket estetike ajo ngritje e pakuptimte, veç te tjerash edhe jo simetrike?
    3. Dikur sheshi prapa heroit kombetar u thellua ne menyre qe godinat e ministrive te dukeshin madheshtore, tani u be e kunderta. Po te jesh te Pallati i Kultures, Banka Kombetare te duket si e futur ne grope e anasjelltas. Normale te duket kjo gje?
    4. A shpreh zgjidhje urbane futja me makine dhe dajla nga parkingu nen shesh?
    Duhet te dish qe cdo gje qe behet nga kryebashkiaku ka nje paramendim per veprime te mevonshme! P.sh. u be gjithe ajo propagande (e vazhdon te behet) per te ndertuar sa me shume parqe lodrash per femije. Kush ishte qellimi? Te prishet parku “7 xhuçat”, per te ndertuar nje banese 35 kateshe! etj, etj.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*